A e dini përse ju hapet goja në mënyrë të pavullnetshme?

Leda Hysa

 

Hapja e gojës shpesh është cilësuar si një fenomen ngjitës, pasi duket se automatikisht pasi shikoni një person që I hapet goja mund tju ndodhë dhe juve.

Ekzistojnë arsye të ndryshme të cilat janë të lidhura me këtë fenomen. Të shumta janë ata që mendojnë se hapja e gojës lidhet vetëm me mungesën e gjumit e lodhjen, por kur të mësoni qëllimin e vërtetë të këtij mekanizmi gati mbrojtës të trupit, do të habiteni.

Sipas ekspertëve hapja e gojës është një mekanizëm i cili ka si qëllim rritjen e oksigjenit në gjak dhe mund të ndodhë kur truri juaj është i mbingarkuar. Pra kur t’ju hapet goja, çohuni nga vendi ku jeni ulur e dilni të merrni pak ajër të freskët!

Kjo është një nga arsyet e këtij veprimi të pavullnetshëm, por më poshtë do të lexoni të tjera shkaqet e tjera që lidhen me këtë fenomen.

Çrregullime të gjumit, gërhitja gjatë natës apo pagjumësia mund t’ju bëjnë që të nesërmen goja t’ju rrijë vetëm hapur .

Medikamente të caktuara njihen të kenë efekt anësor hapjen e gojës.

Hapja e shpeshtë e gojës është gjithashtu shenjë e dehidratimit.

Qarkullimi i dobët i gjakut ndikon në sasinë e oksigjenit që transmetohet përmes gjakut. Kur kjo sasi është e vogël goja hapet automatikisht për t’u mbushur me oksigjen.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *