Kreu i SPAK, Arben Kraja nuk ka konfirmuar as mohuar nëse Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe nëse mbi bazën e dëshmisë së tij është ndërmarrë operacioni i sotëm me 32 urdhër-arreste dhe për emra të njohur të botës së krimit në 5 qytete të vendit.
Kraja tha se arrestimet janë bërë mbi bazë të provave të grumbulluara nga grupi hetimor.
“Arrestimet janë bërë mbi bazë të provave të grumbulluara nga grupi hetimor. Për probleme të tjera nuk mund të kthejmë përgjigjur. Masa në gjykatë është pjesë e hetimit, nuk ka rëndësi kur është kërkuar. Koncepti provë shumë i gjerë, përfshin hetime proaktive, përgjime, prova të sekuestruara më herë dhe në vijim”.
Njoftimi i kreut të SPAK:
Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”, që u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Pas veprimeve intensive hetimore të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe në bazë të informacioneve të mara nga burime të ndryshme, u krijuan dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e shumë personave të tjerë, në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.
Menjëherë pas nxjerrjes së urdhër arresteve për 32 persona dhe urdhrave për kryerjen e kontrolleve në 28 banesa, të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia e Shtetit organizoi operacionin policor të koduar “Golden bullet”, për ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”.
Operacioni u shtri në disa qarqe, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë. Në operacion u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda.
Ky operacion u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Deri tani janë ekzekutuar gjithsej 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa IEVP, sepse këta shtetas janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale.
Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Operacioni është në vijim.
j.l./ dita

SPAK te kap peshkaqenin, pa keta qe sot jane kapur, jane per te bere shou ! Me demek kote na akuzoni, ja ne po punojme.
KY ESHTE SPAK QE I DUHET SHQIPERISE SI SHTET E SHQIPTAREVE SI POPULL
Hallall gjiri i nenes !
Zoti u bekofte.
Keep going .