A është PD-ja sot një thes i shpuar?!

DITA Online

 

Nga Bedri Islami

Në 22 mars 1992 Partia Demokratike mori një fitore të paralajmëruar dhe që dihej nga kushdo. Sinjali ishte dhënë më 1 mars të vitit të kaluar. Qytetet më të mëdha i kishin besuar asaj: Qendra e Tiranës, që njihej si “lagjja ku kishte lindur partia”, nuk votoi për presidentin e vendit, po për një inxhinier, ende të panjohur, që shumë shpejt doli nga jeta parlamentare.

22 marsi ishte thuajse i gjithë blu. Se çfarë do të ndodhte më tej nuk dihej asgjë. Vendi ishte i përmbysur, dhe si të mos kishte mjaftuar kjo, njerëzit ishin joshur me “çelun e bardhë” dhe “teorinë zero”. E vetmja gjë e sigurt ishte se e nesërmja do të ishte e hënë.

Që të nesërmen gjërat filluan të zbehen. Orët e entuziazmit po mbaronin shumë më shpejt se  sa kishin ardhur dhe sheshet e mbushura të ditës së 22 marsit, edhe nëse nuk u zbrazën, filluan të rrudhen.

Përse ndodhi kjo? Si është e mundur që një forcë politike, e cila mendohej se do të ishte shpresa e njerëzve drejt ëndrrës, brenda një kohe të shkurtër, çka nuk kishte ndodhur me asnjë parti tjetër opozitare në bllokun e Lindjes, do të merrte rrokopujën, për të shkuar drejt asaj që është sot, mjet kamikaz në duart e një grupi të vogël, përgjithësisht të fshehur pas shpinës së ish liderit të tyre dhe që, për vogëlima financiare  shesin edhe vizionet e fillimit të dhjetorit 1990?

Fitimtarët e 22 marsit nuk ishin gjë tjetër veçse ardhja e dytë, e mesme, e pushtetit të mëparshëm. Të gjithë kishin qenë në poste të nivelit të dytë, asnjëri i nëpërkëmbur, nga ish të përndjekurit dhe familjet e njohura asnjë nuk ishte ftuar për të qenë pjesë e qeverisë së re dhe, rasti i Pjetër Arbnorit, në drejtimin e parlamentit, më shumë se gjithçka tjetër, nuk ishte veçse një qokë politike.

Pak muaj më pas, në zgjedhjet vendore, do të vinte debakli i parë. PD do të ruante disa bastione, por do të humbiste shumicën.

Një vit e gjysmë më pas, në referendumin për Kushtetutën e re, që e shpallte Shqipërinë Republikë Parlamentare, po ku presidenti kthehej në një mbret, ishte dështimi i dytë i madh, kur na ra marramendshëm shpejt dhe nuk do të ndalej më.

Përse ndodhi e gjithë kjo?

Janë disa arsye themelore dhe shumë të tjera, rrethanore,  që i rrethuan këto arsye.

PD-ja, vendosi që qeveria e re t’i besohej një figure të lartë intelektuale, si Aleksandër Mesi dhe rreth tij ndërtoi një kabinet, i cili, edhe pse dukej se do të kishte njerëz vizionarë, në të vërtetë mentalitetin e tyre e mbyti koncepti shpellar.

Nëse kishte ndryshuar veshja e saj e jashtme, si do të dukej në një shtet shumëpartiak, thelbi kishte mbetur i njëjtë: ata do të hiqnin dalëngadalë “pardesytë e bardha” për të veshur mantelin e fitimtarit dhe kjo do të sillte shkatërrimin e asaj që ishte menduar. Të vetëfryrë me idenë e lirisë ata u bënë tiranë. Të thirrur për të bërë ringritjen, ata vazhduan me përmbysjen. Gjithnjë me fjalët e mëdha të demokracisë në mitingje, në praktikë ata filluan të marrin “revanshin” ndaj atyre me të cilët kishin qenë bashkëvuajtës disa muaj më parë. Duke qenë se shumica e tyre vinin nga radhët e komunistëve, apo familjet e tyre kishin strehë e saj, ata menduan se, ashtu si kishte ndodhur me lëvizjen komuniste, edhe këta do të rrinin 40 vite në pushtet.

Më ka ndodhur të jem në takimin e parë të Berishës pasi ishte zgjedhur president. Në pyetjen e parë nga salla se çfarë do të ndodhte nëse socialistët do të vijnë një ditë në pushtet, do të vinte edhe thirrja megalomane se “edhe për 50 vite nuk ka socialistë në pushtet. Unë ju garantoj”.

Ishte e vështirë për ta të thërrisnin mendjet, sidomos mendjet që rrezatonin ndershmëri dhe si të tillë, një ditë mund të rebeloheshin. Ata thirrën brenda vetes atë amalgamë që ishte e gatshme të shërbente, pavarësisht së shkuarës së saj.

Kthehem edhe një herë në takimin e cituar më sipër. Një ish i burgosur politik, Ded Kasneci, ndjesë pastë, duke folur për afrimin në postet e larta të një gjyqtari, Rustem Gjata, pyeti se si ishte e mundur, kur ky gjykatës kishte bërë ndoshta gjyqin e fundit politik në Shkodër, në të cilin kishte dënuar me vdekje, pa asnjë fakt konkret, dy ish ushtarakë, Enver Biçanakun dhe Rustem Tabakun, erdhi edhe përgjigja e njeriut që ishte menduar të risillte shpresë, se “ai na ka ndihmuar në hartimin e programit dhe regjistrimin e partisë”.

PD-ja, përmes shampanjës që derdhi zonja Shehu në parlament, ditën që Berisha u shpall president, vendosi në krye të shtetit, jo rastësisht, njeriun që do të shndërrohej shumë shpejt, fillimisht në një tiran të vogël dhe pastaj në një tiran të madh.

Rikthimi i kultit, çka vazhdon edhe sot e kësaj dite, do të ishte njëri nga mëkatet e humnerës që la pas vetes forca politike e 22 marsit të 16 viteve më parë. Kaq e fortë është kjo ndjenjë, sidomos në një grupim të lidhur me rrethin, traditën e familjen e tij, sa edhe tani, një ish zëvendësministre, e njohur për shpërthimet e saj antiamerikane, do i bënte thirrje “kthehu , bac!”.

Askush tjetër si liderët e parë të PD-së fillimisht dhe të tjerët më pas, mizorisht, nuk u bënë pjesë e krimit financiar, për të shkuar më pas në krimin politik të vitit 1997.

Askush tjetër si ata, ia di gjynahet edhe elitës politike socialiste, që nuk ishte aq e gatshme të krijonte monopolet dhe oligarkinë financiare; të ndërtonte një sistem gjyqësor mizor, siç ishte ai i njohur si Plepat e Durrësit; asnjë forcë politike nuk solli në strukturat e saj aq shumë njerëz pa mendje, pa ide dhe plaçkitës.

Përse ndodhi e gjithë kjo?

Çdo gjë është në zanafillën e saj.

Ajo nuk u ngrit si një parti mbi bazën e një programi politik, të menduar gjatë dhe të organizuar në një hapësirë kohore.

Më shumë se parti, ajo ishte një shpërthim revolte, i nxitur nga vetë pushteti i kohës, si një shfryrje e ngadalshme për të shpëtuar veten.

Një grumbull njerëzish, shumë nga të cilët shkonin ende në mbledhjet e demokratëve duke pasur në xhep teserat e PPSH-së, as nuk kishin menduar në fundin e nëntorit se mund të jenë pjesë e një partie opozitare.

Ata i zuri opozitarizmi në rrugë, u bënë fillimisht pjesë e saj, pastaj me forcë, përmes lëvizjeve rrugaçërore, u bënë elita drejtuese dhe forca goditëse.

PD është quajtur parti e djathtë, por kurrë nuk ka qenë e tillë. Një konglomerat idesh, përplasjesh, mashtrimesh, ku vizionarët e paktë janë thyer që në fillim dhe ku vulgu i rrugëve ka ngritur piedestalin ku është vendosur një njeri i vetëm.

Se çfarë kanë në themelet e piedestalit, kjo është e qartë tashmë për të gjithë. Se sa kohë ata do të mbajnë mbi këtë grumbullim guror një figurë, edhe kjo nuk do të lërë rrjedhën e shumë viteve që të jetë e qartë.

E vërteta e PD-së është portreti i saj i sotëm: një figurë politike më shumë qesharake, se sa besimdhënëse; një njeri i thirrur nga familja, për të ruajtur familjen; i pabesueshëm tek militantët e vjetër, por i ndjekur nga ujqërit e rinj, ai do e dërmojë aq shumë forcën politike që drejton, sa nuk do të mund t’i bënin dhjetëra e qindra kundërshtarë seriozë dhe të mençur.

Sa herë që ai flet me fjalë të mëdha, për politikë të madhe, më kujtohet një fjalë e urtë që e përmendte shpesh herë halla ime e moçme: “I paafti jo vetëm që nuk të hedh gjë në thes, por të shpon edhe thesin”.

A është PD-ja sot një thes i shpuar?

Unë besoj, po.

Share This Article
9 Comments
  • Po Bedri, PD eshte thes i shpuar, i grisur , madje i bere rrecke fare.
    Por a nuk n’a thua Si ndikon kjo PD ne varferine tone, ne papunesine, ne pasigurine e jetes, ne kriminalizimin dhe korrupsionin pakufi, ne prodhimin dhe trafikun e te gjitha drogerave, ne faturat e perbindshme te cilat shtrengohemi te paguajme ?
    Valle PD eshte ajo qe po n’a nxin jeten perdite Mua, Ty dhe gjithe shqiptareve ?
    Po ja dhe e zhdukem fare PD , shoku Bedri, E CFARE ZGJIDH KJO per hallet tona te perditshme?

    • JA SI NDIKON SALI BERISHA DHE PD NE VARFERINE E CDO SHQIPTARI TI SOCIALISTI I KOMUNISTIT BERISHA !?

      ME GJUHEN E FAKTEVE

      KOPILAT E BERISHES NE DEREN E RAMES !

      – Nga Alban Dega Nju Jork

      I ndoqa drejtepersedrejti mashtrimet pa fund te Sali Berishes mbreme ne emisionin “ Zone e Lire” te Arjan Canit te “Klanit” te Berishes dhe protesten e deshtuar me sukses te 27 janarit sot.
      Deshtim i plote!
      Total failure e organizatoreve e liderve te saj te deshtuar!
      Humbi Mafia !
      Fitoi Shqiperia !

      Rrena pa fund te nje mashtruese pakufi !

      Cdo fjale, cdo fjali, cdo deklarate e tij ne emisionin “Zone e Lire “ ishte rrene. mashtrim, spekullim.
      Si ai edhe qehajai i cifligut te tij familjar PDSH, Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre pa iu dridhur qerpiku dhe pa iu skuqur faqja.
      Jo mbreme e sot por tash e 27 vjet…
      Edhe mbreme ai i perseriti rrenat e tij se ekonomine e kishte mesuar nga Regani. Mik i vjeter i tij qe kur urdheronte studentet e mjekesise te hapnin zjarr kunder siluetes se tij si komisar i kuq ne zboret komuniste .
      Perdori gjithe arsenalin 46 vjecar te ish diktatorit komunist Enver Hoxha kunder imperializmit amerikan si ne 96-en, ne 97 -en, ne 98-en e dhjetra here te tjera bile edhe ditet e fundit .
      Sulmoi ashper qeverine e sotme pse votoi kunder SHBA-se per ceshtjen e njohjes se Jeruzalemit nga Presidenti Trump, kunder te cilit votoi krejt Evropa Perendimore dhe 7/10 e njerezimit !
      Sulmoi qeverine Rama per mungese investimesh te huaja ne Shqiperi, kur vete ua dhuroi me nje cmim pese here me te larte Autostraden e Kombit nje prej shumekombesheve me te korruptuara ne Bote Bechtel dhe mbi 500 milione te investuara ne xhepat Lul- Gites e gangstereve te tij nga xhepi e qafa e popullit te vet .
      Solli investimet e sponsorit kryesor te bashkeshortes se tij Taci Oil ne Nafte dhe e la nje grope borxhesh prej 700 e ca milione dollaresh kur e perzuri me vote plebishitare e 1 milione shuplaka populli , demosi !
      Solli investimet e Rapiscanit dhe krijoi nje humbje prej 250 milionesh ne Arken e Shtetit e kurrizin e shqiptareve .
      Solli investimet e Devirolit dhe Fatmir Kodoshit e Xen Sypeshkaqenit ne Gerdec dhe shpertheu Hiroshimen e Gerdecit me 26 viktima…e miliona te hedhur ne ere !
      Sabotoi bashke me nipin e Beogradit dhe bastardin e tij interkoneksionin e financuar nga gjermanet dhe i shkaktoi rreth 300 milione euro humbje Shqiperise dhe Kosoves ne 8 vjetet e fundit !

