Kokaina është një substancë e nxjerrë nga gjethet e bimës amerikano-jugore “koka”. Ajo vjen për konsumatorin në formën e një pluhuri të bardhë kristalor me shije mpirëse.
Kokaina mund të thithet, mund të merret përmes injeksionit intravenoz ose duke përtypur gjethen e kokas.
Shpesh herë kokaina përdoret së bashku me substancat e tjera; me heroinë, metadon, benzodiazepin ose alkool; me këtë të fundit formohet kokaetileni, një substancë e rrezikshme e cila mund të shkaktojë edhe vdekje.
Kokaina, si dhe amfetamina ose kafeja i përkasin substancave stimuluese, sepse ato mund të përshpejtojnë aktivitetin e përgjithshëm të sistemit nervor.
Efektet e vërejtura mbi sjelljet e konsumatorëve ndryshojnë në varësi të personalitetit të tyre, si dhe në sajë të rrethanave të konsumimit. Në fakt, kokaina është shumë e lidhur me kontekstin në të cilën konsumohet – raporton Dita.
Kokaina prodhon kënaqësi intensive, ka aftësi të fuqishme kundrejt dopaminës, rrit përqëndrimin dhe të krijon ndjesinë se koha e veprimit zgjatet; çdo ndjesi intensifikohet në mënyrë të panatyrshme.
Këto ndjesi në fazën e tyre akute zgjasin deri në 1 orë, më pas kërkojnë përsëritjen e drogimit që të rikthehen dhe pikërisht ky është kurthi perfekt që krijon varësi, sepse për të arritur efektin e parë duhet marrë çdo herë e më shumë dhe çdo herë e më shpesh.
Thuhet se kokaina konsumohet edhe për të rritur epshin dhe fuqinë seksuale, po a është kjo e vërtetë?
Po të krahasonim ndikimin e kokainës tek meshkujt dhe femrat, këto të fundit janë shumë më të ndjeshme ndaj stimulimit.
Duke qenë se një dozë mesatare e ulët e kokainës (25-150 mg) prodhon eufori, një ndjesi në rritje të forcës fizike dhe mendore, rritje në perceptimet shqisore, rrjedhimisht prodhon edhe rritje të kënaqësisë seksuale.
Por pas fazës fillestare euforike ka shumë gjasa që konsumatori të përjetojë “indiferencën” seksuale.
Tek meshkujt, përdorimi i kokainës shton dëshirën seksuale, por redukton ndjeshmërinë, pamundëson ereksionin, e vështirëson ejakulimin, kurse te femrat pas fazës euforike sjell dehidratim dhe vonesë ose pamundësi për të arritur orgazmën.
Ky ndikim i kokainës tek aktiviteti seksual shpjegohet përmes rënies së hiperprolaktinemisë te femrat dhe me uljen e nivelit të testosteronit tek meshkujt.
Një sondazh i kryer në vitin 2000 me 250 subjekte arriti në përfundimin se efektet derivante të kokainës sjellin një përplasje midis eksitimit seksual dhe aftësisë për të arritur orgazmë.
Pra, një lloj kënaqësie mendore, por që fatkeqësisht shoqërohet me vështirësi të mëdha fizike.
s.a. / dita

filloheni dhe experimentoni me kafshet
sepse keni nji ngjashmeri impersionuse