Dy ditë më parë AY foli mjaft ashpër për arrestimin e ish-Guvernatorit. Ai tha se është arrestuar pa u marrë në pyetje dhe pa i marrë as të dhënat më minimale përpara se të vendosej për arrestimin e tij.
Berisha pyet njerëzit që e ndjekin në Facebook se “si do t’ju dukej ju të arrestoheshit pa u pyetur qoftë dhe një minutë se si e keni emrin, ju apo familjarët tuaj? Kjo s’mund të ndodhë kurrë në një vend të lirë. Kjo ndodh vetëm në shtete policeske”, deklaroi Berisha. Por një prej komentuesve i kundërpërgjigjet aty për aty duke thënë se ai në kohën e tij vriste pa gjyq. “Ajo kohë ka mbaruar, ishte koha jote dhe shqiptarët votuan kundër saj! Ai ishte shtet mafioz, qeveria jote ishte klikë. Tamam ajo që nuk pyeti kurrë për prokuror e vendim të tij. Në fakt ke humbur edhe sensin logjik të ngjarjeve, kur nis të vësh epitete. Po mirë, po kur ti pushkatove pa gjyq m’u në mes të bulevardit, i pyete për emrat ata shqiptarë të mirë nga Jugu e Veriu bashkë? Pyete për emrin e Aleksit, Hekuranit, Ziverit e Faikut? Për ta nuk kishte as mandat të prokurorit, e as urdhër të gjykatës!!”, shkruan R.K.

Po qeni nuk eksekutoi as vendimin e gjykates per qente e tij. Po keshu eshte po si dhembi zemra keti ska per te zene mende. Keti duhet ti cahet zemra dhe pasaj te kuptoi se ca eshte dynjaja.
Sa pergjigje e bukur !