Nxënësit e një shkolle fillore në Uells mbetën të befasuar kur në klasën e tyre hynë dy nga njerëzit më të fuqishëm në planet, presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri britanik, David Cameron.
Obama përshëndeti në gjuhën e tyre fëmijët e shkollës fillore “Mount Pleasant”, duke thënë “bore da” (mirëmëngjes).
Të dy liderët janë në Uells në kuadër të samitit dyditor të NATO-s, që zhvillohet në Celtic Manor.
Sipas Daily Mail, më shumë se 9500 forca policie janë angazhuar për sigurinë e këtij samiti.
Krerët e qeverive, ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes do kenë një darkë pune të enjten në anijen luftarake HMS Duncan, një anije me vlerë 1 miliard sterlina.
Anija arriti në kryeqytetin uellsian përmes një kanali shumë të ngushtë.
Ajo shoqërohet nga disa anije më të vogla ushtarake nga Letonia, Holanda, Lituania dhe Franca.
Gjithë ky ekspozim force është një mesazh për Rusinë, e cila e ka tensionuar ndjeshëm situatën në Ukrainë.
Liderët perëndimorë e kanë kritikuar Rusinë për ndikimin e saj destabilizues në lindje të Ukrainës.
Përpara nisjes së samitit, liderët e NATO-s u takuan edhe me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.
Ukraina thotë se 837 ushtarë janë vrarë që kur nisi konflikti me separatistët pro- rusë.
Ndërkohë një sfidë e nxehtë për NATO-n mbetet edhe rritja e frikshme e organizatës terroriste ISIS.































Titulli nuk i përgjigjet fare asaj çka shkruhet në vijim? Tung!
Futja kot dhe mbush faqet e intrnetit me shkrime pa kuotim.