A është Lëvizja Vetëvendosje në krah të të dyshuarve për terrorizëm?

Bledar Lumani

Prej katër ditësh mediat kosovare kërkonin një prononcim nga Lëvizja Vetëvendosje për arrestimet për terrorizëm.

Kjo, duke qenë se kjo parti shpesh është parë si mjaft e afërt me islamikë të dyshimtë.

Dhe, më në fund ky reagim ka ardhur.

Lëvizja Vetëvendosje nuk është shfaqur shumë entuziaste ndaj këtyre arrestimeve.

Madje, ka akuzuar mediat se janë ekzaltuar lidhur me arrestimin e të dyshuarve për terrorizëm.

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të dëmshme euforinë dhe ekzaltimin që po ndërtohet në formë fushate, posaçërisht nga disa medie të regjimit, me rastin e arrestimit të 40 qytetarëve të Kosovës të dyshuar për terrorizëm e krime në luftë në Siri.

Prokuroria e gjyqësori, policia e AKI-ja, porsi Qeveria e Kosovës, janë të shquar për skandale e papërgjegjësi, për korrupsion e partizim prandaj nuk duhet të ngutemi me duartrokitje për një proces të cilit nuk i dihet mirë as fillimi se lëre më fundi.

Aq më tepër që të njëjtit nuk i luftojnë as strukturat shtetërore të Serbisë dhe as krimin e kontrabandën në Kosovë me të cilat ndodhen në marrëveshje diku publike e të zhurmshme e diku xhentëlmene e të heshtur.

Nëse del që policia i ka arrestuar këta 40 njerëz shumë më parë për bindjet dhe pamjet e tyre sesa për krimet e kryera, atëherë këto arrestime kollaj do të mund të bëhen kundërproduktive në të ardhmen”, thuhet në reagimin e partisë që drejtohet nga Albin Kurti.

Nëpërmjet këtyre arrestimeve, kryeministri në ikje dhe ministri i Brendshëm në ikje po duan të duken më të mirë sesa 40 të arrestuarit.

Mirëpo, nuk është kështu.

Varfëria e papunësia që po rriten, arsimi e edukimi që po bien, predikimet fetare ekstreme që po shtohen dhe mediet që i promovojnë ato, e kanë bërë Kosovën tokë pjellore për ekstremizmin.

Pikërisht ky kryeministër dhe qeveria e tij në ikje paraqesin përgjegjësit kryesor politik për këtë gjendje të rëndë. Ata janë shkaktarët e problemit dhe jo zgjidhja e tij”, vijon deklarata.

Një reagimi i ngjashëm me atë të imamit Shefqet Krasniqi, i cili është shumë kontrovers në predikimet e tij për besimtarët myslimanë./b.l

Share This Article
10 Comments
  • VVeshte grup pro serb dhe automatikisht eshte edhe pro arabe.
    Ky grupacion jane antiamerikan dhe perdit po deshmon qe ehte antishqiptar.

  • Shume e drejte dhe matur pergjigja qe ka dhene lideri i vetvendosjes. Ata (kundershtaret dhe media qe ata kontrollojne) duan ti dobesojne bazen e votuesve me nje deklarate qe do ti ndante nga partia qe ai perfaqson.

    Kjo konfirmon akoma me shume qe Thaci me arrestimet u mundua te godase sa me fort partine qe e rrezoi nga pushteti.

    Edhe sikur keta te dalin plotesisht te fajshem per krimet qe pretendojne se kane bere. Keta 40 njerez nuk perfaqsojne fene myslimane dhe akoma me teper nuk perfaqsojne kombin Shqiptar qofte ate te Kosoves apo Shqiperise.

    Jam i habitur nga kthjelltesia dhe pergjigjja shume me vend e Albin Kurtin. Ai eshte i vetmi politikan Shqiptar ne Shqiperi apo Kosove qe i do te miren popullit te vet pa ndonje agjende dytesore.

    Populli Shqiptar keni dekata qe shani politikanet dhe pyesni veten nese jeni mallkuar nga zoti per liderit/pushtetaret qe keni. Urdheroni nje politikan i nderuar dhe dekata larg politikaneve te korruptuar qe keni ne pushtet.

    Vota eshte e juaja dhe fati juaj varet nga ajo. Mos u qani me tek zoti por vijini fajin vetes.

  • Albini i Kurtajve eshte njw karagjoz qe, me ate taktiken e zgjedhur prej tij “kunder te gjitheve dhe me asnje”, arriti te diferencohet dhe te marre ca vota deri tani. Do te merrte patjeter ne klimen e “analfabeteve” qe ka mbledhur ne partine e tij ne Kosove, se diku tjeter do te ishte katandisur kokoshi nje thele, sicc ka ndodhur me partizat ketu ne Shqiperi. Ndersa per Tarrasin: Ore lum djali, po pse aq krunde ke ne koken tende te madhe sa nuk e kupton se Albini don vota nga trushkulurit gjoja besimtare?
    Zot i madh, shpetoje Kosoven nga budallenjte qe levdojne Albinin. Madje ata tre partite e “Aleances paszgjedhore” jane gati ta bejne kryeminister, vetem e vetem te hypin ne pushtet!. A e mendoni se si do ta pritnin kete butaforik Europa dhe Amerika?!

    • Ti nuk mendosh thelle kur thua Europa dhe USA sepse nja dy hajdute prefosiniste si puna atyre qe vodhen te rruga kombit e do vjedhin ne projekte e shitje gjigande NUK PERFAQSOJNE EUROPEN APO USA.

      Ju zu turpi bythes tuaj per ate cka jemi ????? Boll me dhi e zgjebosur e bishtin perpjete se na cane farfallen hajdutet e huaj. Ne qofte se nuk ju u falim pasurite apo ankanded gjigande jemi kunder Evropes dhe USA ??? hm boll me. Jemi zoter te prones sone dhe ja dime vlerat.

  • Albin Kurti me se pari te prononcioet hapur kunder ekstremizmit islamik, se pastaj keto fjale qe thote ja pranojme se nuk jane pa logjike.
    Por te thote se me ke eshte dhe te denoje hapur te keqen, nqs te arrestuarit vertete nuk jane bartesit e kesaj te keqeje.

  • Vetvendosja se bashku me partine came te idrizit dhe klubi i patrioteve te rinj te drejtuar nga ardit bido jane pjelle e ekztremizmit islamik, pjese e xhihadizmit mbareboteror, per te miren e kombit tone keta meritojne te perfundojne te gjithe ne burg per shkak te percarjes fetare qe po mbjellin dhe urrejtjes etnike.

  • @ Tarrasi , te pershendes e pergezoj per komentet tua me sktesi i kesqarue
    Une ,do shtoja se asnje smundje nuk mjekohet e sherohet pa e njofte shkaktarin
    Shaktari kryesor i te gjitha deformimeve qe i kan kalue konturat e te qenunit shqipetar
    eshte : ,,Halabak qeverija ” Krye halabaku me kallabllak halabakmahallen e tij te quejtur
    Pd-guca, kan shkatrrue arsim, edukim, shendetesi, ekonomi, infrastrukture, mireqenje
    e gjithcka qe i mungon shqipetarit Horizontin e ka hape qeverija per krime e kriminel
    Kjo qeveri prizrenin e kethen ne Erdogan hamamgjik dhe cardushan grad- Pra islamomanija
    i ka deformimet te llaskuc qeverija qe nuk iu pa asnje pune e mare ! Deri sa nuk largohen punemrapshtit e karrabythgjite qeveritar Kosova nuk do kerte perparim e pune te mbar !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *