Gjatë prononcimit për mediat pas daljes nga prokuroria, kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar dyshen Berisha-Rama se janë të bashkuar për një interes, dobësimin e opozitës.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se thirrjeve të Berishës demokratët i kanë dhënë përgjigje.
Si i konsideroni veprimet e Policisë së Shtetit dhe me çfarë argumenti do e kërkoni votën e demokratëve te cilët i sulmuat?
“Për veprimet e policisë, i qëndroj fjalës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe demokratët janë të bashkuar në qëllim. Sado të merreni me detaje ju siguroj që demokratët ndajnë një qëllim, largimin e Edi Ramës që përmes masakrës zgjedhore ka prodhuar korrupsion, varfëri. Berisha ngaqë është shpallur non grata thotë më mirë mos të ketë PD dhe ka bërë të qartë që në këtë qëllim është i bashkuar me Edi Ramën. Duan të dobësojnë opozitën. Këta duhet të jenë e shkuara, në mendjen time janë e shkuara, në mendjet tona janë hallet e shqiptarëve. Kjo është përplasja. Një pakicë që do ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe një shumicë që po pret zgjidhje”, tha Basha.
Po nëse hapet dosja e 21 janarit?
“Me gjithë respektin më lejoni që mos ta kthejmë këtë në një kalvar pafund pyetjesh po të fokusohemi te çështjet kryesore për të cilat ndodhemi këtu. Dosja është proceduar në mënyrë të plotë dhe mos ta kthejmë këtë në një kalvar të gjatë pyetjesh. Thirrjeve të Berishës demokratët e vërteti i kanë dhënë përgjigje. Janë thirrje për të ndihmuar Partinë Demokratike. Ne do të jemi në një proces përgatitje për të forcuar aleancën me qytetarët”, tha Basha.
j.l./ dita

Me kete pergjigje, Lulzim Krimineli, ish-minister i Puneve te Brendshme na dha te kuptojme se eshte ai qe e ka dhene urdhrin e vrasjeve te 4 deshomreve te Demokracise ne Shqiperi me 21 janar 2011 dhe nuk do qe t’ia kujtoje njeri. Po ashtu nuk do t’i kujtoje njeri as firmen e shitjes se Detoit Jon, as vjedhjen e Rruges se Kombit, as larjen e parave ruse e as Toyota Yaris. Lulzim Krimineli duhet te liroje urgjentisht ndertesen e SHQUP-it dhe t’ua ktheje Veteraneve te Luftes dhe te Mbrojtjes se Shqiperise..
Në perceptimin tim (e theksoj) nuk ka trekëndësh të bermudës, por Rama, Basha, Meta, Berisha janë katërkëmbshi vampir i këtij vendi. E kam shkruar dhe dikur, se diferenca nga këta të katër (muskutjerët) është se Rama është më punëtori.
I DHJERE , POR KRENAR ! Eshte kohe e humbur te merresh me nje cope budalla qe e ka hequr pas hunde bajraktari bandit i Vicidolit per 18 vjet ! A muaret ndonje pergjigje per pyetjet qe bete , zoterinj gazetare ?!
Mos ja prekni 21 Janarin Bashes, eshte ne taven e vrasjeve ne bulevard, ndryshe do jepte nje pergjigje ndryshe. Pis burre, bashkepunetor i ngushte i krimnelit Berisha.