A e dinë këta pushtetarë vendorë?

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Nga e thëna në të bërë, kalon përmes një lumë i tërë. Përshëndetje stafi drejtues i gazetës DITA! I respektuari z.Thano! Ne shqiptarët, mesa kuptoj unë, kemi një virus që nuk po gjendet një ilaç për ta luftuar këtë sëmundje (virus). Kjo sëmundje është fjala e dhënë dhe puna e pabërë?

Për të luftuar këtë sëmundje kaq të vjetër tek ne nevojitet një dozë e rëndë ilaçi për ta luftuar këtë virus të çuditshëm në vendin tonë. Dita! Unë që po ju shkruaj, nuk jam shumë i vogël në moshë, por i kam kaluar të 50-at, pra gjysmë shekulli e kaluar më tej. Nuk po e kuptoj se çfarë po bëhet këtu tek ne sepse “gjuha shkon gjithmonë aty ku dhemb dhëmballa”. Si ka mundësi Dita? Për rrugën e filluar që në kohën e Enverit, e vazhduar me Ramizin më tej me Fatosin disa herë radhazi, pastaj vazhduam me Saliun, më në fund po vazhdojmë me Edin, por edhe ky i pamundur për ta përfunduar këtë rrugë.

Dita! Nuk rri dot pa ua treguar, ua bëra surprizë. Kjo është rruga e Kostenjës, në ish-komunën Lunik të Librazhdit. Sa çudi, në këtë fshat kanë kaluar mjaft deputetë, kryetarë komunash, kanë premtuar disa herë, do ta bëjmë, do ta bëjmë, më në fund nuk arritën për ta përfunduar këtë rrugë! Me thënë turp, nuk do të mjaftonte me kaq. Kanë marrë votat dhe mirupafshim, pas 4 vjetësh. A e dinë këta pushtetarë që kanë hyrë në gjynah me këtë popull deri në fyt, saqë nuk i lajnë sa të jenë gjallë në këtë dynja?

Dita! A e dinë këta pushtetarë që jetojmë në shekullin 21 e akoma në Kostenjë i sëmuri transportohet me barelë, kur është në gjendje kome? A e dinë këta pushtetarë vendorë që fëmijët në shkolla pinë ujë në përrua, akoma më tej nuk ka as banjo për nevojat personale për nxënësit? Turp dhe vetëm turp! Zoti e bëftë mirë! Me respekt, Ali Gjoni, Tiranë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *