A është një mit ngrohja globale? Shpesh teori të tilla cilësohen si të “fryra”, por megjithatë viti 2015 rezulton të jetë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
Të dhënat i bën të ditura Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara. Organizata ka thënë se viti aktual është jashtëzakonisht i nxehtë dhe se mund të thuhet me siguri se ai do ta tejkalojë 2014-ën, si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
“Ky është lajm i keq për planetin”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike, Michel Jarraud.
Rritja të temperaturës patën edhe oqeanet, ndërsa ajo globale kishte një temperaturë mesatare prej 14.57 gradësh.
Një konferencë ndërkombëtare për klimën, e organizuar nga OKB-ja, pritet të hapet në Paris më 30 nëntor. Atje do të marrin pjesë mbi 140 kryetarë shtetesh. /Dita/

2016-ta do te jete edhe me historik !
Sa “mire” qe po rritet temperatura.
Ketu ne Connecticut temperaturat jane shume e shume te ulta sa, fikun e mbajme ne bucela ne dimer ne garazh dhe ne vere i nxjerrim jasht dhe na piqen ne shtator.Ndersa kastarvecat i mbjellim ne fillim te qershorit dhe i vjelim nga korriku.E keshtu me vones edhe te tjerat.
Me rritje te temperatures do i hellim rrajte e fikut ne toke si ne Shqiperi.E te na piqen ne qershor korrik.