A është i “rrethuar” Edi Rama?

Dita

E kam fjalën për Reformën në Drejtësi. Ishte një ndër zotimet madhore të Edi Ramës me të cilin mori një shumicë dërrmuese votash për të qeverisur pas zgjedhjeve të qershorit 2013.

Tentativat për të luftuar krimin dhe korrupsionin u dukën që në ditët e para, por përpjekjet e Ramës i ngjanin shkrepëses së lagur! Në këtë situatë absurdi, durimi i shoqërisë shqiptare po soset dita ditës dhe fatura i shkon Edi Ramës dhe qeverisjes së tij në këto 3 vite, si e vetmja shpresë për të dalë nga kjo gjendje. Përballë një aleance me të keqen, ku dominon një sistem drejtësie tërësisht i kalbur, e vetmja rrugë mbetet shkëputja e hallkave të kësaj lidhje dhe shkallmimi i këtij sistemi.

Ndihma e ndërkombëtarëve në këtë drejtim duhet vlerësuar, por shpesh i ngjet përtypjes se çamçakizit, e pse jo edhe të trokitjes në dyer të gabuara me lutje absurde atyre faktorëve, që shembja e këtij sistemi do jetë edhe fundi i tyre. Situata ka arritur në një pikë kulmore. Nga ana tjetër Rama ka përcaktuar vijën e kuqe ku thotë se nuk do bëjë asnjë lëshim në këtë drejtim…

Ecejaket e ambasadorëve dhe taktikat zbutëse të aleatëve, sa janë shpresëdhënëse janë po aq edhe të frikshme për një vdekje klinike të reformës. Për mendimin tim Rama në këtë betejë është në rrethim të plotë. Ka vetëm një rrugë, REFERENDUM!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *