Shumë thonë se ndryshimet klimaterike po sjellin ngrohjen globale.
Konferenca të shumta ndërkombëtare me pjesëmarrës të krerëve të shteteve e qindra milionë dollarë jepen për këtë çështje. Megjithatë, ka edhe nga ata që pretendojnë se ngrohja globale është një mit.
Historia përsëritet sa herë ka katastrofa natyrore ose stuhi ekstreme.
E fundit është regjistruar në Nju Jork siç e dimë tashmë. Stuhitë e dëborës atje lanë 300 mijë njerëz pa energji elektrike, dhjetëra të vdekur dhe aksidente të shumta.
Trashësia e dëborës në shumë zona shkoi mbi 100 cm. Sasia e madhe e dëborës risjell edhe një herë në vëmendje çështjen e ndryshimeve klimaterike.
Nëse ideja e madhe e shkencëtarëve se ndryshimi i klimës është i vërtetë, atëherë reshjet e mëdha të dëborës tregojnë të kundërtën, shkruan BBC. Përgjigja e vërtetë është e habitshme; dëbora ekstreme është në fakt pasojë e ngrohjes globale.
Paradoksal është gjithashtu mendimi se sasia e madhe e dëborës duhet të bjerë vetëm kur është ftohtë.
Në realitet, sasia e madhe e dëborës bie vetëm kur prania e lagështisë në ajër është tejet e madhe.
Përgjigja është e thjeshtë: sa herë temperatura në atmosferë ngrihet me 1 gradë, sasia e avujve rritet me 7%. Ajri i tillë është bërë më i bollshëm në atmosferë dhe kjo ndihmon për të treguar se çfarë ka ndodhur.
Pjesërisht si pasojë e ndryshimeve klimatike, Oqeani Atlantik është më i ngrohtë tani se sa disa dekada më parë. Si pasojë e kësaj ngrohje, ajri mbi Atlantik është gjithashtu jashtëzakonisht më i ngrohtë dhe më i lagësht.
Kur ajri i ngrohtë takohet me ajrin e ftohtë dhe të thatë të Arktikut, kjo krijon stuhi dëbore dhe pasojat janë ato që dihen. /DITA/

Me falni po kjo nukn ka te beje me kerkesen e ushtrimit