I nderuar lexues! Bretkosat për të cilat ju flisni, jetojnë në zona të veçanta të kontinetit amerikan. Ato ngrihen, shkrihen dhe sërish jetojnë. Këtë proces të shkrirjes dhe ngrirjes e përjetojnë deri 10-15 herë dhe gjatë kësaj faze, indet e tyre prodhojnë glukozë, dmth. sasia e sheqerit në trup rritet. Kafshët zakonisht mbrohen nga ngrirja nga lëkura e leshtë apo dhjami, por që të dyja mungojnë tek bretkosa. Glukoza krijon kristale dhe kështu pengon tharjen e qelizave. Në këtë gjendje bretkosat ringjalleshin edhe pas shtatë muajve ngrirje, madje edhe në minus 18 gradë.