A ka ndryshuar Bashkimi Europian qëndrim për Mini-Shengenin Ballkanik, ndërkohë që Administrata Trump ka “dhënë bekimin” e saj për këtë nismë të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kreut maqedonas Zoran Zaev dhe Kryeministrit Edi Rama?
Ndërkohë që Uashingtoni ka dërguar dy zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për të marrë pjesë në samitin që mbahet sot dhe nesër në Tiranë, shefi i diplomacisë europiane ka anuluar pjesëmarrjen.
Pasuesi i Federica Mohgerinit, Joseph Borrell u raportua se do të udhëhiqte takimin e përfaqësuesve rajonalë, por në momentin e fundit ka anuluar pjesëmarrjen.
Megjithatë ai që do të ngrinte më shumë dyshime do të ishte Presidenti serb.
Ai ka pranuar në prag të nisjes për në Tiranë se ka zëra brenda Bashkimit Europian që janë kundër Mini-Shengenit Ballkanik.
Duke komentuar mospjesëmarrjen e Borell në takimin e Tiranës, Vuçiç deklaroi sipas medieve serbe se nuk i interesonte nëse Bashkimi Europian e mbështeste apo jo këtë nismë.
“Me të vërtetë nuk më intereson a u pëlqen a jo europianëve. Kur mblidhet Këshilli Europian nuk na pyesin fare a na pëlqejnë neve vendimet e tyre”, deklaroi Vuçic, duke pranuar se brenda unionin kishte edhe nga ata që janë skeptikë.
“Janë disa zëra që nuk u pëlqejnë këto nisma dhe kjo nuk është ndonjë fshehtësi e madhe”, u shpreh Presidenti serb.
Edhe pse nuk ka bërë e ditur se cilët janë këta zëra, deklarata e kreut serb ka habitur disa nga gazetarët e pranishëm, pasi shumë liderë europianë kanë mbështetur këtë nismë.
j.l./ dita

Kur Ramuti kerkon te fali detin dhe Jugun, i duhet ta bej per te hyre ne BE, ndersa per te hapur Veriun e Shqiperise dhe portet per Serbet, dhe te mohoje Kosoven, nuk i nevojitet keshilla e BE. Ashtu sic nuk i nevojitet as Vucicit..
Ec aty Vucico. Shqiptaret i kane qejf karderrat. Vetem mos ja mbyllni kafenete dhe t’ja merrni ato cigaret e holla si te kurvave, se cdo gje mund t’u beni.
Qe Europa s’e can trapin per shqiptaret, kjo dihet, por qe te kesh mbeshtetjen e administrates se sotme amerikane per lidhjet me serbo-sllavet, as kjo nuk eshte per t’u habitur !!!
Kesaj i thone, u fry e u fry mali, dhe polli … nje mi!
E sa volum ze shkembimi tregtar midis ketyre 3 vendeve?!..
Ore, u ngriten pyetje per te gjithe, nuk u kujtua njeri te pyese “po populli shqipetar, a e mbeshtet??”
Shikojeni me kujdes doren e majte te Rames. Ka bere gati gishtin e mesit dhe duket se thote”Po jua fus me lezet o Shqiptare”.
Vetem pse ideja vjen nga Vuçiç do te isha100% kunder . Ka nostalgji per ish Jugosllavine perpiqet te gjej menyra te tjera t’i bashkoj e te tregoj para botes qe eshte per paqe gjakatari i Sllobodanit
Kujt i duher “mini” shengeni
Pse Mali i Zi eshte kunder?