      Investime te huaja apo placktije masive
      e shqiptareve !?

      Solli Damir Fazlicin e Luli Argites dhe i shkaktoi nje humbje orej 100 milione eurosh investimesh te munguara te nje investitori te fuqishem pskistanez…
      Solli CEZ-in e Xen Kalajt dhe i shkaktoi nje humbje prej rreth 620 milione eurosh shqiptareve dhe nje investim prej te pakteni 7 milione dollaresh ne xhepat e Nue Xenit !
      Investimet e Berishes dhe familjes se tij biologjike e politike e bene Shqiperine Gerdec e Kandahar… i
      Vetem nga babezia e dhenderit te tij Maltezi u humben rreth 150 milione dollare investime te Bankes Boterore per zhvillimin e Bregdetit pa llogaritur shembjen e dhjetra shtepive shqiptare !
      Solli aq shume investime te huaja sa per tete vjet qeverisje te tij borxhi i jashtem i Shqiperise u dyfishua ne qafen e shqiptareve !
      Ndertoi aq shume rruge sa la mbrapa ne arken e qeverise Rames 850 milione euro borxhe te brendshme me te cilat do te ishte ndertuar nje autostrade e re nga Hani i Hotit ne Konispol !?

      Reaganomiku i rrenuesit te Shqiperise !

      Inauguroi tri here Autostraden e Kombit dhe Autostraden Tirane -Elbasan sa edhe sot nuk kane perfunduar punimet ne kete te fundit . Vetem per shembjet e shkaktuara nga korrupsioni Berisha- Meta Qeveria e sotme ka harxhuar rreth 250 milione euro te tjera …
      A doni me per investimet e Reganomikut Berisha !?
      A e dini sa para la Sali Berisha ne fondin e emergjencave kombetare kur leshoi karriken ne shtator 2013 !?
      4000 Euro gjithsejt ! Aq sa nuk do te mjaftonin as per tavanin e nje stalle lopesh po te godiste nje termet apo permbytje !? Po nje epidemi gripi kinez a australian!?
      Keto jane investimet e huaja dhe te brendshme te qeverise Berisha !
      E ka pafytyresine e poshtersine te jape leksione e rrahe gjoksin me ze e figure ne syte e shqiptareve per mrekulline Berisha qe e rrenoi te pakten 7 here dhe e zhberi tri here shtetin shqiptar ne 13 vjet qeverisje te Salikracise !?
      Vetem piramidat e 97-es u kushtuan shqiptareve 2 miliarde dollare te plackitur e 2 miliarde euro te djegura e rrenuara nga ajo katrahure kombetare !

      Nga “ qeveri gangsteresh” ne “Mafia
      jashte kontrollit” !

      “ Qeveri Gangsteresh e quajti ne kryeartikull Mbreteresha e shtypit boteror “ The Times” e Londres ne mars 1997
      “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit “ e cilesoi mbreti i shtypit te lire boteror “ The New York Times “ me 15 mars 2008, diten kobezeze te Katrahures Gerdeci te Fatmir Xenit te Berishes !
      Sa i pafytyre eshte e mund te jete Sali Berisha !
      Kopilat e vet e te bandes se tij te kusareve u orvatet t’ia lere ne dere Edi Rames e Qeverise se tij.
      A nuk ishte Sali Berisha ai qe hapi e lejoi kazino deri para dritareve te zyres se tij tek Tajvani… e mbare vendin e fajin per to ia hedh Edi Rames !?
      A nuk ishte Sali Lul Micotaqis Bakojanis qe ia shiti Athines 355 kilometra te Otrantos dhe tani na ben patriotin, nacionalistin. E nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve !
      Nuk mund te beje perjashtim nga ky rregull as krye- atdheshitesi e krye- maskarai Sali Toptan Zogolli !
      Sa i pafytyre eshte i pafytyri !?
      Edhe me te pafytyre se ai u tregua Arian Cani e pese filozofe , profesoret, Akademiket e UET-it e Plepave te tjere shqiptare.
      Jo vetem qe nuk reaguan, por me e keqja shkuan deri ne nje bythelepirje neveritese ndaj Mareshallit te Beogradit Sali Karaxhic.
      Shkelqeu me mjerimin e tij intelektual sidomos Profesor Arjan Curri. nje asskiser, bythelepires 24 karatesh qe na e ben edhe Filozofin edhe analistin edhe gjithckaditesin neper ekrane kur u langareps para Sali Berishes duke e quajtur “ Dielli qe ndricon” dhe iu pergjerua me zemer ne dore te rimerrte udheqjen e cifligut te tij PDSH dhe te revolucionit !
      Ky eshte njeriu i ri i Sali Kim Jong Un-it dhe bandes se tij te Gangstereve dhe Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit !
      Lanet !

      • Pyta veten : A j’a vlen t’i kthej pergjigje nje njeriu qe e ka mberthyer urrejtja patologjike per fyti dhe mezi merr fryme? A duhet t’i kthej pergjigje nje njeriu qe hakmarrjen primitive e ka motiv te jetes se tij?
        Me tha JO.
        Suksese ne jete Alban!

  • Cka shkrua Bedriu eshte nje e vertete e pamohueshme.Ky qe fati i PD.Nje thes i grisur apo i cpuar qe nuk mbajti dot brenda intelektualet e shquar.Ne socialistet kemi mundesi ta rregullojme PD duke i kthyer intelektualet qe i grabitem.Ti kthejme Edvinin dhe PD do te kthehet ne nje force politike qe do ta kete zili gjithe e djathta europiane.Ja morrem kur kishim nevoje ja kthejme tani qe jane ne krize. te thelle.Kot nuk jemi parti motra.

  • TE LUMT NEDRI.NUK BEHET STANI ME LEPURA TE EGER.DHE QYTETERIMIN NUK E BEN DOT GSHATARI I VIÇIDOLIT.ISHTE FATI ZI QE NE KRYE TE VENDIT U VU NJE HORR INATÇOR,NJE PERSON QE PERDOR KANUNIN E LEK DUKAGJINIT EDHE SOT.NJE PERSON QE TE VRET NATAN E TE QAN DITEN.
    SALIU PERDORI METODEN UDB-ISTE:”VRIT NJE NGA TE TUT E HIDHJA FAIN KUNDERSHTARIR”,VRIT NJE MYSLYMAN DHE HIDHJA FAIN TE KRISHTERIT”…PER TE MARR PUSHTETIN.KESHTU U VEPRUA NE 2 PRILL NE SHKODER,ME VRASJEN E AZEM HAKDSRIT,TE SIKOL OLLDASHIT,ETJ.
    TASHME PD ESHTE BERE THES I BERE COPE E ÇIKE SA SKA KU E NDUK AS QENI.LULI I EMRUAR NGA SALIU U DISKREDITUA NGA XULLUMI I FITOREVE PA PUNE KUDO QE U EMRRUA.
    SA TE JET SALIU NE PD AJO NUK FITON KURRE DHE RAMA DO UDHEHEQ PA FRIKE GJATE.

  • PD-ja ,jo vetëm një thes i shpuar ,por gjithë rrobat të shpuara ,pantallonat gjithë vrima ,xhaketa gjithë vrima ,kapelja shtrëmbruar e grisur e me vrima ,një fantazmë dordolec i vërtet që duhet vënë në kopësht për të trembur zhogjtë.

  • Meqe e paske me thasekesaj here provo dhe kete: “a eshte PS-ja nje thes i mbushur plot me miliardat e tonelatave te droges?”

  • Shqiperia sot fale qeverisjes qelbur te rilindIdjoteve eshte thes i grisur e i shqyer fare nga varferia, mjerimi, korrupsioni, trafiqet e droges. Alibite me opoziten kane vlere vetem per tru shplaret rilindIdjote dhe Bedriu e di kete dhe e perdor aq rendom sa behet qesharak per shumicen pa parti qe shikimin e gjykimin nuk e kane te manget si tru shplaret e Bedriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *