Përshëndetje stafi drejtues i gazetës DITA! Unë që po ju shkruaj jam një lexues i përditshëm i kësaj gazete tepër fantastike që na sjell realitetin çdo ditë (bruto), pra pa e censuruar. DITA! Për disa shkrime të mijat që i keni botuar në këtë gazetë, ju jam mirënjohës dhe nga ju faleminderit shumë! E respektuar DITA! Nuk po e kuptojmë se çfarë po bëhet këtu tek ne, po bëhet çdo ditë e më keq. Po shikojmë në televizor vjedhje bankash e vjedhje dyqanesh nga njëra anë. Nga ana tjetër shohim kronikën e zezë, shpërthim tritolesh poshtë makinave, përdorim thikash nëpër shkolla, plus pastaj edhe aksidentet nëpër rrugë, pra çdo ditë të vrarë këtu në Shqipëri. A thoni se e kemi mirë kështu siç e kemi nisur?! Nuk po e kuptojmë se çfarë po bëjnë këta pushtetarët tanë. A nuk i shikojnë këto gjëra, që po bëhet hataja e zeze në vendin tonë? DITA! Këtu tek ne, në shtëpitë tona është ulur këmbëkryq papunësia, çdo person e ka prekur sëmundja e PALEKËSISË, një sëmundje e ardhur nga Greqia ditë më parë, prandaj ndodhin këto gjëra, papunësia këtu të çon. Më duket se u qamë nga shiu i disa ditëve më parë, por qenka më i keq breshëri i tanishëm. Unë si qytetar i këtij vendi, i kaluar nga të pesëdhjetat, i bëj apel qeverisë RAMA, po ashtu edhe opozitës, të bëjnë diçka për këtë popull të shumëvuajtur në vite, se do t’ua shkruajë Zoti si sevap në librin e tij. Megjithatë, mbas kohës me shi patjetër do të kemi ditë me diell. Mbetemi me shpresa se diçka do të bëhet patjetër! Me respekt! Sinqerisht, Ali Gjoni, Tiranë.
Letër e nënshkruar
Ali Gjoni
Tiranë
Xhaxhi Ali ,ndigjo pak
Ktu nuk kemi semundjen e palekesise ,ktu kemi semundjen e LAKMISE .
Secili vjedh ate qe ka ne dore ,
politikanet kane shtetin ? e pra ate vjedhin
administrata rryshfetin
arsimi diplomat
doktori …kemioterapine
dhe deri te qytetari qe vjedh kapakun e pusetes ,pllakat e trotuarit ,dhe nja ca metra nga rruga e perbashket …ngre murin e viles
Tritoli eshte pjese e lojes …e ke parasysh kur ishe i vogel “do kalosh nga lagjia ime…ta tregoj une ” tani eshte ndryshe …do vij partia ime …ta tregoj une …nejse ,derisa hane kokat e tyre …na kursejne kohe
Xhaxhi ALI ,kta nuk kane as zot ,as perendi …kta kane vetem pushtet e parti !
Do dali dielli ??? Ah , mor xhaxhi mor xhaxhi …u bere 50 vjec dhe pret ende te dali dielli …nejse mire e ke …prit …fjala skllav kte kuptim ka ..kur dikush pret se gjerat do ja bej …zoti ,partia ,rilindia ,ripjellja ,demonkracia ,ariu ,saliu ,ramiu
Xhaxhi ,sikur brezi juaj mos te kishte pritur …ky brezi im do ndriconte me shume se dielli !
Ali Gjoni:Per dijeni 50% e gazetave rrejn 50% jan te pa nevojshme.Ket gja ju e dini,ose haram shkolla 7 vjecare qe keni bere me te falur.
Zoti Ali!!!
Kjo situate krimi,qe eshte shfaqur kohet e fundit eshte nxitur nga KRIMINELET E BERISHES,DERI DJE NE PUSHTET,NE GARDE,POLICI,TATIME etj ,por qe jane ne PRITJE te dergimit te dosjeve te tyre ne gjykate!!!
Jane vene ne ALARM te pergjithshem,me nxitjen e kapos se tyre Sali Berisha,qe te bejne TERROR neper Shqiperi per te krijuar iluzionin e rreme se PASKEMI QENE MIRE ME BERISHEN”””
PO JU VJEN NGORDHJA,ALI,PRANDAJ DUAN T’I VENE FLAKEN SHQIPERISE!!!
POPULLI SHQIPTAR DUHET TE NGRIHET MNE KEMBE NE MBESHTETJE TE QEVERISE,PER T’U SHTYPUR KOKEN KETYRE GJARPERINJVE HELMUES!!!
Po e gjitha eshte nje loje ,ne I shajme dhe ata na shajne,ne mbremje ne ndajme paret.A nuk na keni zgjedhurve per te drejtuar ekonomine?
La Saliu gersheret e rrugeve i morri Edi per te hapur zyra pune.La canten paloqia e mori Brahua.E gjithe media rend pas asaj cante qe ruan sekrete spiunash dhe hajdutesh e nuk e hap in dot.Mafiozit I madh ky Brahushi I LSI qe po sjell verdalle shqiperne me nje cante sekrete.
Perderisa shqiptaret do genjehen nga treshja Sali-Edi-ilir shqiperia nuk ka te ardhme por do te ngelet nje hale e bukur e Europes.Dhe nuk kane faj perdoruesit e hales por ata qe e Kane ndertuar halen ,pra ne shqiptaret ,kombi me krenar ne bote qe jemi brekgrisur por brohorasin per nje kaste hajdutesh ne krye .
Gjithe zhurma qe behet per systemin e drejtesise eshte nje vere ne uje se dy kraheve te politicks nuk u intereson nje drejtesi e pavarur.Shqiperia do te rroje por ska per tu bere kurre me dinjitet se shqiptaret nuk e duan popullin e vet dhe me kryesorja po filluan te vjedhin ska zot qe u dal babezine