Arben Duka
Gramoz Ruçi flet shumë rrallë,
se e mendon veten plot,
po edhe kaq rrallë sa flet,
ja këput kot e më kot!
Që Blushi është publicist,
nga Gramozi s’është zbulim,
po Blushi është deputet,
dhe s’paguhet për aktrim!
Nga shumica në Kuvend,
Blushi është më politik,
dhe s’u bë Kryetar Grupi,
vetëm për publicistikë!
Ka një performancë të lartë,
që në ditën që është dukur,
dhe s’është bërë dy herë ministër,
për faktin se shkruan bukur!
Që të replikojë me Blushin,
Ruçi s’ka aspak takat,
po dhe me një publicist,
mund të bësh goxha debat!
Rama në nisjen e tij,
një unik gjithmonë do ngelet,
se veç me publicistikë,
tundi Salën nga themelet!
Qe Asi tek “Koha Jonë”,
edhe thosh veç të vërtetën,
dhe vetëm nga fjalë e hidhur,
për pak sa s’i morën jetën!
Ruçi minimizon dëmet,
e kuptoni edhe ju,
po kjo nuk i zgjidh problemet,
se ato mbeten këtu!
Unë s’jam në mendjen e Blushit,
as në çaste idilike,
për ta ditur-pse tani,
i bëri çështjet publike!
Ca që kishim kundërshtarë,
duket Blushin e bënë “pluhur”,
kur i thanë se për kritikat,
s’ka gjetur kohën e duhur!
Jam kundër këtij koncepti,
që shfaqet në njëshkollonë,
sepse koha për kritika,
është gjithmonë edhe gjithmonë!
I thotë Blushi a një tjetër,
kjo nuk ka hiç rëndësi,
problemet nga kohë e vjetër,
erdhën edhe janë aty!
Ruçi duhet të përfshihet,
në debat në këtë vend,
se për këtë e paguajmë,
dhe jo për të shitu mënd!
Dhe pa xhaketë politike,
publicisti po të jetë,
nëse di të shkruaj mirë,
vlen sa dyzet deputetë!
Kur shkruan një të vërtetë,
dhe gënjeshtrën shkul nga rrënja,
vlen sa dyzet deputetë,
duke qenë dhe Ruçi brenda!
Nuk them se Ramës karriera,
i ka ardhur kot së koti,
po them se si publicist,
ka qenë shumë më i zoti.

Bravo!
Mire Arben. I kap bukur situatat dhe nuk mungon tua perplasesh fytyres edhe atyre te njejtit krah. Edhe une dikur kam pasur respekt per kete Ruçin. Me eshte dukur trim dhe i zgjuar. Por kam vite qe jam zhgenjyer. Prisnja shume me teper nga ai. Edhe kur ishte Berisha ne pushtet, nuk ndihej, por rrinte si mut. E per çfare duhet ky atehere?!
Ruqi trim ????
ahahhahahahhahahaahhahahhahahahah
po kur ishte trim Ruqi ,kur vriste rinine ne kufi dhe kufomat i shetiste ne zisat e Stalinit neper qytet me urdhrin e Alise ??
kur ishte trim ,kur therriste nenat “hajde se te ka ardh djali” dhe ju nxirrnin para kufomat e perdhosura nga terheqja zvarre rrugeve qe ju benin ?
kur ishte trim Ruqi ,kur ne 97 iku veshur me fustan ne Greqi ?
kur ishte trim ,kur i biri i mbushr me kokaine deri ne fijet e flokut ,shtyp njerez te pafajshem rrugeve dhe Ruqi i blen makine te re ??
kur ishte trim Ruqi ,kur firmosi kerkese porosine qeverise italiane per kthimin
ME CDO MJET DHE CDO RRETHANE te kthimit te emigranteve fatkeq ?
qe me pas solli tragjedine e Katerit te Rades ???
kur keni qene ndonjeher trima ju qelbesira te bashkuara ,qe per pushtet
shkelni dhe vrisni nje popull te gjithe ???
pse tani trim te duket Ruqi qe i kundervihet BLUSHIT ???
JO MOR JO ,e ka vetem nga etja per pushtet !!!
i jane lepire cdo sistemi dhe cdo kryetari ,keto kufoma te pakallura
po para Berishes per cfare do fliste Ruqi ,per te gjitha keto qe te shkruajta me siper ,apo per vizen qe i eshte mohuar per hyrje ne Amerike ???
apo per kabllogramet qe e cilesojne
si kryekriminel dhe trafikant te lendeve narkotike ????????
