FOTO: A e ka prodhuar Kimi vërtet “Bombën H”?

redaktor

E gjithë bota është duke pyetur nëse Korea e Veriut ka prodhuar vërtet bombën me hidrogjen, ose Bombën H.

Agjencia koreanoveriore shpërndau fotot e Kimit duke firmosur dokumentin që autorizon shpërthimin.

“Po e nisim 2016-n me buçimën emocionuese të bombës tonë të parë me hidrogjen, në mënyrë që e gjithë bota të shohë nga Republika jonë Socialiste, e mbrojtur me armë nukleare dhe nga Partia e Punëtorëve të Koresë – ka shkruar me shkrim dore diktatori 33 vjeçar krah dokumentit.

Shpërthimi ndodhi dy ditë pasi diktatori mbushi 33 vjeç dhe ka shkaktuar një tërmet 5.1 ballë që u ndie edhe në vendet fqinje.

Por disa ekspertë dyshojnë së bëhej fjalë vërtet për bombën me hidrogjen.

Krahasuar me bombën atomike, bomba me hidrogjen është një superbombë, sepse ka fuqi shumë më të madhe.

Një bombë atomike ka mesatarisht një potencë prej 0.1 megaton dhe shkatërron gjithçka në një rreze prej 1-2 km. Një bombë H arrin në 5-20 megaton dhe rrezja e shkatërrimit total shkon në 10-20 km.

Shpërthimi i këtij 6 janari në Kore është llogaritur në 0,006 megaton, praktikisht shumë larg një bombe të vërtetë H.

Tërmeti i shkaktuar, megjithëse i fuqishëm, dëshmon një fuqi sa një e dhjeta e shpërthimeve në Hiroshimë e Nagasaki.

Bomba H ndoshta është ende shumë e rafinuar për mjetet dhe burimet njerëzore që k

a në dispozicion Koreja e Veriut.

Gjithsesi, diktatori Kim me të cilin shpesh bota qesh, sot e ka bërë botën të dridhet.

Japonia, Koreja e Jugut, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se bëhet fjalë për një “kërcënim serioz për sigurinë e botës”.

“Përgjigje adeguate dhe e vendosur provokimeve koreranoveriore” – thotë deklarata e Shtëpisë së Bardhë.

Edhe Kina ka lëshuar një notë proteste.

Këshilli i Sigurisë i OKB-së është mbledhur ndërkohë në një takim urgjent. / Dita /

Shënimi i Kim Jong-Un për bombën H
Shënimi i Kim Jong-Un për bombën H
Shpërthimi shkaktoi tërmet 5.1 ballë
Shpërthimi shkaktoi tërmet 5.1 ballë
Duke autorizuar shpërthimin
Duke autorizuar shpërthimin
I qeshur pas shpërthimit
I qeshur pas shpërthimit
I adhuruar nga ushtria
I adhuruar nga ushtria
Prekja e udhëheqësit shkakton emocione të forta
Prekja e udhëheqësit shkakton emocione të forta
Gjithmonë gati...
Gjithmonë gati…
Gruaja e diktatorit (në krah në të majtë) shfaqet shumë rrallë në publik
Gruaja e diktatorit (në krah në të majtë) shfaqet shumë rrallë në publik

 

 

 

 

Share This Article
5 Comments
  • He te keqen e enverit korean!Ja keshtu 8 me 2 beja imperialisteve!Ate popull aty mbaje si mushka baba Cenos,me triska,me tullona,mos e ler te ngopet,se po u ngop hedh vicka.Cpik ca tradhetare,armikun e kllases hidhjau qenve ta shohin mileti dhe t`i zere data,Keshtu do te duan me shume.Kur te vdesesh do te qajne,pastaj do te shurrojne,por prape do te kujtojne.Hajt bucko!

  • MUHABETE KOTI,

    PERPJEKJE TE SHBA-VE PER TE HAPUR NJE LUFTE TE RE,

    NJESOJ SI BOMBAT ATOMIKE TE SADAMIT.

    SA PER STATISTIKE, KOMPANIA SERBE QE KISHTE PRODHUAR KALLASHNIKOVET E ATENTATOREVE TE PARISIT, DEKLAROI SE ATE MALL JA KISHTE SHITUR NJE KOMPANIE AMERIKANE, QE PO TE KERKOSH NE INTERNET, BINDESH SE ESHTE MBULESE E CIA-S.

  • MUHABETE KOTI,

    PERPJEKJE TE SHBA-VE PER TE HAPUR NJE LUFTE TE RE,

    NJESOJ SI BOMBAT ATOMIKE TE SADAMIT.

    SA PER STATISTIKE, KOMPANIA SERBE QE KISHTE PRODHUAR KALLASHNIKOVET E ATENTATOREVE TE PARISIT, DEKLAROI SE ATE MALL JA KISHTE SHITUR NJE KOMPANIE AMERIKANE, QE PO TE KERKOSH NE INTERNET, BINDESH SE ESHTE MBULESE E CIA-S..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *