Një kirurg ‘provokon’ Xheniferin

anazapta

Që Xhenifer Lopez është një femër e bukur, kjo nuk diskutohet. Por përveç dyshimeve që janë hedhur shpesh për ndëryrje estetike në fundshpinë, hipoteza të cilat për hir të së vërtetës nuk janë vërtetuar kurrë, tashmë ka thashetheme edhe për fytyrën. Një kirurg plastik ka postuar në Tuiter dy fotot të J.Lo, duke bërë krahasime mes tyre.

Doktor Ayham Al-Ayoubi, specialist britanik i rikonstruktimit të fytyrës, shkruan “Këto foto para dhe pas të JLo-se tregojnë shenjat e shumta të kirurgjisë plastike. Natyrale ka qenë e bukur, por sot e mrekullueshme”.

Fansat kanë reaguar menjëherë, duke u shprehur se këngëtarja është natyrale. Madje edhe vetë Xhenifer ka dërguar një mesazh duke mohuar gjithçka. Pas një komunikimi me doktorin, ky i fundit është shfajësuar duke thënë se nuk ishte ai vetë që kishte shkruar mesazhin, por asistenti i tij, pa marrë leje.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *