A është droga fenomen që në kohën e Ramiz Alisë?

redaktor

 

Shqetësimi për drogën nuk ka ardhur pas viteve ’90-të, por ka qenë i shtrirë dhe gjatë viteve të fundit të regjimit komunist. Madje dhe në gazetat zyrtare të regjimit.

Një ndër ish-krerët e lartë të Policisë së Shtetit, Pjerin Ndreu, aktualisht deputet i PS-së, tha se fillesat e drogës në Shqipëri janë në vitet e para të qeverisjes së PD-së. Pra, pas vitit 1992 e në vazhdim, duke lënë të nënkuptuar se përgjegjësinë kryesore për këtë fenomen e ka ish-qeverisja e asaj kohe, pra ajo e Meksit, apo politikisht ajo e Berishës. Por në fakt, artikulimi politik i “drogës” nis më herët, që në periudhën e fundit të udhëheqjes së Ramiz Alisë, kur kryeministër ishte Ylli Bufi.

Në fund të gushtit 1991, do vizitonte Shqipërinë ministri i Brendshëm italian, Vincenso Skoti. Dhe në të gjitha takimet me krerët e shtetit, do artikulohej fraza “bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar, drogës dhe terrorizmit”.

Por fraza në fjalë duket se ka buruar vetëm nga konteksti i realitetit italian, pasi në raportimin gazetaresk të vizitës, thuhet se “ai u ndal veçanërisht në punën që po bëjnë forcat e rendit për stabilizimin e vendit, vendosjen e rregullit dhe qetësisë”, që do të thotë pra se problemet kryesore që kishte Shqipëria me rendin në atë kohë kishin të bënin më tepër me krimin ordiner e jo atë të strukturuar.

Aq më tepër që krahas “luftës kundër drogës”, fraza e artikuluar në takimet zyrtare përmban dhe atë “kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”, koncepte ende të panjohura për Shqipërinë.

Duket pra, se vizita e ministrit Skoti atë kohë, pra në gusht të vitit 1991, vetëm sa ishte një shenjë paralajmëruese për autoritetet shqiptare se çfarë i priste pak vite më vonë. Pjerini u është futur arkivave, do patjetër të kuptojë kur është folur për herë të parë mbi drogën në Shqipëri. Në fakt, ça punë tjetër mund të ketë Pjerini. Ai deputet është.

per-drogen-e-pjerinitgazeta-ne-kohen-e-ramizit

Share This Article
1 Comment
  • Pa pretenduar se kemi fakte ne dore eshte perfolur se be Burgun e Sarandes eshte prodhuar heroine nga lulekuqja Po te sjellim nder mend faktin e kontrabandes se cigareve me mafien e Ndrahgetes dhe Camores si dhe tentativat per te prodhuar nje arme automatike belge te prure nga mafia italiane natyrisht qe edhe prodhimi I heroines mund te kete ndodhur jo me be kohen e Ramizit por qe ne kohen e Enverit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *