A është gjallë shpresa?

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Shpresa vdes e fundit, ka thënë dikush… Sot po lëngon shpresa në shtratin e vdekjes. Të gjithë (e kam llafin për ata që kanë të drejtë për një firmë të zezë në letër të bardhë) janë të korruptuar sa që vijnë erë të qelbur deri jashtë kufijve të vendit, pasi ditë për ditë po u hiqen pusetat gropave septike të politikës që kanë izoluar kutërbimin.

Të gjithë njëlloj në aktivitet, por jo të barabartë në përfitime. Të kërmosin të gjitha pushtetet era “përç” pasuror. Pavarësia e pushteteve, siç thonë në demokraci, është bërë varësi mes tyre për pasuri të pafundme, harbutëri, pa pikë finese por me “fishekzjarrë”.

Përgjegjësia? E miletit! E votuesit që i ligjëron! E “shuplakave” përkëdhelëse!

Share This Article
1 Comment
  • Shpresa vdes e fundit dhe durimi ka nje fund ,prandaj te gjithe shqipetaret te protestojne prane Ministrise te Drejtesise,Prokurorise te Pergjithme dhe Gjykatave ku te jete nje Termet pren 9 ballesh ..REFORME NE DREJTESI DHE LARGIM TE GJYQTAREVE DHE PROKUROREVE TE KORUPTUARE DHE TE PAAFTE..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *