Që të nesërmen e shpërthimit katastrofik të Gërdecit, kur ende nuk ishin nxjerrë të gjitha trupat e të vdekurve nga rrënojat, filluan të dalin në dritë fakte mjaft kompromentuese. Oficerët e policisë gjygjësore duke shfrytëzuar konfuzionin dhe panikun në rradhët e politikanëve duarpërgjakur dhe të gjeneralëve e kolonelëve tarallakë, arritën të sekuestrojnë dokumenta tronditëse, kompromentuese me vlera të jashtëzakonshme.
Këto dokumenta ishin të mjafueshme për të zbardhur aspektet kryesore të tragjedisë, njëkohësisht hidhnin dritë për dhjetra raste trafiku armësh në katër kontinente. Me pak punë dhe intuitë për t’i bashkuar “gurët e mozaikut” arrihej të identifikohej edhe mekanizmi, që hodhi në erë Gërdecin.
Nga një shqyrtim i kujdesshëm i dokumentacionit të sekuestruar nga oficerët e policisë gjyqësore rezulton se shqiptarët ishin me fat, që shpërtheu Gërdeci. Nëse nuk do të kishte shpërthyer Gërdeci, por “vëllai i tij siamez”, grup-depot e Memajt në Rromanat afër Durrësit, tragjedia e Gërdecit do të zbehej për nga përmasat vrastare krahasuar me hatanë e mundshme të Memajt.
Thelbi i tragjedisë së Gërdecit është një aferë e stërmadhe tregtie, trafiku e kontrabande armatimesh e shtrirë në katër kontinente. Ky trafik kishte një infrastrukturë logjistike, që mbështetej në tre shtylla: në Gërdec, ku bëhej demontim dhe trafik armësh. Ky konkluzion mbështetet në prova shkresore, por edhe në fakte të mbledhura në terren pas shpërthimit. Fjala vjen, janë gjetur ambalazhe armatimesh të shkruajtura në gjuhën ukrainase, gjuhë kjo e përdorur në ushtri vetëm pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Pra në Gërdec krahas demontimit të plehrave të trashëguara nga komunizmi bëhej edhe magazinim armatimesh të ardhura nga ish-hapësira sovietike. Shtylla e dytë ishte Aeroporti i Rinasit, pjesa ushtarake e tij. Në aeroport bëhej ambalazhim transportim fishekësh për në Afganistan, por edhe eksport armatimesh me avion në Azi, Afrikë dhe në pjesën europiane të ish Bashkimit Sovjetik. Këmbëngulja e përfaqësuesve të DEA-s (Drugs Enforcment Agency) për të future hundët në Rinas (pjesa ushtarake) lë për të dyshuar edhe për afera të tjera në këtë aeroport.
Grup depot e Memajt ishin shtylla e tretëe trafikut. Nga dokumentacioni i sekuestruar nga oficerët e policisë gjygjësore (shqyrtimit të të cilit gjykata iu largua si djalli nga temjani), rezulton, që ky grup deposh ishte baza logjistike e trafikut të armatimeve. Këto depo ish-repart kundërajror në komunizëm teorikisht ishin nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa praktikisht përvec ushtarit “roje bostani” te dera e repartit Ministria e Mbrojtjes nuk kishte nën kontroll asgjë në Memaj. Aty një pjesë e magazinave u ishin dhënë me qira firmave private civile me lidhje të forta me politikën, që magazinonin në depo, kapsolla ndezëse tip poliel, lëndë eksplozive tip amonit apo edhe TNT, barut shufër etj. Depot nën kontrollin e civilëve të MEICO-s ishin si shpella e Ali Babës. Në to kishte miliona fishekë kalibër 7,62X39, kalibër 7,62X54, kalibër 12.7X108mm, kalibër 14,5mm e deri vjetërsira të Luftës së së dytë Botërore kalibër 7,57 mm apo 8,8mm. Kishte predha mortaje të kalibrave të ndryshëm prodhim sovietik(shumë pak copë), prodhim kinez dhe Policani.
Një fakt i cuditshëm dhe tej mase kompromentues ishte edhe magazinimi i 1000 predhave mortaje kalibër 120 mm prodhim i fabrikës “Krusik” të Valjevos(Serbi). Oficerët kokëmish shqiptarë të “sqaronin”, që këto ishin predha të CIA-s amerikane. Sic duket ushtria amerikane kishte mungesë predhash mortaje dhe CIA do t’ia plotësonte mungesën me predha Made in Serbia!!!!!.
Në depo kishte qindra ton lëndë eksplozive të tipit T4 (heksogjen) amatol, trotil, si edhe sasi të pakonsiderueshme eksplozivësh tip plastik prodhim lindor, iranian apo turk i markës “Nobelex”. Në depo ishin edhe disa dhjetra ton baut pa tym, barut i zi dhe barut shufër, lëndë këto relativisht jo stabël. Gjendej gjithashtu një sasi e konsiderueshme kapsollash importi kryesisht nga Berana e Malit të zi, fitili zjarrpërcjellës(prodhim bullgar dhe Iranian). Në depo cuditërisht kishte edhe një numër të vogël pistoletash ultramoderne “Glock” austriak, madje edhe me rreze lazër mjaft të përshtashme për qitje natën. Fatmirësisht nga depot ishin bërë dalje një numër raketash kundërajrore prodhim ukrainas dhe një umër raketash (missiles) antitanke si edhe predha të pa drejtuara antitanke(rockets) po të prodhimit ukrainas. Ka dyshime të pa mbështetura me prova nga librat (gjithsesi të pasakta) të hyrje daljeve në magazine, se në Memaj ishin magazinuar edhe së paku 2(dy) bidona me kapacitet të vogël mbushur me municioni tip ËMD.
E vetmja mënyrë për ta frenuar apo për ta ngadalësuar ose për ta shtënë në binarë trafikun e armëve në kohën e Ministrit Mediu mbetej fatkeqësisht përdorimi i mjeteve jo ortodokse. Nëse në Memaj do të kishte ndodhur shpërthim si larg qoftë ai i Gërdecit, tragjedia do të ishte shndërruar në hata. Në depo kishte më shumë lëndë shpërthyese me fuqi të lartë sesa në Gërdec, ku dëmet kryesore u shkatuan vetëm, kur zjarri hodhi në erë megadepon e barutit. Dihet, që baruti nuk është lëndë plasëse, sepse ai, kur ndizet, ka kryesisht aftësi shtytëse dhe djegëse, ndërsa trotili, RDX-I (heksogjeni), madje edhe amoniti janë lëndë të mirëfillta shpërthyese me aftësi të lartë dhe të mesme.
Për fatin e mirë të Durrësit dhe durrsakëve një veprim rutinë, por professional i policisë së komisariatit Durrës, i shpëtoi grup depot e Memaj-Rromanatit nga një fat i ngjashëm me Gërdecin. Në përpjekje për të zgjeruar, thelluar , shtuar e kamufluar më mirë trafikun e armatimeve, ish-qeveria ishte bërë gati për t’i dhënë statusin e magazinës doganore tip Bgrup depove të Memaj-Rromanatit. Një status i tillë do të shtonte dhe kamuflonte më mirë tranzitin e armëve nëpërmjet territorit shqiptar. Është interesant fakti, që pas tragjedisë së Gërdecit, Ministria e Mbrojtjes dhe MEICO e ndërprenë menjëherë procedurën goxha të avancuar për të fituar statusin e magazinës doganore. Një nga kërkesat formale të ligjit për të marrë këtë staus është edhe inspektimi i objektit nga organizma të ndryshëm shtetëror për aspekte, që nga siguria deri te mbrojtja ndaj zjarrit. Në këtë kuadër komisariati i policisë Durrës vetëm tre ditë para shpërthimit të Gërdecit nën nxitjen zyrtare (me shkresë) nga MEICO planifikon një inspektim të grup depove Memaj- Rromanat, për të parë si ishte gjendja e sigurisë e objektit. Nën drejtimin e komisar Aleks Hajdarit me dy makina me shenja policie me fenelina të ndezura kryhet vizitë inspektimi në Memaj. Një prezencë e tillë e shtuar e policisë, në mjete e personel, një shou i vërtetë force, normalisht nuk mund të kalonte pa u vënë re nga personat e interesuar. Automatikisht ra “varianti” Memaj dhe mbetej variant Rinas dhe varianti Gërdec. Rinasi ishte i mirëruajtur, me pengesa xhenjere, ndricim të mjaftueshëm rrethor, me roje 24 orëshe me oficerë, nënoficerë e ushtarë profesionistë (jo rekrutë). Shkurt puna një objektiv i vështirë për tu atakuar. Në Gërdec siguria dhe sigurimi teknik ishin thuajse zero. Ishte një han me porta të shqyera, ndoshta pa porta fare. Normalisht si objektivi më i lehtë për tu arritur, ndonëse jo detyrimisht më i dëshirueshmi u zgjodh Gërdeci. Fatkeqësisht përsëritja në përmasa tragjike e episodit të filmit “Në fillim të verës”, bëri që “eshka” e xha Jahos të ndizte jo thjesht një karrocë me 8 thasë njëzet kilëshë me barut, por gjithë sipërmarrjen e Gërdecit përfshirë ndër të tjera edhe një mega magazinë me 900 ton barut. Pasojat dihen: u masakruan 25 fshatarë të mjerë dhe një baxhank kryeministri.
Lavdi zotit që fatin e Gërdecit nuk e pati Memaj, përndryshe do të ishte bërë hataja. Edhe në mungesë të bidonave me ngarkesë ËMD kineze forca e mjeteve shpërthyese dhe baruteve në Memaj do të ishte shumë fish më e fortë dhe shumë fish më vdekje prurëse se ajo e Gërdecit. Qyteti i Durrësit në vijë ajrore ishte më afër se Tirana apo Durrësi me Gërdecin, madje edhe zona e banuar afër Memajt (plazhi dhe Golemi) ishte shumë më e populluar me banesa dhe njerëz sesa fshati i Gërdecit, Marqinetit apo i qytezës së Vorës.
Rasti është mbret i botës thotë një proverb anglez. Rasti e shpëtoi Durrësin nga qameti jo pushtetarët e papërgjegjshëm dhe makutë në ekstrem
Nje shkrim fantastiko shkencor ipergatitur nga nje gazetar te pa ditur ,qe merr disa fakte dhe qe nuk di ti interpretoj.Deri kur do vazhdojne keta te ashtuquajtur gazetare te shkruajne pa argumenta,por me trillime .Njerez si ky gazetar,derguan ne bangen e te akuzuarve vetem disa ushtarak qe benin detyren dhe qe kishin shume pak ose aspak lidhje me ate qe ndodhi.Kush je ti qe merr persiper te vleresosh Kolonelet dhe Gjeneralet apo dhe ushtaraket e tjere.Ti vetem ofendon veten dhe ule nivelin e gazetaraise.Te besh nje artikull investigative nuk eshte e lehte,te fantazosh ,ose te mbeshtetesh me muhabetete kafenesh eshte shume e lehte.Kaluan 6 vjete zoteri c’fare ke bere me keto fakte
Nqs gazetari ka fakte ai si qytetar duhet ti deponoj faktet dhe jo te fantazoj.Zoti e ruajtet Tiranen dhe Durrsin nga ky gazetare.Nuk e di pse redaksia nuk vereteton faktet
Falemnderit z. Thanasi, shkrimet e tua jane shume reale dhe prekin plaget e shoqerise shqiptare…me kete shkrim keni demaskuar edhe me banden e sali e shkelzen berishes dhe uroj qe drejtesia te veproje m keto üplehra kriminale….duhet te rihapet procesi I gerdecit nga fillimi
Ti qe perdor kokemish per te tjeret qenke vete koke …….
Ti po shan qeverine e korruptuar dhe gjithe zyrtaret e saj dhe nga ana tjeter na promovon nje tjeter zyrtare te asaj qeveria (Alex Hajadari) nje “superhero”, qe nuk pyeste per institucione shteterore e aq me teper ushtarake ( ne gjithe boten eshte rreptesisht e ndaluar qe policia te kryeje kontrolle ne njesite ushtarake, po ti nuk ke faj o gazetare se aq di) me fenelina paska trembur trafikantet.Cudi si nuk paska kaluar dhe nga Gerdeci me fenelina ky POLICI ta ndalonte tragjedine.Lere brockullat qe fut per emertimet e municioneve e te armatimeve.Me fal po duhet ti kerkoj falje vetes qe te kushtova kohe.
Une nuk e di se ku i ka mare faktet e ketij shkrimi ky fare gazetari, por ky shkrim vetem gazetari qe nuk eshte… Faktet ne gazetarine investigative, duhet te konfirmohen te pakten nga dy burime. A ka mundesi, ky fare gazetari te na i konfirmoje keto fakkte, qe vallaha, pasan shpetuar per nje qime nga hedhja ne ere e Durrresit nga keta oficeret “tarallake” apo “koketule” qe u paska shpetuar pa e hedhur ne ere Durresin….pffff, Turp per gazeten Dita, qe lejon botimin e te tilla karagjozlleqeve, nga gazetare te tille karagjoze……
CESHTJA GERDECI DUHET HAPURE KRIMINELET SALI SHKEZEN BERISHA FATMIR MEDIU DHE TE GJITH ATA QE KRIJUNE KANTJERIN E TRAGJEDIS SE GERDECIT KU VDIQEN 26 PERSONA DHE U PLAGOSEN MBI 200 TE TJERE DHE SHKATRRU NJE FSHATE I TERE DUHET TE PERBALLEN ME DREJTSINE POR FATEKEQSISHT QE NE VENDIN TONE NUKE EGZISTON.QE DUHET TE DREJTOHMI GJYKATES NDERKOMTARE.
Cfare nuk mund te presesh nga berishistet , hajna , vrasesh ,plackites brez pas brezi ! Eshte
ne natyren e karakterit te tyre dhe s’duhet te habitemi per asgje o zoti Gjergj !!!
Rastesia eshte mbret i botes,jo rasti.Mua me duket material surrogat e gjithe kjo,se nuk shperthejne predhat po nuk jane armatosur me djegore apo kapsolla.Po ashtu dhe lendet e tjera.Kurse baruti ndizet e shperthen,por dinamitet,dnt apo tnt,rdx etj detonojne vec kur iniciohen nga kapsolla,prandaj ne Gerdec plasi baruti.Mesa di une oficeret kundershtuan sitin e Gerdecit,pra kokmishin faturojani Mediut.
te lumte gjergj thanasi
je trim dhe i zgjuar
Pse nuk eshte amnistuar krimi shteteror i Gerdecit,si krimet e 97-es?
Artikulli është jashtëzakonishtë rrënqethës. Ju myrteber të së keqes që merreni me shkrimin e gazetarit bëni mirë të merreni me faktin. A është i vërtet ? Në se këto fakte kanë ekzistuar qoftë edhe 50% ju duhet tju vije turp, ose jeni benjaminë e sejmenë te krimineleve të Gërdecit. Që në qeverrisjen e Berishës në vendin tonë ka qene një rrumpallë e pa besueshme, kjo sot është e vërtetuar. Është mirë që të flasim e shkruajmë në të mirë të interesit publik, por edhe te tregojmë të vërtetat me objektivitet e pasterti. Partitë dhe personat që i drejtojne shkojnë e vinë dhe për fatin tonë të keq këta që na kanë qeverrisur janë të përlyer rëndë me korrupsione e krime. Prandaj është mirë që mendimet ti pasqyrojme me drejtësi e ne interes te publikut. Më falni, nuk dua të ofendoj askën, por para se të japim mendime, le të mësojmë të dhënat për materialet konkrete që kanë ekzistuar në depot e Memajt në Romanat. Pastaj të pyesim edhe ndonjë që ka haber për këto produkte. Pastaj të flasim për gazetarin. Sa për ofendimin për kolonelet, në rast se ata sillen me servilizëm e meritojne ofendimin. Çi gjeti me qindra kolonel te talentuar që do i kishte zili edhe NATO dhe që nga 1992 e në vazhdim dolën për sdhkak të politikës në rrugë. Ata përsëri jetojnë, bile të shëndetshëm dhe krenar për punët që kanë bërë.