Prej shumë vitesh ekspertët e shëndetit paralajmërojnë konsumatorët të mos hanë shumë vezë, sepse ato rrisin nivelin e kolesterolit dhe ndikojnë në sëmundjet e zemrës.
Ndërsa vitet e fundit, mjekët dhe nutricionistët e kanë zbutur qëndrimin e tyre, duke theksuar se vezët përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe proteina shumë të rëndësishme.
Vezët kanë kolesterol, por kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe.
Është e vërtetë që vezët kanë një nivel më të lartë të kolesterolit dietik sesa shumë ushqime të tjera, rreth 185 mg në një vezë. Jo shumë kohë më parë, vezët konsideroheshin të dëmshme sa edhe duhani.
“Tani e dimë se ajo që rrit vërtet kolesterolin në gjak është yndyra e ngopur në dietë dhe jo kolesteroli që merret direkt përmes ushqimeve”, shpjegon Dr. Schulman.
“Kur hahet kolesteroli, ai shpërbëhet në zorrë, nuk absorbohet si një molekulë e tërë kolesteroli”, shton më tej doktori. Por një tjetër gjë që duhet marrë parasysh, thotë Dr. Schulman, është raporti i kolesterolit të keq me atë të mirë dhe veza përmban më shumë këtë të fundit.
Studimet e fundit nuk tregojnë lidhje me sëmundjet e zemrës
Hulumtimet në vitet e fundit nuk kanë arritur të gjejnë një lidhje midis konsumimit të vezëve çdo ditë dhe sëmundjeve të zemrës, madje edhe tek njerëz, gjenetika e të cilëve i ka vënë ata në rrezik më të lartë se normalja.
Madje, sipas një studimi të kryer në Zelandën e Re, ngrënia e vezëve mund të ketë efekt mbrojtës. Njerëzit të cilët raportuan se hanë një vezë në ditë kishin një rrezik 11 për qind më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, si dhe një rrezik 18 për qind më të ulët të vdesin prej tyre për nëntë vitet e ardhshme, se ata që nuk hanë vezë. Ata gjithashtu kishin një rrezik 26 për qind më të ulët për të pasur një goditje hemorragjike.
Vezët janë të mbushura me ushqyes dhe proteina
Ka shumë arsye për të ngrënë vezë, thotë Dr. Schulman.
Ato janë të pasura me vitaminë E, lutein, selen dhe folate, të cilat luajnë role të rëndësishme në shëndetin e trurit, shikim dhe luftimin e inflamacionit në trup.
Ato gjithashtu përmbajnë proteina (rreth 6 gramë për vezë), të cilat ju japin ndjesinë e ngopjes.
Vezët e ziera janë një zgjedhje e shëndetshme për shkak se nuk kanë asgjë për ta shtuar, thotë Dr Schulman, teksa rekomandon që vezët të gatuhen me pak vaj ulliri, por përpiquni të shmangni gjalpin, edhe pse pak gjalpë nuk do të ndikonte për keq të një pjesë e njerëzve.
p.k/dita

Pa shum llafe e filozofira mjeksore .Babai me shpetoj fal dy vezve te fresketa qe pinte cdo dite ne mengjes para se te shkonte ne pun . Nga person me kartel mjeksore mbas 4 viteve doktorret nuk i gjeten asnje shenje pleviti ne trup.Vdiq ne moshen 92 vjecare Shkaku rimori nje plevit te dyt qe nuk e perballoj trupi i konsumuar nga mosha .
sakice
sipas teje vezët qënkan dhe ushqim dhe ilaç??
të paçim o enver!!pra me tre vezë në ditë e falimentojmë industrinë farmaceutike nga ilaçet??
nuk e kanë shëruar vezët mor shpirt,e ka shëruar trupi plus ilaçet e ushqimi tjetër!!
para disa vitesh një latinos ra nga kati i 37,më duket,dhe mbijetoi!sipas të motrës kishte mbijetuar falë zotit,kurse sipas reporterit edhe falë 100 e kusur operacioneve të doktrëve!!
prandaj mos i vini pikat mbi “I”!!
veza është një nga ushqimet që njeriu e ka përdorur para se të ishte njeri,homosapiens!pra përdoret që në kohë të kohërave!!bile në atë kohë që nuk dihej se egzistonte koha!!edhe sikur helm të ishte!?
organizmi do të ishte mësuar me kohë!!
unë personalisht,por mbi të gjitha një shoku tim,i përdor vezët pothuajse çdo ditë!dhe jo nga një!!
kurse ai shoku tim,jo më pak se një paketë 10she,sa herë që gatuan!!e kam pyetur një herë dhe më tha se përdor rregullisht nga 40-50 kokrra në javë!!është jo vetëm si kokrra e mollës por dhe me më pak se 14 sekonda për 100 metra,po i afrohet të 60ve,tregon se kolesteroli nuk ka zënë asnjë vënd tek ai!!
thënja, “gjella me kripë dhe kripa me karar”,nuk ka dalë ashtu si padashje!!
O shoku Ballis paske shku per leshin e Xhofit .Te paska ngelur suma tek lo.. e Hoxhes.Sqenke dakort qe paskemi konsumuar vez komuniste dhe patem sherim .Ha mu.. e Saliut se do te jetosh me shum . Me fal per fjalorin . Enverin ta kam len ty ta vlersosh por ki kujdes se po te zbuloj Saliu te ……….
të fala paç ti dhe fjalori tënd,sakice!!
jepi se nuk i prish punë kujt!!maksimmi,mund të pësosh ndonjë infarkt të lehtë!por ti se ke problem i fut nja tra vezë dhe të kalon!!
mos brrit or ti,mos brrit!!
shaka e pata a të keqen!!
hajt i fusim nga një lesh të ëmbël,dhe e mbyllim sherrin!!
Kur s’ke ca t’hash jo mire por shume mire te bejne. Rendesi ka qe robi te vdese me barkun plot.