SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar gazeta DITA! Meritoni respektin maksimal për hapësirën që ju jepni lexuesve në faqet e gazetës suaj. Duke qenë se lexohet nga një kategori e gjerë njerëzish, arriti të krijojë profilin e vet ndryshe nga të tjerat, atëherë dhe mesazhet që përcjell duhet të jenë ndryshe. Sepse po të bëjmë disa pyetje të thjeshta: çfarë përfiton shoqëria duke sharë çdo ditë Sali Berishën? A është ai përgjegjësi i vetëm i katrahurës ku jemi? Më lejoni t’ju them se pas kalit të ngordhur shkojnë vetëm mizat dhe një thënie filozofike thotë: “të zgjuarit flasin për ide, mediokrit flasin për fakte, budallenjtë flasin për njerëzit.” Ju falënderoj për mirëkuptimin, Xhavit Hasanaj.
