Dejvid dhe Samanta Kameron kanë marrë një kredi të re, vetëm pak ditë përpara mbajtjes së referendumit “Brexit”. Çifti kryeministror i Britanisë, firmosi marrjen një huaje me bankën HSBC më 15 qershor, vetëm 8 ditë përpara zhvillimit të referendumit.
Mediat britanike kanë ngritur dyshime nëse lideri i konservatorëve e dinte sesi do të shkonte rezultati i referendumit dhe i kishte bërë planet e jetës së tij post-kryeministrore që më parë. Kredia u mor në të njëjtën ditë që Xhorxh Osbërn shpalli “Buxhetin Brexit”, kur Sekretari i Shtetit kërcënoi se do të rriteshin taksat nëse Britania do të dilte nga Europa.
Kameron dhe gruaja e tij vendosën të marrin një kredi për shtëpinë tyre në Noting Hill në Perëndim të Londrës, e cila kushton 3.5 milionë paund. Secili prej tyre hodhi firmën në kontratë, duke përdorur emrat e tyre të plotë dhe një gjë të tillë e konfirmoi regjistri i hipotekës. Firmat e tyre u hodhën përpara Lorens Menit, i cili u prezantua si Sekretari Politik i Kryeministrit.