Katarati ,ai nuk rri si mut ,ai eshte nje Jashqitje e ketij populli !
Nuk di gje stanari
c eshte lagje qyteti
si nuk di shpellari
c eshte bota kurbeti
Nuk di gje stanari
kur shkruan poeti
si nuk di shpellari
kur vuan mileti.
E qepur dhe e kopsitur,
E bërë si s’ka më mirë,
Si letër e porositur,
Me vargje shum’ të arrirë!
Me fakte u flet poeti,
Me shpirt e zemër në dorë
T’a kuptojë i tërë mileti
U flet “Lisi me Kurorë”!
I vini gishtin kokës,
O politikanët tanë(!),
Se u bëtë gazi i botës,
E shkatërruat vatanë…
dr, Bardhyli, poet, ju do vini me mua, shtepia eshte dy ore larg, ju jeni i lodhur…….
poeti; une erdha per nje leter.
servilizmi politik po na shkateron keto 25 vjet, dhe pas fasades kemi rrenoja ne ekonomi,
dhe kjo ndikon ne jeten e sherbimet ndaj qytetareve qe jo vetem votojne por edhe paguajne taksa qe ato tu kthehen ne te mira materiale.
Blushi i mencur, intelektual e qytetar me pelqen se flet qarte dhe pa i xhindosur, kurse kundershtaret per hir te mbrojtjes te kritikut ndaj shefit, e ngrejne zerin lart e me shume.
si ish deputet i sarandes gramozi pse nuk flet se ,pse nuk ka uje saranda?
pse nuk zbatohet projekti i furnizimit te syri i kalter,e qe sikur duan fqinjet ta marrin te tjeret ujin
e paster e me pak shpenzime.
i tregova, pasi ne nje kafene flisnin dy te kollarisur me ze te larte e nuk shikoja barcelonen,
se projekti i ujit do meret nga nje vendburim qe nuk ka kapacitet ,prurje te madhe por edhe furnizim sezonal e jo gjithvjetor dhe me kosto me te larte se projekti syri i kalter,dhe permenden qe do ta zbatoje nje deputet i ri i sarandes,qe kishte sekretar per punesimin
ate qe donte te shfrytezonte nene e kater jetimeve.
mbase e sqarojne kete ish dhe tani deputetet e sarandes turistike, pa uje, me ndertime qe
sollen betonizimin e qe me vjen keq kur e shikoj.
Poet ky miku jot Beni sikur është deputet i grupit parlamentar i ps dhe antar këshillit drejtues ne PS
apo jo.Kur duke qenë i tillë pse si ka ngritur me parë edhe pse mund të jenë te drejta mendimet e tij në Ps,grupin parlamentar ,parlament në kohën e duhur po gjithmonë kur ndodh e ka diçka na del si fandi spathi.Ky nuk është burerillek po thjesht cmirën që shfaqet sa herë dalin probleme dhe ky karierist mundohet ti shfrytëzojë.Duke parë disa te drejta dhe ju poet rate në kurthin e tij tinzar.Kur në këtë kohë te majtët duhet të bashkohen para lubise Berishiste del kolona e pestë me Benin tënd me krye e ju i thurin lavde .
ka shkruar shume bukur .bravo
Ivanit te madh nuk e di se kush i ka thene qe Blushi keto ceshtje nuk i ka ngritur ne mbledhjet e grupit te PSkur Blushi deklaron ne shkrimin e tij se ka debatuar me Ramen dhe kete e verteton edhe Rama kur thote qe kemi pasur shume debate por kjo me Blushin qe ishte i vetmi qe e kish kundershtuar nuk i kujtohej
Zoti Duka , Rucin e kemi me te devotshmin ne ceshtjen e komunizmes . E ke vene re se si e rrudh ballin ? se si i zhubros vetullat ? E pra ta dish qe po te te duhet ndonje kopjo origjinale e 10 cilesive te komunistit mund t’ia kerkosh Rucit . Vetem qe ka bere disa ndryshime ne kohen e demokracise psh te ajo pika qe : komunisti eshte i pari ne pune dhe i fundit ne pretendime ai e ka kthyer me koke poshte !