A ekzistojnë fantazmat? (VIDEO)

Dita

Një video tronditëse e xhiruar në aeroportin e Meksiko City ku dyshohet se shfaqet fantazma e një vajze 7 vjeçare po bën xhiron e botës.

Punëtorët e tmerruar të aeroportit ndërkombëtar thonë se shpirti është i një vajze 7 vjeçare që është zbuluar duke ndjekur udhëtarët. Ata thonë se vajza gjithashtu është parë në një zonë të njohur si ‘varrezat e aeroplanëve’ ku pjesët e tepërta të aeroplanëve hidhen atje.

Një roje deklaroi se e ka bërë një fotografi të fantazmës duke qëndruar në dritare të një aeroplani të braktisur.

Kjo vajzë thuhet se gjithmonë e ka një top në kokën e saj dhe se ka harruar ti lidh këpucët. Zonat në të cilat thuhet se ajo më shpesh shfaqet tanimë janë të kufizuara dhe të patrulluara ditë e natë.

Një nga videot e fundit e shfaq fëmijën fantazmë në korridorin e aeroportit, ku vijnë udhëtarët, raporton Javanews.

Ajo duket që është duke e veshur një këmishë nate të gjatë dhe një kapuç, ndoshta nga epoka Viktoriane, dhe ajo është duke qeshur.

Skeptikët janë shprehur se është vetëm një iluzion.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *