Është një nga pyetjet më enigmatike të të gjitha kohërave:” Çfarë ndodh pasi vdesim?
Për ata që besojnë në jetën tjetër , kjo foto mund të jetë vetëm një konfirmim i besimit.
E realizuar nga një drejtues kamioni, Saul Vazquez në Kentucky, në SHBA të martën pasdite, sipas tij në foto tregohet momentin kur shpirti i një njeriu lë trupin e tij, pas një aksidenti fatal me motor.

Që prej mometit që Vazquez e postoi imazhin në Facebook, fotoja është shpërndarë në mënyrë virale, veçanërisht nga ata që besojë se vërtet tregohet ekzistenca e shpirtit të pavdekshëm.
Në mometin e aksidentit Vazquez ishte në anën tjetër të rrugës dhe pasi bëri foto e postoi atë në Facebook duke shkruar: “Zmadhojeni foton dhe shihni me kujdes hije që ngjitet lart. Ajo që unë shpresoj është që kushdo që ka qenë i përfshirë në aksident të jetë mirë”.
Në fakt në aksident ishte përfshirë vetëm një motoçiklist, i cili kishte marrë plagë të rënda dhe sipas ekipeve të ndihmës së shpejtë që ishin në vendin e aksidentit nuk mbijetoi.

Jepiniiiiiii !
Ka injorante plot, qe te thone se kjo foto eshte shume e vertete!
është e mundëshme kjo që thotë ky lali!!
mjafton të besosh dhe çdo gjë është realitet!!
dhe për mua që nuk besoj fare në këto,që unë i quaj,brroçkulla,kjo foto me këto përfundime,është një mësim!!
p.sh.
– dhe shpirti paska të njëjtën formë si dhe trupi i personit që vdes!!
– pavarësisht se personi i vdekur,në shumicën absolute,është gjithnjë i shtrirë,shpirti u largoka,fluturon në këmbë!!
– fotoja e këtij lalit është një provë e gjallë e njeriut tëvdekur që i largohet shpirti për në botën tjetër,si thonë shumica!!duhet shkuar nëpër spitale ku japin frymën e fundit të sëmurët teriminal dhe me siguri që do të shohim,fotografojmë raste të tilla!!bile më shpesh se ky!!përfytyroni në një thertore?!aty duhet të fotografohen shpirtëra me shumicë!!
ps:shpresoj se askush nuk e mohon që dhe kafshët,pavarsisht se nuk kanë inteligjencën tonë dhe nuk dinë të flasin një gjuhë të kuptueshme për ne,kanë shpirt!!
Feja, politika, ekonomia. Cdo gje eshte e manipuluar ne vite e shekuj ne kapitalizem.
Mbajtja e njerezve te paditur eshte qellimi keyesor.
Njerwzit me te padeshirueshem jane njerezit dyshues ose qe vene ne dyshim te pavertetat ose manipulimin. Ata debohen si njerez te pa deshirueshem.