Ata po luftojnë për vete…

Dita

Nga Bedri Islami

Është e turpshme ajo që po ndodh në parlamentin shqiptar. Drafti Kushtetues për sistemin e Drejtësisë, i cili pret prej 20 muajve, miratimi i tij, po i ngjet ndërtimit të kalasë së Rozafës: ajo që ndërtohet ditën, shumë shpejt prishet natën.

 Megjithëse e di krejt mirë, siç e dinë shumica e njerëzve se cili është “lajmëtari” i së keqes, përsëri, llumi politik, ku është zhytur parlamenti ynë, është aq i fëlliqur sa që është e pamundur të mendohet.

 Të gjithë nenet e përgjithshme të këtij Drafti Kushtetues kanë shkuar shumë shpejt, sa që pak kush i di se cilat janë ato.

 Lufta po bëhet për raportin e strukturave drejtuese: kush do i ketë nën kontroll. E thonë haptas këtë. Kjo do të thotë se përsëri nuk do të kemi gjyqësor të paanshëm. Politika është e futur kaq thellë, sa që nuk ka zot ta shkulë. Rrënjët e saj kanë kapur fort drejtësinë dhe nuk do e lëshojnë, përderisa oligarkia politike e financiare të ketë thonjtë e saj.

 Askush të mos mendojë se politika e ka hallin për ne, që rrimë e presim gjithë ankth.

 Asnjë të mos ketë shpresën se pas përleshjeve në skenë e pas skenë janë shpresat tona.

 Në asnjë moment besimi ynë të mos ketë shpatullat e tij në këtë politikëbërje, sepse do të jetë e kotë.

 Ata, miqtë e mi, po luftojnë për vete, për askënd tjetër.

 Përse ndodh kjo?

 Ne, njerëzit e zakonshëm e presim me shpresë,sepse nuk kemi asnjë telash apo hall nga kjo reformë. Ne, me ne edhe Shqipëria, mund të kemi vetëm mbarësi. Djersa e njerëzve të ndershëm dihet. Ajo që është vënë pandershmërisht ka deleguar njerëzit e saj në parlament.

 Delegimi është në të keqen e këtij vendi.

 Kjo klasë politike,që hyri në politikë si varfanjake dhe tani është pjesë e oligarkisë financiare,më shumë se gjithçka tjetër bën hesapin e saj: me cilët raporte i del më mirë;me cilët duhet bërë koalicion që të jemi më të sigurtë; cilin tren duhet të braktisim sa kemi ende kohë,dhe në cilin stacion duhet të presim që të jemi të sigurtë se nuk do të humbim gjithçka, përse duhet tërhequr tani, por njëkohësisht duke ia dhënë votat reformës,sepse pastaj bëhemi pjesë e listës së zezë; fillojnë përllogaritjet e dashurive të reja, që janë edhe të vjetra, bëhen llogari se ku e kanë limanin e së ardhmes më të sigurtë.

 Flitet se zoti Lu,ose dikush tjetër nga ambasada amerikane u ka dërguar nga një sms privat deputetëve të opozitës,të cilët,nëse nuk e votojnë Draftin,të paraqiten në ambasadë për të njohur pasojat.

 Zoti Lu këtë e tha publikisht, nuk është sekret, sepse edhe nga Departamenti i Shtetit,janë bërë paralajmërime të tilla,serioze dhe afatgjata.

 Deputetët që u “revoltuan” nga një sms ,pas deklaratës direkte dhe paekuivok,më tepër se kaq,kanë ndoshta një hall tjetër.

 Mendohet se në një adresë të njohur, pranë opozitës dhe një pjesë të shumicës, si gabimisht,ndoshta gabimisht, ka shkuar një sms-listë, për njerëzit publikë, politikanë të njohur, funksionarë të lartë shtetërorë, të cilët do të kalojnë nëpër sitën e parë të hetimit. Krahas figurave të njohura për shantazhe dhe të lidhur me botën e errët të biznesit, dyshime që janë bërë të njohura edhe përmes mjeteve të tjera, mendohet se ndodhen edhe emra të një jete aktive, të rëndësishme dhe vendimmarrës të politikës.

 Ndoshta një sms e tillë i ka shkuar edhe analistit Henri Çili,i cili, pak ditë më parë,çuditshëm,bëri propozimin e pazakontë që, duke u miratuar Drafti,të bëhet një shtesë e vaçantë, përmes së cilës të ketë një amnisti te përcaktuar saktë për të gjithë kryeministrat shqiptarë dhe familjet e tyre.

Ky sms mendohet, është e ditëve të fundit, çka përkon me heshtjen e ish-liderit Berisha dhe rebelimin që po ndodh në politikë.

 A ekziston kjo listë? Askush nuk e mohon ekzistencën e saj.

 Ndoshta këtu është edhe shkaku i “tërbimeve” politike të këtyre ditëve.

Të presim e të shohim.

Share This Article
11 Comments
  • Pune listash, dosje hafijesh dhe legenesh. Meqe amerikanet mbajne te tilla lista te rezervuara, e kam te qarte gjellen qe i jepet publikut…Po nuk eshte shantazh, cfare eshte tjeter? Respekt, me nje fjale, qe na japin kete gjelle ketu e 26 vjet. Sidoqofte, mesazhi ishte poshterues, shume poshterues.z.Lu te kujtohet se eshte ambasador dhe jo polic trafiku. Keto kohe z.autor duan Enver Hoxhe, jo bythecer qe i kap me grep zero. Ah, me falni, ne te s’emes reformat, qe na cuan deri ne kete derexhe.

  • Nuk duhet te kete asnje lloj amnistie per kriminelet me pushtet,te cilet jane sot kriminelet me te rrezikshem te popullit shqiptar,jane hajdutet me te medhenj te pasurise te shqiptarve,jane me antishqiptaret e te gjitha koherave te historise te Shqiperise,jane me idiotet dhe me te neveritshmit e ketij populli,nuk jane kurr gje para tyre te gjithe ata qe vuajne sot denimin per krime te ndryshme,ku nje pjese te mire te tyre i ka fut ne krim keta politikane kriminel,te cilet jane bere trima nga parate e krimit qe kane fituar nga pushteti politik,prandaj ne rradhe te pare drejtesia duhet te godase keta mostra.Keta,pjesa me e mire jane njerzit me te dipllomuar ne shqiperi,po njekohesisht dhe me analfabetet keta jane ata qe kane tre kater diplloma,keta jane dhe doktorre shkencash,keta jane pra ata qe kane marre peng Shqiperine,te jesh coban nuk eshte turp,por cobani ate pune di te bej,po te jesh coban e te merresh me politike do te thote jo vetem te humbesh dhente,po te humbesh dhe nje sektor qe merr persiper te drejtosh dhe aq me keq te te jepet mundesia te drejtosh nje popull.

  • Populli do te grumbullohej ne ora10 para parlamentit per presion ashtu sic ben e gjithe bota. Jo vetem qe nuk ja grumbillim por kritikoni dhe USA dhe BE qe po flasin hapur realitetin. Nuk e di se cfar emri ti vendosim. Apo do te dilni pasi te merret vendimi qe nuk mund te kthehet. Nori

  • Po pallove mate mirë prapanicën se do të pallojnë, këta tanët kanë 25 vjet që na pallojnë tani u erdhi radha!…

  • jam dakord me ty Bedri por me kane zene ethet.Reforma na garanton qe per 30 vjet nuk do ti japim me pare nen dore njerezve te drejtesise e keshtu do na ngelen me shume pare nen xhepa.Ku ti cojme keto pare?
    Po sikur ta bejme si ne amerike me kamrjeret qe u jepet nga klientet kamarjereve 15-20 % e shpenzimit tip ?
    Keshtu qe ata nuk korruptohen me dhe ne jemi me te lehte nga xhepat
    Sido qe te behet drejtesia ngeli peng i politikes .Reforma konsesuale eshte mashtrimi me i madh ,pas firmave piramidale.

  • parate, vilat , pasurite, femijet nenshtetesite, jane te tere jashte ne perendim. prandaj baballaret e kombit kane rene ne hall.zoti i ndihmofte.

  • ‘I ZOTI E SHET ,TELLALLI SE JEP’!
    Me cilen mandat po e kthen kushtetuten ne ‘LETER HIGJENIKE’ LIKE FLORIRI !?Me ke negozion perse negocion kur reformen kushtetuese e pergatitur 1 vit e miratuar nga gjithe Bota e populli e pret si uji i paket e parlamenti eshte i mbledhur!KJO PERBEN ME TEPER SE TRADHETI TE LARTE NDAJ ATDHEUT DHE AMBASADORET DUHET TE MOS BIEN NE KETO KURTHE KUNDER SHQIPETAREVE!

  • Ke thënë kuintesencën e të gjithë kësaj maskarade politike. o Bedri. Ky është një teatër i shëmtuar që luhet në sytë e popullit të varfër që deri dje rrinte shpresëplotë. Por tani e kupton se, kur reforma ka ngelur në dorën e Lulit (Berishës) dhe Likes së floririt ai s’pret asgjë të mirë për vete, sepse gjithshka e bëjnë për të mbrojtur interesat e tyre oligarkike.

  • “RREN FORME” quhet ajo!
    “POLITI QENE” jane ata!
    “DEPU DHJERE” duken ato!
    “AMBASA MORR” eshte ai!

    ….. Qorra jeni Ju, une, ky Popull… I ngathet, mjeran, kokulur, pa nje vedije…

    Por Jo per shume kohe.
    Ndoshta ca kohe me pas, pasardhesit tane do te jene ne gjendje te ndryshojne mentalitetin tribal, otoman, sovjetik te kultures shteterore, do te zhdukin kujtimin e pseudo lidhjereve si Zog, Nol, Hoxh, Berish, Nan, Met apo Ram…

    Por Jo tani, per fat kaq te keq.

  • Me vjen keq shume per entuziazmin qe ka molepsur ne popull politika qeverisese, politika Guvernatore dhe politika mediatike per kete Reformen e radhes. Para kesaj ishte nje tjeter Reforme, edhe ajo e ” nderkombetareve “, ka 25 vjet qe ” nderkombetarizimi ” i Shqiperise pjell Reforma si kopila ferrash pa asnje impakt ne Shqiperi.
    Kjo Reforma e radhes ishte turpi i radhes per Shqiperine. Nje Reforme nen kercenim te Guvernatorit 25-vjecar po aq te deshtuar ne guvernim sa qeverite tona, ne mos me teper.
    Populli shqiptar kot pret sukses nga Guvernatoret
    Me protektorat Guvernatoresh sot nuk qeveriset me as Afrika!
    Me protektorat vetem deshtimi eshte i sigurte dhe sigurohet nga vazhdimi pa fund i Reformave.
    Me Protektorat asnje vend nuk ka bere dot shtet normal per shtetasit e vet.
    Protektoratin e do vetem nje klan qeverises per te vjedhur nen hijen e Protektorit dhe per Protektorin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *