A e dini cila pjesë e trupit plaket më shpejt?

anazapta

A e dini se cila pjesë e trupit plaket me ritmet më të shpejta? Gjoksi i femrave… dhe kjo është një përgjigje shkencore. Studiuesit kanë zbuluar se indi që përbën gjoksin ka tendencën për t’u plakur më shpejt se pjesa tjetër e trupit.

Ekspertët e Universitetit të Kalifornisë, pasi kryen një sërë testesh, arritën në përfundimin se indi i shëndetshëm i gjoksit është afërsisht tre vjet më i moshuar se pjesa tjetër e trupit.

Ndërsa në rastet e femrave të prekura nga kanceri i gjirit, indi i shëndetshëm rreth tumorit është mesatarisht 12 vjet më i vjetër.

Rezultatet e studimit shpjegojnë në një farë mënyre edhe pse kanceri i gjirit prek në masë femrat dhe shumë pak meshkujt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *