A e goditi rrufeja “Bankers Petrolium”?

anazapta

Moti i keq i dy ditëve të fundit ka sjellë pasoja jo vetëm në zonat tradicionale që përmbyten për shkak të mungesës së kolektorëve, për shkak të punimeve të lëna në mes, por dogji dhe depozitat e naftës në Patos-Marinzë të “Bankers Petrolium”. Njoftimi i policisë foli për dëmin dhe mënyrën se si u morën masat për shuarjen e flakëve. Sipas Policisë, ishin 18 depozita të naftës bruto në fshatin Marinzë të rrethit të Fierit që u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit të dy ditëve më parë, duke shkrumbuar plotësisht 5 depozita. Ndërsa 13 të tjera u shpëtuan, edhe pse flakët kishin arritur deri tek to. Punonjësit e kësaj kompanie kanë njoftuar menjëherë për ngjarjen, duke bërë të mundur shpëtimin e pjesës tjetër të depozitave. Forcat zjarrfikëse arritën në një kohë mjaft të shpejtë duke vënë nën kontroll situatën dhe shuar flakët që kishin nisur të pushtonin depozitat e tjera. Në vend mbërritën mjete zjarrfikëse nga Fieri, Lushnja, si dhe mjetet e kompanisë Albpetrol, të cilat ndërhynë gjatë gjithë natës për të shuar flaket. Sipas Policisë, shkak i zjarrit ka qenë rënia e rrufesë në një zonë të gjerë, ku mungojnë rrufepritëset. Zona ende vijon të jetë e ndotur ku pritet që reshjet e shiut të sjellin rehabilitimin e ambientit që gjendet fare pranë zonave të banuara.

 

Si qëndron e vërteta?

Por a e goditi vërtetë rrufeja këtë zonë? A u dogjën vërtetë depozitat e naftës bruto? Apo ishte një mundësi e motit të keq për të fshehur problematikën e shumtë që afron industria nxjerrëse në vendin tonë? Praktika shqiptare dhe ajo evropiane kanë treguar se industri të mëdha në një kohë të caktuar i vetëshkaktojnë “fatkeqësitë natyrore” për të marrë një dëmshpërblim të  caktuar si në siguracion, apo për të justifikuar mungesën e cilësisë të punimeve të kryera. Precedentët në vendin tonë njihen sidomos në kompanitë e naftës, si ato kërkuese dhe depozituese.

Para shumë vitesh depozitat e naftës së Shëngjinit morën flakë dhe në variantin zyrtar kjo erdhi si shkak i një gabimi njerëzor, por kohë më pas u fol për një siguracion të majmë që kompania mori pas këtij “incidenti”. Po kështu herë pas here depozitat e naftës së Albpetrol dalin që kanë përqindje të lartë uji dhe jo nafte.

Këto mbeten të dhëna jo zyrtare, por që tregtarët e vjetër të naftës i njohin raste të tilla. A është rasti në fjalë një lloj e tillë precedence? Punimet që po kryen Bankers Petrolium në zonën e Patos – Marinzës janë kontestuar shpesh nga banorët e zonës, duke u folur jo për tërmete natyrore, por lëkundje të forta toke të provokuara nga punimet e bëra. Madje banorët e zonës jo rrallë janë ngritur në protesta duke kërkuar ndalimin e këtyre punimeve. Banorët kërkojnë prej muajsh zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi që sipas tyre ka kohë që po iu shkatërron pasuritë dhe shkatërron jetën. Edhe pse prej më shumë se dy vitesh Prokuroria ka nisur një hetim mbi kërkimin që po kryen kompania në këtë vend, ende nuk ka përgjigje zyrtare mbi çështjen.

A është rasti në fjalë një mënyrë për të mos marrë përgjegjësitë e punimeve të kryera shpejt dhe pa cilësi në dëm të banorëve të zonës, apo është kjo një fatkeqësi natyrore që ka kostot e veta financiare? Në ditët në vijim pritet që kompania të japë në mënyrë përfundimtare dëmet e shkaktuara dhe policia të dalë në një variant zyrtar mbi problemin në fjalë. Shpresohet që hetimi të jetë i plotë dhe i detajuar, duke hequr çdo hamendësim, sidomos për banorët e zonës që ndihen të pasigurtë nga kërkimet që bën kompania kanadeze në Patos-Marinzë.

Share This Article
11 Comments
  • oh sa gjynah ???nuk po fitojne shume ???turp per ne qe e shesim naften per nje cope buke!!!Roskoveci eshte vendi me pasur ne europe dhe banoret e tij jane me te varferit ne europe!!!Qeveria rilindja ???do vetem votat???perse nuk ndryshon situatat!!!turp ata qe e votuan????

  • Jo vetem ne kete industri teper te frutshme per ne, por kudo qe lidhet me burimet e pasurite natyrore, me kohe u eshte vene shqelmi.Shkaterruam te shkuaren per te modernizuar te ardhmen dhe tani nuk kemi azgje.Nuk kemi as specialiste e as teknologji .Keto zjarre ne bote zene 5% per arsye natyrore .95% lidhen me faktorin njerzor e teknik. Sherbeva 25 vjete dhe asnjehere nuk patem zjarre nga rrufete edhe pse ishte nje zone qe goditej nga to .Kemi patur fatkeqsi tek personeli i sherbimit por zjarre ne depo kurren e kurres. .
    Jemi kthyer mbrapa jo 50 vjete por as qe mbahet mend qe kur jane vendosur perhere te pare depot me karburante ne Shqiperi.Turp qe ka arsye njerezore ne shekullin e cudirave.

    • turp njeri me lart kush votoje rilindjen,epo oburra te votojme saliun se na djek shpirti per diktatore ne shqiptareve,nuk jetojme dote pa diktatore ne si popull,e kemi treguar ne te gjithe historine tone qe lideret tane kan qene te pavdekshem ne krye te shqiperise,pervec karagjozit fatos nanos,qe nga skenderbeu qe iku kur vdiq nga zoti,tek zogu qe iku mbas 20 vjetesh nga fashistet italiane se nga populli as gje beheshe fjale,enveri mbas 50 vjetesh derisa vdiq,saliu qe ka dominuar per 23 vjet ne politiken shqiptare dhe vazhdon te jete figura kryesore ne politiken tone,do te largohet kur te vdesi edhe ai nga perendia,se te gjithe njerezit si me pushtet si pa pushtet nje dite udhetimi i tyre pritet,prita eshte vdekja.sa per naften o te uruar fatkeqesia ka,para 3 vjetesh ne ujrat e meksikes shperthyen miliona tone nafte nga firma me e madhe boterore e arit te zi britanike me emrin BP,keni gje per te thene se fatkesia te tilla ndodhin edhe tek firmat super moderne,kurse per gerdecin nuk eshte turp por eshte veper per vrasjen e 26 shqiptareve te pafajshem nga shteti briland PD,kjo eshte merite sipas jush,bjerini samarit o shqiptare kur skeni cfare i beni gomarit.vazhdoni dhe dhe sulmoni partine qe ka 4 muaj qe ka marre pushtetin,rrezojeni sa me pare,per ne diktaturat jane kultura e shqiptareve.

  • Te keqen e kemi nga brenda…..!Nuk majmen hajdutet ,tani po e shkaterrojne fare…mbulojne gjurmet .Kur gjejne qorra ….pse mos bejne .Shijne ne Kollozhek!!!!

  • 1. Ne perputhie me rregulloren e sigurimit teknik, te gjithe rezervuaret e lendeve djegese jane te detyrushme te paisen me sistem mbojtes nga shkarkesat atmosferike (rrufete) ne masen mbi 97%.
    2. Ne rast se nuk eshte zbatuar rregullorja perkatese, pergjegjesia mbi djegien dhe ndotjen e ambientit bie drejt e mbi shoqerine e shfrytezimit te rezervuarve.
    3. Pergjegjesia mbi mos veprimin e impiantit rrufeprites bie mbi shoqerine shfrytezuse dhe inspektoriatin e sigurimit teknik.
    4. Per sa me siper referohuni leteratures teknike

  • Normale qe nuk e goditi rrufeja, shyqyr sebepi te fitojme ca para.

    Pse ka njeri dyshime per kete????!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Eshte shume kollaj’harten e kohe ne ta Marrin ne italien apo greki edhe do shohin a ka pasur a jo vetetima aty pari…

  • Nqs godet dhe nja 3 here te tjera “rrufeja” …kta do kuptojne qe eshte vete Zoti qe nuk i do me ktu …se ne kemi kohe qe nuk i duam .Siguracion ?? eeeeeee ,te kenaqen me aq sa kane vjedhur dhe te ikin qe aty .Se do fillojne te paguajne dhe ndonje penale mbi cfare kane bere ,
    pervec “rrufeve” .

  • Si Roskoveci eshte edhe Selenica e Vlores,shtroi rruget e botes dhe rruga qe te con ne Selenic eshte si rruge fshati periferik,por faj kan edhe banoret e saj qe nuk kerkojne rruge me standarte!

  • Kater cisterna e 000000000000000.1% e te keqes, por shifni Saliun, qe per te fshehur mbi 30 miljarde dollaret, ka per ti vene zjarrin Shqiperise.
    Dhe kete rradhe ska per te bo lufte me gjasme, por i ka mbledh shpellaret dhe i ka organizu, per terror.

  • Naften bruto Bankersi e shet te pa deklaruar ne tregun vendas per tu perpunuar ne kushte primitive,ilegale dhe me pas per tu shitur ne treg si karburant per makinat tona. Meqe dhjetera mijera ton nafte bruto mungojne ne depozita atehere keta ustallaret e Bankersit i vene flaken depozitave dhe e justifikojne si te djegur sasine e naftes e cila realisht eshte shitur ilegalisht ne treg. Nuk eshte hera e pare qe tek Bankersi bie rrufeja ne diten me diell dhe vjedhja vazhdon dhe vazhdon dhe vazhdon…..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *