Ndryshimet kushtetuese të 2008: Kur ‘kryeburrat’ e shpallën popullin dele

Leda Hysa

Nga Bedri Islami

Mos i besoni Kainit / Ai ka vrarë Abelin…

Është një dy vargësh që prej shumë kohe më ka mbetur në mendje. Nuk e di se si sot më ri-erdhi në mendje. Ndoshta kur gjithë këto ditë, si nga një e panjohur, opozita shpalli kredon e saj mohuese, dorëzimin e mandateve dhe kthimin e tyre në qytetarë të zakonshëm.

Kisha besuar se deputetët janë qytetarë të zakonshëm, bile se presidenti i vendit është qytetari numër NJË, shefi i kuvendit – i dyti e kështu me radhë, kur befas mësova se deputetët deri tani nuk paskan qenë të tillë.

Sidoqoftë, opozita, edhe pse e gjithë bota kishte qenë kundër, shpejtuan të bëjnë dorëheqjen e tyre nga kontrata me popullin dhe shkuan tek kontrata që kanë bërë me partinë.

Nëse deri tani ka pasur njerëz që kanë dyshuar se njerëzit e sotëm të politikës kanë më parë popullin se sa partinë e tyre, tani e dinë të vërtetën. Një mendim halucionant, i ardhur në një mendje prej kaq dekadash e sëmurë, një të shtunë në mbrëmje, bëhet fakt të dielën në drekë nga gjithë një tufë deputetësh, të cilët, kur protestuan me 16 shkurt as që e kishin menduar se mund t’u ndodhte një gjë e tillë.

Edhe sikur të kishte qenë ndryshe, sikur shefi i socialistëve, Rama, të kishte bërë të njëjtën thirrje, e njëjta gjë do të kishte ndodhur. Masa më e madhe e socialistëve, me ndonjë përjashtim a dy, do e kishin dhënë mandatin e tyre dhe do të kishin thënë po kështu: “dëgjuam zërin e popullit”.

Tani opozita po pret vendimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që dihet se si do të jetë dhe do të nisë valën e protestave të reja, kësaj here të shtrirë në qytete të ndryshme, për të shkuar rishtas përballë selisë kryeministrore apo parlamentare.

Zaret janë hedhur. Askush nuk e di se si do të jetë dita e nesërme e politikës sonë.

Gjithherë, kur gjërat kanë shkuar në zgrip, ndërkombëtarët  i kanë kapur për veshësh, i kanë ulur së bashku, duke e ditur dëshirën e tyre të vjetër për të qeverisur bashkë, dhe i kanë detyruar të nënshkruajnë një marrëveshje të re.

Të dyja palët kanë thënë më pas se e kanë bërë paktin për hir të popullit.

Çfarë afron opozita e tashme diçka që nuk e kemi ditur, një vizion krejt ndryshe, një pamje më të gjerë dhe më të hapur, njerëz e figura më të reja, ndaj të cilëve mund të besojmë dhe pas të cilëve mund të shkojmë?

Cili prej tyre është më i besuari dhe vetë kjo opozitë a është në të vërtetë shansi i fundit i tri dekadave tranzicion, çka nuk ka zgjatur askund?

Kush është i paprovuari i tashëm, që mund të ndjellë shpresën.

Etashmenti politik i opozitës, çka është fillimi i besimit, është i njëjtë në masën më të madhe të tij. Deri në imtësi. Të ardhurit në PD-në e sotme nuk janë më të mirë se sa të larguarit. Në vend të Topallit është Vokshi, në vend të Bregut është Duma, në vend të Patozit është Gjata, në vend të Imamit është Bardhi…Asnjëri prej tyre nuk bën, as ata që erdhën dhe as ata që ikën. Një ndërthurje e shefit të partisë me njerëz besnikë rreth tij, të cilët, në humbjen e ardhshme, do të mund të krijonin rreth tij murin mbrojtës. Mos ndryshimi i Kodit Zgjedhor është si ato kanalet e mbushura me ujë para kështjellave.

Në të gjithë tingëllimën politike të opozitës, në dy krahët e saj, ende nuk është artikuluar asgjë jetësore, e saktë dhe jashtë populizmit, sepse ëndrra e pushtetit është mbërthyer me dëshirën për ta patur atë sa më shpejt, sa më fuqishëm dhe të ethshëm.

Disa nga figurat e opozitës së re janë aq të vjetra, sa që duket se kanë lindur aty dhe nuk shqiten. Figura publike që nuk kanë pas vetes as dy autobusë me votues dhe që thirren në emër të popullit. Të skajnuar nga besimi dhe që kërkojnë besimin e ri. Të gatshëm për të bërë rokada politike si ka ndodhur disa herë dhe të bashkuar për të qenë pjesë e pushtetit, edhe pse u takojnë dy qëndrimeve të ndryshme politike e kombëtare. Dule dhe Idrizi, njëri përfaqësues i interesave greke në Shqipëri dhe tjetri përfaqësues i interesave i çamëve, të dëbuar, vrarë e djegur nga pushteti grek i dikurshëm dhe të leçitur nga i sotmi, mund të bëjnë ujdi të përkohshme për hir të pushtetit. Kryemadhi e së majtës dhe Shehi i të djathtës mund të bëjnë paqe.

Përse ndodh e gjithë kjo dhe përse kjo opozitë nuk është shansi i fundit:

Për dy gjëra rrënjësore:

Së pari, mjerisht, tani, në ndryshim me vitet e para pluraliste, partitë politike, megjithëse mund të quhen të majta, të qendrës, të djathta, radikale etj., nuk kanë asnjë ndryshim në programet e tyre. Ata janë të gjitha lesheli në vizionin që kanë, në alternativën që paraqesin, në konceptin për ekonominë, për nivelet e jetesës, për solidaritetin social, shtresat në nevojë.

Kufiri mes së majtës dhe të djathtës në Shqipëri është fshirë dhe në vend të tij është kufiri i interesit.

Ndaj nuk është çudi që një deputet zgjohet i djathtë dhe shkon të flerë i të majtës. Që një parti, e paraqitur si e majtë, bën gjumin në një shtrat dopio me të një parti të së djathtës.

Duke u zhdukur ky kufi, në fakt është zhdukur edhe përfaqësimi i ideve dhe ka zënë vend përfaqësimi i interesit. Deputeti, i cili, nuk del më i pasur pas përfundimit të mandatit, quhet idiot. Jo i ndershëm apo idealist. Këto të fundit janë shpallur të padëshirueshëm në politikën tonë.

Së dyti: ndryshimi i Kodit zgjedhor në natën dramatike të vitit 2008, kur shefat e partisë u bënë monarkë dhe shpallën popullin dele.

Ndaj të gjithë e japin mandatin sa i thotë i pari i tyre.

Një deputet që e ka fituar vetë atë, pavarësisht se nën siglën e kujt, ai nuk mund të dorëhiqet. Sepse ka dinjitet më shumë se të qenurit në listë, sepse në një të nesërme nuk mund të kërkojë përsëri mandat, sepse më shumë se sa partia, për të qenë deputet, ka vendosur emri i tij.

Shefat nuk e ndryshojnë këtë ligj absurd, ndaj janë edhe të pabesueshëm dhe cinikë, pikërisht kur përdorin fjalën popull.

Nëse opozita do e fillonte lëvizjen e saj pikërisht me ndryshimin e këtij ligji, atëherë mund të ndizej shkëndija e parë e besimit.

Deri atëherë njerëzit ose do të shkojnë pas interesit të votës, që në fakt është votë e blerë, ose, çka është edhe më keq, do të rendin pas së keqes më të vogël.

Dhe kjo opozitë as nuk ka qenë dhe as nuk është e keqja më e vogël.

 

Share This Article
24 Comments
  • Shqiptaret e Kane kuptuar prej kohesh se ne Shqiperi te gjitha qeverite ishin dhe mbeten qeveri kukulla.Qeveri te komonduara nga klika te ndryeshme te vendeve armike te Shqiperise.
    Edhe diktatori Hoxha komandohej NGA ruso-sllavet deri edhe NGA kinezet.
    Aktualisht dy partite opozitare Jane masha e ndryshkur e Rusise ndaj kokat e krimit si Sali gerdalla Ilir Floriri dhe miss bordello Lulush Bushtra mbetet te PA ndeshkueshem per mijera krime vjedhje dhe vrasjet qe Kane rralizuar ne keto 28 vite te rrenimit.
    Qeveria sotme dhe Edi Rama eshte totalisht ne sherbim te kombit dhe Shqiperise .
    Edi Rama eshte i vetmi kryeminister qe po tenton te bejė shtet ligjore qe ti sherbeje qytetareve.
    Edi Rama eshte i vetmi kryeminiater qe po punon per te vene mbi shina trenin e rrenuar te drejtesise.mirpo klika Berishjane nuk mund Ta pranoj nje shtet me ligje ku cdo kush te jet i barabarte para ligjit.
    Prandaj eshte ndezur AQ shume zjarri pervelues ne kokat e ketyre super banditeve.
    S’do mend secili bandit lufton per te.mbrojtur koken dhe prapanicen e vet.
    Fundja Berisha dhe berishjanet s’kane asnje lidhje me Shqiperine!
    Grabiqaret vrasesit dhe banditat s’kan Atdhe ideal ad fe…

    • Ja populli naiv Prenga
      Mjafton te kete nje “armik” perballe dhe behet grusht rreth udheheqsit 🙂
      Edi Rama nese donte te bente shtet duhet te kishte bere dy gjera:
      1- TE MBANTE PREMTIMIN PER NDESHKIMIN E SALINJVE DHE BODEVE
      2 – TE MOS VIDHTE
      Po eshte shume i dobet per ksi veprimesh qe kerkon e gjora Shqiperi e perdhunuar
      Eshte nje artist piktor me shije te cuditshme dhe bipolar i paqendrueshem qe i pelqen luksi dhe sajdisja
      Shkurt muhabeti shume larg nje BURRI SHTETI.
      Nje capacul qe ndoshta ka ca deshire te bej gjera te vecanta por shuuuumme e shuuumme kilometra larg asaj qe i duhet Shqiperise per te shpetuar nga kthetrat e atyre qe e kane marre peng

    • o Prenge legeni, laj gojen kur te flasesh per Enver Hoxhen se ishte zot, dhe jo laro i serbeve grekereve dhe ruseve,,si Rame tradhetari

    • O Preng ,… barre te madhe paske marre mbi supe , duke i h<re "thelle" studimit , deri tek Enver Hoxha , i cili , per hir te se vertetes duhet thene , se nuk ka qene komanduar ndonje here as nga Lindoret dhe as nga Perendimoret . Perkundrazi bile , ai kishte shume pretendime , aq sa kerkonte t iu imponohej te gjitheve me radhe ; Jugosllaveve , ruseve , kinezeve , bile edhe Perëndimorëve , aq sa … kur nuk e perfillnin , ai u kthente shpinen , i shpallte armiq dhe i luftonte , pa ia bere syri tërr . Kurse ti Preng, qe nuk ke zenje kurre me dore ndonje liber , del e broçkullit idjotesira !

    • Preng Pjetri
      “Edhe diktatori Hoxha komandohej NGA ruso-sllavet deri edhe NGA kinezet.”
      prenge,duket që nuk je ai i kol jakovës,ai e kishte sherri mbiemrin,ke harruar atë të tretin,gjithnjë i huaj,që komnadonte enverin!
      alienët,ata e morën në dorë pas prishjes me kinezët!!
      akoma sotë ata e kanë në dorë politikën shqiptare!
      ata,alienët,janë ndarë në dy grupe pa rënjes së enverit,në alienë demokratë dhe alienë që deshin diktaturën e enverit!!dhe në alienisburg,alienistan a thuaj si të duash atje ku ata banojnë ka probleme të mëdha!!dhe ata janë në sherr e sipër!!
      nuk e dimë se kush do të na komandojë pas tyre!!

  • MOS I BESONI BEDRI ISLAMIT SE ESHTE ENVERIST FANATIK

    Ky do te ishte nje nje titull me i drejte per kete dacibao te radhes pas dacibaos te Viktor Malajt per te mbrojtur istikamin e Rilindjes nga deshtimi dhe rezili dhe i eshte turur me nje sulm bolshevik vetem opozites qe e ka bere popullin si dele.

    por:

    POPULLI E TREGOI SE DO TE BEHET DELE

    dhe:

    Problemi eshte se nuk do Edi Drogen si bari.

    Po pastaj?

    • Po ti je idjot more inteloleshi , çfar kerkon ketu mes njeresve ? ! Edhe pse je fare gamor , te ka hy vedi ne qef aq shume , saaaa … na qenke ba intelektu hale ! YYYT , plehrë !

  • I dashur Bedri.
    Artikulli nuk ka te share.
    Bej kujtes kur te vendosesh shenjen e barazimit,sepse eshte sikunder Une tju barazoj Ju ne ceshtjen e Kosoves me Berishen,Lulin etj.
    Eshte koha kur kane rendesi diferencat si shpresa e se nesermes.
    Tung.

  • Popull dele jane te ashtuquajture te Krishteret se besojne tek dikush qe besoj se Krishti u ngjall se varri qe bosh.
    Te dashur femije.
    Perralla mbaroi.
    Popull me personalitet jane vetem Greket e Lashte dhe ata qe jane si ata.

    • Per Artikullin e B. Islamistit nuk kam asnje moment, sja vlen, ai eshte bere si “Shkopi i Halese’ ne dore te Z. Thana.
      Per ty “Pellasgos”: Kujt i plasi b*tha per Greket e kermosur, ne ketu flasim per Shqiperine e Shqipetaret, shko keput qafen neper furumet Greke ti spiun i ndyre..

  • E keni “‘dhi” punen Bedri! U bete si Saliu qe thote jemi te gjithe njelloj! Kur ju shkruani ne kete menyre pse nuk tregoni faktet se si Rama eshte njllloj si Saliu! Fjale ne ere! Cfare ndodhi me 6 Janar Bedri? Ku ju shkeli Rama ne kallo qe filluat luften kunder tij? Keni humbur plotesisht respektin! Rama nuk u be hajdut sipas mitologjise Greke me 6 janar? Kush ju pagesoi juve ne diten e Epiphanies? Cfare turpi Bedri tani per pleqeri! Te behesh me Saliun?

  • Shqiperia Mesjetare ka nxjerre disa diktatore (sulltane) qysh nga koha e Ali Pashe Tepelenes e Karamahmut pashe Bushatit; nga Esat Pasha Toptani e Ahmet Bej Zogolli; nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu, tek Sali Berisha dhe Edi Rama. 23 prilli 2008 eshte dita e themelimit te Principates feudale te Shqiperise, me trashegimtare deri sa te vdesin te Sali Berishes dhe Edi Rames.

  • Z.B.ISLAMI.TE LEXOI ME VEMENDJE PA TE TAKUAR KURRE.JU JENI VERIOR DHE UNE JUGOR.JU SHKRUANI SI K O M I S A R…ME PERGEDHELJE DHE UNE SI K O M A N A N T E PROBLEMEVE U DAL BALL-PER-BALLE.NDONSE KJO NUK ESHTE GJITHMON ME FRUT NE KETE SISTEM.
    -NGA JU NE D I T A..KAM LEXUARE SE PSE NUK ARRESTOHET SB.DHE KJO ME KA MBUSHUR ME BESIM SE NE D I T A – KA AKOMA NJERZ TE PAANSHEM,NDONSE NDONJEHERE E BASHKOJNE GRURIN ME EGJREN.
    -NDRYSHIMET NE KODIN ZGJEDHOR 2008 U IMPONUAN NGA SALIKERMA PASI NUK FITONTE ME NE K A V A J E NE MAXHORITAR.DHE SALIU SI SALIU U IMPONUA RAMES PER NJE GJE TE TILLE.DHE RAMA E PRANOI PASI ISHTE RISHTAS NE POLITIKE.JAM DAKORT QE GABOI EDHE KY.
    .TASHME PO U THOTE”..BEHENI KODIN SI TE DONI E PS DO E VOTOI..”POR SALI-LULI NUK DENJOJNE TE ULEN,PRA DUAN ATE KODE SE NUK FITOJNE DOT MË ME LISTA TE HAPURA.DHE KANE DEKLARUARE SE…NUK E KA FAIN KODI POR RAMA…SE NUK E MUNDIN DOTE.
    -ALIBIA E VJEDHHES SE ZGJEDHJEVE QE NGRE BERISHIZMI ME ÇUDITE,NDAJ NUK ME RRIHET PA E DEMASKUAR BANDEN SALISTE TE VJEDHJES SE VOTAV KAMPION BOTE.
    .NE 96 KAM QEN KOMISIONER NE QV DHE TRE FALANGAT SALISTE NE 0REN 01 NA KERKUAN PROÇESIN E FIRMOSUR NE FAVOR TE PD,KU SHKOPI GOMES VALONTE MBI KURRIZIN TONE.DHE PETRO KOÇI ,ZV.TIJ DHE UNE U FUTEM NE BURG 24 ORE.DHE DIHET TASHNE 96,97 98,09,011..!
    .POR ALIBIA E DOSJES 339 KU FUTET DHE VJEDHJA E VOTAVE NE DURRES KA NJE SAJESE-B A B A L A L E TJETER:GAZETARJA KLODI E NEWS24 KA DERGUAR NJE IN F O NE V.O.A DHE U BOTUA NE NJE GAZETE AMERIKANE(SIPAS P.KOÇIT NE TV TOPÇENELL).DHE KETE INFO E TUND BERISHIZMI PER TE JUSTIFIKUARE DJEGJEN E MANDATEVE SI NJGJARJA ME SKANDALOZE NE BOTE.
    -Z BEDRI:JU E DINI ME MIRE SE UNE SE ÇFAR PERFAQSON PD TEK NE POR EDHE NE EUROPE E BOTE.NDAJ PD NUK MERR ME SHUNE SE 20,25,30% TE VOTAVE.DHE KJO ESHTE ARSYEJA THEMELORE QE SALIZMI ULURIN.DHE NUK E KA FAIN RAMA QE AI DON TA VRASI,POR POPULLI I MAJTE FUKARA QE AI E URREN AQ SHUME QE NGA 1998 KUR NUK U BE DOT MBRET.

  • Bedri
    Mire i ke shtjelluar gjerat por dicka nuk e ke kapur.
    Ta zejme se do te behen zgjedhjet e reja. Me kete kod do te behen ?
    Ne qoftese bien dakort te ndryshoje kodi, kush do ta miratoje ? Sepse deputete te opozites nuk ka me. Te bertase sa te doje opozita qe duam psh votim elektronik, kush do ja miratoje ? Duhen 84 vota qe nuk jane.
    Edhe dicka qe ti nuk e shtjellon, kushdei nga harresa.
    Mos , djegja e mandateve nga kjo opozite, krijon precedentin , qe opozitat gjithnje , pas nje viti zgjedhje, te djegin perseri mandatet e te kerkojne perseri zgjedhje.
    Ky eshte skandal unuk shqiptar, e ne asnje vend te botes nuk ndodh.
    Sa i embel qenka pushteti mor Bedri !

    • E ke qare specialistin o specialist! 84 votat duhen n.q.se nuk ka dakortesi e nuk eshte e nevojeshme qe propozimin ta beje opozita e ta miratoje pozita!Me siguri do jesh nga ata te plepave o specilist qe ketij vendi nuk i mungojne sot por i ka me shumice!Urime e na jep edhe ndonje recet tjeter me te vyeshme ,apo kete ia sygjeron atyre qe demostrojne ne Partiçken e Lulkes?

  • Aaaa prandaj ti shoku Bedri ishe ne vije te pare te propagandes ne favor te koalicionit te qelbesirave. Si vone u kujtove zotrote te besh moral. Ti je me i keq se keta ne politike sepse je tinzar e nuk i thua gjerat troc ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur por ben moral pas pilafit.

  • Preng Pjetri @………………

    O i mjere ,me vjen gjunah per ty ,qe si kupton ,se cfare shkruan e komenton Z Bedri . Mere dhe lexoje disa here o qytuc ,ne qofte se kupton me vonese ,e te sqarohesh perfundimisht .E ke per interesin tend ,o Preng .
    Z Bedri po te thote me fakte , pisllekun qe bene Rama i jot i dashur me PD ne 2008 . E ke te shkruar e bardha ne te zeze . Me shqip eshte ,te gjithe mbrare , keta anti shqiptare te ngjizur me spermen e PPSH ,duan ta mbajne nen ombrellen e tyre per jete te jeteve ,shqiperine ,te mbajne ne kembe politiken e ish PPSH..Pardesyte e bardha te Katovices ,duhet te jene ,gjithmine ne krye ,e as edhe nje force e re politike ,mos te kete shancin ,per te hipur ne pushtet ?? .Nuk duan te dalin forca te reja politike ,te ndershme ,patriote ,per zhvillimin e Shqiperise .Pse ja fut vehtes tende ore i mjere ,nga trute e kokes ..Z Bedri po te thote ,diten neper diell dhe ka me se te drejte te pa diskutueshme , se keta kene keto e 28 vite te njejtin program ,aq qorr je o i uruar . Me ndihmo o Preng ,keto jane pa emer , ma gjej ti mua emrin e ketyre si PS , PD e LSI . Jane gjithe kopila , kur Edhe diktatoret Ducja , Enveri , Staini e kishin te pakten nga nje emer , e une ketyre ,nuk ja gjej dot emrin ..Nuk mendon ti , o PRENG PJETRI ,per interesat e tua e te familjes tende .Si ka mundesi te kemi aq njerez te trashe , falna e meshirona o zot .Na ke puqur me nje tufe budallenjsh.por cfare fai kemi ne te tjeret ,te jetojme ne kete mizerabilitet te ndyre e komplet fallco ??? .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *