Batutat mes Edi Ramës për Erjon Braçen nuk kanë të sosur. Ai ndoshta është një muzë për të. Dje në Divjakë është përkujtuar
1-vjetori i moratoriumit të gjuetisë. Sërish ironik me Erjon Braçen, pas ndarjes së lejeve të legalizimeve në Lushnje, Rama ka sjellë vëmendjen tek respekti që Braçe ka për gjuetarët, por që kryeministrit i duket një sport i pakuptimtë.
Megjithë ironinë e “këshillimin”, Rama ka kërkuar në fund një duartrokitje për punën, sërish me batutë për “shokun Erjon”. “Megjithë
respektin për gjahtarët, që Erjoni e ka, por mua më duket një sport përtej mundësive për ta kuptuar. Nuk duhet të na i marrin për keq nëse jemi në krahun e zogjve dhe jo në krahun e tyre”, ka thënë Rama.
I pranishëm ishte edhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, me të cilin e nisi fjalën Rama, homolog të të cilit gjeti në Divjakë, prapë Erjon Braçen. “Më vjen mirë që ambasadori kishte këtë qëllim që ta shkëpuste vëmendjen nga tensioni artificial politik dhe ta sillte tek natyra. E nisa me ambasadorin e Tiranës në Divjakë, Erjon Braçen, i cili ka patur një kontribut të veçantë. Do t’u lutesha shumë që këto duartrokitje të ishin për… shokun Erjon”, e përfundoi fjalën Rama. Ndërsa ambasadori amerikan u shpreh i lumtur se për herë të parë këto
ditë nuk po flitet për politikë.
