Në një prej udhëtimeve të Margaret Thatcher-it në Pekin në vitet ’80, Charles Moore na tha në biografinë e tij të fundit, se udhëheqja kineze shpresonte ta trysnonte Britaninë për Hong Kongun. Ata ndërmorën një skemë djallëzore: i mbajtën xhinin-tonik Dennis Thatcher-it. Edhe pse më pas ata e zbutën këtë ligësi, anekdota na tregon se Kina rrotullohet nga t’i vijë për mbarë kur është e nevojshme.
David Cameron e di mirë këtë. Atij iu deshën vite për ta rifituar besimin kinez, pasi iu shkeli në kallo duke takuar Dalai Lamën më 2012-n. Por ndërkohë që është e lehtë për ne të aplikojmë një shtrëngim ekonomik për plagën e të drejtave të njeriut, rritja meteorike e Kinës paraqet probleme më thelbësore për të tjerët.
Prania e gjerë ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Azi ka sjellë 70 vjet prosperitet dhe stabilitet – me Kinën që ka qenë një prej përfituesve. Sot kjo prezencë kërcënohet nga pasuria në rritje dhe sofistikimi i forcave ushtarake kineze, sikurse janë raketat që mund të mbërrijnë deri tek aeroplanmbajtëset amerikane në Oqeanin Paqësor.
Gjatë viteve të fundit, Kina i ka zgjeruar pretendimet e saj në Detin Jugor Kinez, duke ndërtuar ishuj të mëdhenj dhe duke vendosur pajisje ushtarake në to, si dhe ka kërkuar që ushtritë e tjera të qëndrojnë 12 milje larg zonës ekskluzive përreth tyre. Kjo kërcënon parimin themelor të lirisë së lundrimit, në një zonë ku kalon 30 për qind e tregtisë botërore me anije. Edhe pse ka edhe vende të tjera që kanë pretendimet e tyre të dyshimta, askush nuk ka arritur që t’i anashkalojë të tjerët brenda një kohe kaq të shkurtër.
Fuqia e Kinës po rritet me një përqindje që është e vështirë për t’u kuptuar për ne. Në dekadën përpara Luftës së Parë Botërore, ekonomia e Gjermanisë rritej me 13 për qind dhe shpenzonte 64 për qind në armatime. Por në 10 vitet e fundit, ekonomia e Kinës është rritur plot katër herë më shumë, ndërkohë që shpenzimet e saj ushtarake janë trefishuar. “Asnjëherë më parë në histori, – shkruan studiuesi i Harvardit, Graham Allison, – një shtet nuk është rritur kaq shumë, kaq shpejt dhe në kaq shumë përmasa të fuqisë”. Allison argumenton se një ndryshim kaq i shpejtë dhe masiv në balancimin e pushteteve është shoqëruar me luftë në 12 nga 16 raste gjatë 500 viteve të fundit. Si mund ta shmangim një fat të tillë?
Kujtoni së pari se Kina ka edhe fuqi diplomatike. Ajo ka një karrige në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndërsa dy superfuqitë e saj rivale në rajon, Japonia dhe India, jo. Është e vërtetë, Kina nuk është e përfaqësuar siç duhet në disa institucione kyçe globale që u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo renditet e gjashta në numrin e votave në FMN, edhe pse është ekonomia e dytë më e fuqishme në botë. Por shtetet – përfshi edhe Britaninë – janë dyndur për t’iu bashkuar Bankës Aziatike të Investimeve (AIIB) që udhëhiqet nga Kina. Banka e re e Zhvillimit, e krijuar nga pesë vendet e BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) do ta ketë gjithashtu selinë në Kinë. Dhe vetë Banka Kineze e Zhvillimit me seli në Pekin tashmë ka dhënë më tepër kredi se Banka Botërore.
Kina nuk mbetet as jashtë diplomacisë tradicionale. Për shembull, Uashingtoni i mirëpriti përpjekjet kineze për të ndërmarrë bisedime mes Afganistanit dhe talebanëve sivjet. Kina meriton një vend të përshtatshëm me përmasat e saj, sepse sigurisht nuk është një fuqi e padëshiruar.
Po me rendin e sigurisë ç’mund të bëhet? Pesimistët argumentojnë se trajektorja e Kinës nuk na lë asnjë opsion tjetër, veçse t’i kënaqim pretendimet e saj radikale në Paqësor, ndoshta duke i garantuar Pekinit njëfarë versioni të saj të Doktrinës Monroe. Një gjë e tillë nuk do të ishte e mençur. Kina vërtet mund të jetë duke e eklipsuar individualitetin e secilit prej rivalëve të saj, por kundërshtarët e saj janë duke ndërtuar lidhje të reja dhe më të forta me njëri-tjetrin, pavarësisht mosmarrëveshjeve që mund të kenë. Javën e kaluar, për shembull, India praktikoi një nëndetëse sulmuese së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë. Në shtator, Tokio miratoi një ligj që i lejon ushtrisë së saj të luftojë jashtë vendit.
