Email nga adresa
Është bërë një kohë relativisht e gjatë nga momenti i privatizimit të shërbimit për koalidimin e mjeteve në Shqipëri. Problematika kryesore, si gjithmonë në çdo qelizë të shoqërisë, edhe këtu është ryshfeti. Mirëpo këtu ryshfeti shkakton viktima. Me privatizimin e këtij shërbimi nga të gjithë u mendua pozitivisht, për shkak se privati është më i prirur për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur veten nga dukuri të tilla jo të ndershme, sepse sot ai që vjedh qytetarin…. nesër mund të të vjedhë ty o privat i “ndershëm”. Një pyetje më lindi çuditërisht: A mos vallë privati e stimulon këtë korrupsion??? Jo për gjë, se kur të rikthejnë duhet të paguash sërish, tashmë dyfish, sërish për privatin dhe për punonjësin duhet të ndash ryshfetin, ryshfet që të “shpëton” nga moskthimi në rikontroll, poooor që mund të të kthejë drejt një rruge tjetër tragjike siç është vdekja.
