“A është e lehtë të investosh në Shqipëri?”, Ambasada e SHBA shuplakë për të gjithë

J L

Ambasada e SHBA ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga emisioni “31 minuta” që transmetohet nga Televizioni Publik Shqiptar, ku flitet për dhunimin në vendin tonë të biznesmenit amerikano-libanez Faadi Mitri, i cili planifikonte të ndërtonte një kompleks multi milionësh në Gjirin e Lalzit.

Emisioni gjithashtu përmend edhe veprimet korruptive të gruas së gjyqtarit Gjin Gjoni që nxorri jashtë loje nga gara për ambientet e dyqaneve Duty Free në aeroportin e Rinasit një kompani amerikane.

“A është e lehtë të bësh biznes dhe të investosh në Shqipëri? Ky biznesmen amerikan, për fat të keq, do të thoshte “jo”, thotë deklarata e fortë e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Postimi:

A është e lehtë apo e vështirë të besh biznes në Shqipëri?

Në pjesën e parë të “31 Minuta” për sonte i kushtojmë hapësirë të veçantë klimës së biznesit në Shqipëri. A është e lehtë apo e vështirë të besh biznes? Po investitorët e huaj me çfarë të papriturash dhe pengesash përballen ku vijnë këtu? A ka një mjedis te sigurt ekonomik, ligjor dhe a ekziston konkurrenca e ndershme? Historia qe do te përcjellim është një garë e zakonshme mes biznesesh private qe kthehet në një lufte të egër dhe me rregulla te xhunglës kur në të përfshihen struktura të shtetit dhe gjykata.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Amerika gaboi ne mbeshtetje te kopilit te Vicidolit ne vitin 1990.Kjo mbeshtetje vinte nga frika qe urrente komunizmin.Po ja qe keto “komunistet” ishin jane dhe do te jene ma te marrun veshte e ma te ekuilibrume ne mardhenie me boten.Aq ma teper me te madhen Amerike qe e ka tregue veten me fakte te pa tundeshme pro kombit Shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *