Entela Resuli
Përpara 10 viteve, dukej sikur të gjithë në Shqipëri donin të bëheshin avokatë. Dhe si pasojë e numrit të lartë të të diplomuarve që dilnin nga fakulteti i drejtësisë, u shtua edhe numri i kamerierëve me diplomë juridiku.
Tregu i vogël nuk i jepte mundësi të gjithëve për punë.
Zgjedhje e degëve për të kryer shkollën e lartë bëhej pa një studim tregu e për pasojë kishte shumë të diplomuar e pak vende pune.
Vitet e fundit duket se diçka ka ndryshuar.
Të rinjtë po orientohen më shumë të shkencat kompjuterike, ku edhe për këtë thonë se teknologjia është e ardhmja.
Po çfarë po ndodh me avokatinë sot dhe sa e vështirë është për një femër të punojë në këtë profesion që mesa duket zotërohet nga meshkujt, të paktën sipas statistikave.
Sot do të përqendrohemi të gruaja në profesionin e avokates, pasi në vendin tonë ka plot shembuj suksesi, ka gra e vajza që janë avokate të zonjat, që kanë çështje të rëndësishme në dorë e mbi të gjitha që janë profesioniste.
Në numrin e shumtë të mbrojtësve ligjore që hyjnë në derën Gjykatës së Tiranës ajo bie në sy.
Jo për nga takat e larta apo veshja e ngarkuar siç jemi mësuar shpesh të shohim në dyert e organeve të drejtësisë, por për të kundërtën.
Është e thjesht si në komunikim ashtu edhe në pamje. Studimet e larta i ka ndjekur në Itali ku edhe është diplomuar për Ligj dhe Drejtësi.
Suela Hasani është avokate. Ajo e ushtron këtë profesion prej 9 vitesh. Sot drejton studion ligjore Legal & Financial Consulting ku është themeluese së bashku me ortakun e saj Shkëlqim Kerlukun. Hasani merret kryesisht me çështje civile dhe tregtare.
Pas përfundimit të studimeve, na tregon se zgjodhi të vijë në Shqipëri edhe pse familja e saj vazhdon të jetojë ende në Brindisi të Italisë ku edhe u vendosën në fillim të viteve ’90 kur Suela ishte ende fëmijë.
Vendim i saj ka ardhur për disa arsye, e para do të donte që dijet e marra t’i jepte në vendin e vet, edhe pse jo, të kishte edhe ajo mundësinë të kontribuonte për drejtësinë shqiptare.
“Njerëzve u duket e çuditshme kjo ideja ime, por është e vështirë t’ia heqësh vetës këtë mendësi, kur rritësh me një frymë që e drejta duhet të triumfojë gjithmonë, e aq me tepër kur profilizohesh dhe shkollohesh në këtë drejtim. Ndaj, personalisht nuk bëj asnjë kompromis me të vërtetën dhe të drejtën”- tregon avokatja për Dita-n.
Suela është brezi i atij “lumi” studentësh të juridikut që erdhën dhjetë vite më parë.
Ne folëm më avokaten Hasani për sfidat e saj në këtë profesion, vështirësitë, por edhe kënaqësitë që merr nga kjo punë.
-Suela, ka patur një periudhë që, të bëheshe avokate ishte në modë, ka ndryshuar diçka kohët e fundit?
Kam përshtypjen se të bëhesh avokat ka qenë një synim i lidhur drejtpërdrejt me realizimin ekonomik, ashtu si dhe për profesione të tjera si inxhinierë, arkitektë etj, nuk ka patur raste frymëzuese në historinë pak vjeçare të demokracisë shqiptare, si për shembull për studentët italianë, Giovanni Falcone apo Paolo Borselino
-Sa vite keni në këtë profesion dhe çfarë ju ka mësuar puna në praktikë, dhe ndoshta nuk ua ka mësuar shkolla?
Unë e ushtroj këtë profesion prej 9 vitesh, shumë gjera më ka mësuar praktika, gjera që në auditorë as që përmenden fare, për mendimin tim ja vlen të theksohet marrëdhënia njerëzore. Asnjë nuk të mëson apo të përgatit gjatë studimeve se ky profesion, përpos përgatitjes teknike e cila është në themel të punës tonë, ka të bëj me marrëdhëniet njerëzore.
-Ka një perceptim që avokatët janë gjithashtu edhe sekserë, çfarë mendimi keni për këtë dhe a është e vërtetë?
Sigurisht që ka pasur raste të tilla të cilat vijnë si pasojë e një sistemi të pa zhvilluar akoma drejtësie, por këto raste nuk mund të përgjithësojnë profesionin e avokatit.
Me thënë të drejtën perceptimi që unë kam është mungesa e besimit ndaj avokatit, kuptohet se po flasim për momentin fillestar të marrëdhënies klient-avokat. Kjo mund të vijë për pasojë të zhgënjimeve të mëparshme të pësuara nga klienti, por dhe nga pamundësia e klientit për të kuptuar rolin e avokatit. Pra si po të thosha më parë, në fund të fundit është marrëdhënie njerëzore.
-Sistemi i drejtësisë duket sikur dominohet më shumë nga burrat, si gjendet një grua në këtë mes?
Në fakt më duhet të theksoj se jo vetëm fusha e drejtësisë dominohet prej tyre. Sigurisht një grua e cila nuk gëzon ndihma “speciale” duhet të punojë 2 herë më shumë për të realizuar një karrierë të kënaqshme.
Në Shqipëri ka ende një mentalitet arkaik lidhur me femrën në karrierë, dhe nuk dua të them se janë vetëm burrat përgjegjës, por dhe gratë, ato me ndihmë speciale të cilët prishin rendin e meritokracisë.
E thënë më thjesht kjo punë është si atleti me dopingun, ai që nuk merr doping mundohet shumë më shumë se ai që e merr dhe pak gjasa ka që të fitojë ndonjë gjë.
-Na ndodh shpesh që kur bëhen mbledhje të ndryshme të KLD-së, apo kur kalojmë korridoreve të gjykatës, shohim gjyqtare, avokate… të cilat duket sikur janë duke kaluar në pasarela mode: Të ngarkuar me aksesor, të mirë-kuruar. A është kusht kjo gjë në drejtësi?
Patjetër që nuk është kusht, por për mendimin tim është një mënyrë krejtësisht individuale për t’i caktuar vetes një status social. Pamja e jashtme në mendimin kolektiv është si një kartëvizitë, pra e gjitha ka të bëjë me çfarë duam të ‘shesim’ nga vetja.
-A mjafton të jesh një profesioniste e mirë në drejtësinë shqiptare?
Patjetër! Unë jam e bindur nga përvoja personale se të duash atë që bën domosdoshmërisht përkthehet në realizim. Pasion, durim dhe vendosmëri këto janë çelësat.
– A mund të na thoni një rast ku jeni ndjerë vërtet mirë me profesionin tuaj?
Çdo eksperiencë në fushën tonë është tepër e vlefshme nga ana profesionale, por ajo që unë mund ta theksoj si eksperiencë më të veçantë është përfaqësimi i një kompanie shqiptare në një konflikt ndërkombëtar në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale, e cila u zhvillua në Norvegji. Ka qenë një punë tepër intensive për faktin se çështja ju nënshtrua një legjislacioni të ndryshëm nga ia shqiptar. Kjo çështje përfundoi me sukses dhe padyshim më bëri të ndihem krenare për punën e bërë.

Gjeja ma e lehte asht te mos jesh i drejte.Nese doni ta provoni e vertetoni me shembuj konkret me veprimtarine e PD,si dhe me cdo institucion para dhe mbas vettingut.Sidomos me ato te drejtesise me aktivitet padrejtesie.
Te jesh i drejte duhet te rilindish per se dyti mbas vendosjes se Vettingut.Gje qe nuk bahet se kane ndryshue permasat e njeriut nga lindja e pare e deri tashti qe shkruajme komentin.
Kush e ndan te drejten nga e gabuara?
Ato ndahen në seanca gjyqësore, të cilat zhvillohen në zbatim të ligjit me korrektësi nga një trupë gjyqësore e aftë dhe tepër e ndershme. Roli i prokurorëve, kur çështja është penale dhe e avokatëve në të dy rastet, do ta kishin të vështirë të sfumonin procesin. Këto gjëra ata që studiojnë për drejtësi dhe shërbejnë aty ku drejtësia jepet, pra në gjykatl, i dinë shumë mirë këto. Nuk janë të reja, njihen qysh nga fillesa, ajo që quhet e drejta romake, ku përparësi i jepet përveçse ligjit, i cili shpesh është i ftohtë, edhe vokacionit të brendshëm të vetë gjyqtarit/gjyqtarëve, pikërisht atij/atyre që përmbushin karakteristikat e mësipërme.
Ai qe vendos se si do behet ku bazohet?
Thash’ se per cfare te drejte, po flisje (si koncept apo si ushtrim) ? Sot ka humb koncepti i te drejtes e jo me koncepti, i ushtrimit te saj . E drejta njerezore, tashme i takon epokave te shkuara (romantizmit dhe iluminizmit) . Tani po jetojme epoken e kanibalizmit te “njeriut”…..modern ….
..