Kur Shtetet e Bashkuara shpallën Doktrinën ‘Monroe’ në vitin 1823, nuk kishin rivalë të përmasave të Indisë apo Japonisë në dyert e tyre. Kurse Pekini, ndërkohë, nuk ka shumë miq, me përjashtim të ndonjë rasti të izoluar si Koreja e Veriut. Vërtet Kina dhe Rusia po afrohen, por një perol-shtet i izoluar dhe në krizë ekonomike dhe i ngecur në Ukrainë dhe Siri, zor se mund të jetë një aset më shumë për kinezët. Shekulli i 21-të nuk është kinez, por aziatik.
Edhe nëse ne i mirëpresim mallrat dhe kapitalet kineze në Perëndim dhe punojmë me Pekinin në çështje globale si mospërhapja e armëve bërthamore dhe ndryshimi i klimës, duhet të jetë përparësi strategjike të mbështesim dhe forcojmë këtë grup fuqish rajonale që shqetësohen dhe preken direkt nga sjellja e Kinës. Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nga i ashtuquajturi strumbullar i Azisë (një zhvendosje modeste e forcave ushtarake drejt lindjes) e kanë zbuluar këtë. Kjo është arsyeja se përse Uashingtoni ka shfaqur vullnetin për t’i dhënë një teknologji jashtëzakonisht të përparuar si dizajni i aeroplanmbajtësve, një vendi jo-aleat si India. Për të njëjtën arsye Marina jonë Mbretërore ka trajnuar kolegët e tyre japonezë për t’i bërë ballë sulmeve në ishujt e përfolur.
“Ka ende 209 copëza toke të papushtuara në Detin Jugor të Kinës, – vuri në dukje një ushtarak i lartë kinez për një revistë amerikane javën e kaluar, – dhe ne mund t’i përvetësojmë që të gjitha”. Udhëheqësit kinezë mund të tërhiqen nga ide të tilla vetëm nëse ndërtohet një arkitekturë e fortë dhe e gjerë sigurie në Azi.

PO, ESHTE E PASHMANGSHME.
pastroni bunkeret e merhumit…..se do ju humbi pordha vrimen.
Lufta ka kohe qe ka filluar.
Kur do te perfundoj eshte pyetja?
Nuk ka lufte te trete Boterore per shume aresye: 1- Nuk ka me persona ta regjistrojne kete lufte. 2- Bomba atomike e hedhur ne Hiroshima ishte e forces 15 kilo tone dhe dihen demet e saj.3- Sot Amerika dhe Rusia kane Bomba Atomike me force 300 Mega tone. NJE Mega Tone = 1000 Kilo Tone , Beni llogaritjet matematikore dhe do kuptoni se po ndodhi kjo lufte shuhet jeta ne Toke dhe nuk ka person qe ta regjistroje.
Luft boterore nuk ka.Edhe pse luftrat jan shkaktuar nga vete rendi kapitalist.Luftrat nuk do pushojne kurr sa te ket fryme mbi toke.Po keto do behen ne zona,ne parcela sic mund ti quajme.
Ky analisti i shkrimit asht interresant.Nga nji ane Kinen e ben fuqin e dyte ne bote per nga ekonomia.Nga ana tjeter,thot qe shekulli 21 nuk asht kinez po aziatik.Dhe te gjitha frocat e filozofis parashikimit e idet i shpreh per tu mbrojtur nga kina,per te tkurrur kinen.Kina nga ana e vet do te beje shume shpejt edhe 209 ishuj rreth e rreth interresit te vet ne detin jugor te saj.Pra nese kina nuk njihet superfuqi e botes,jo qe ne fakt asht.Po ama ne Azi Kina asht superfuqi e nuk duhet mohuar sic e mohon analisti i shkrimit qe shekulli 21 asht aziatik.Kina ecen me durimin ma te madh sec ecte superfuqia kapitaliste deri sa shojti komunizmin.Kujtoni kinen e viteve kur protestonte me deklarata me 4 shifra shkeljet ajrore nga avionet spiun.Kur nuk ishte ne OKB.Sot ka nji vend ne keshillin e sigurimit.Me Kinen duhet matur mire punen.Sic duken punet, i takon qe vellau ma i madh te heqin vathin ne vesh si i deshirit, po behet me vllezer te tjere te medhej.Pavarsisht dhe nuk merre fare per baze ditlindja.Po vetem ecuria e avantazhit ekonomik.Ekonomia asht zoti madheshtise dhe i forces se nji shtetit ne mbare boten.