A e mbështet Rama, Veliajn kundër Dukës? Kryebashkiaku: Kjo është beteja ime

Amelda Amelda

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pyetur në ‘Repolitix’ nëse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama në ‘betejë’ e tij kundër kreut të FSHF, Armand Dukës, u shpreh se kjo nuk është një ‘betejë’ kombëtare. Veliaj theksoi se kjo është beteja e tij dhe se as nuk i ka kërkuar ndihmë Ramës.

“Kjo nuk është betejë kombëtare. Edi Rama ka qenë njeriu më i interesuar që të ketë fair play në të gjitha, lufta për të dobëtin dhe dhënia e shansit kujtdo për të patur suksese në jetë, janë parime të pamohueshme të Edi Ramës . Kjo është beteja ime, as nuk i kam kërkuar ndihmë Edi Ramës. Është një rraqe në futbollin shqiptar”, tha ai

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *