A është shqiptar emri Glaukia?

anazapta

E nderuar lexuese!

Glaukia ka qenë një mbret ilir që rimëkëmbi shtetin ilir të themeluar prej Bardhylit. Sundoi më 325-302 p.e.r. Deri më 325 ishte prijës i taulantëve. Më 335 kishte ndihmuar Klitin për marrjen e Pelionit.

Pas vdekjes së Aleksandrit të Maqedonisë çliroi krahinat rreth liqenit Lihnid, i bashkoi me zotërimet e veta dhe u bë mbret i ilirëve.

Ndoqi një politikë kundër maqedonëve edhe në Epir. Për këtë u afrua me lidhje martesore me mbretin molos Aiakidin dhe kur ky u rrëzua më 317-n, mori nën mbrojtjte të birin e tij dyvjeçar, Pirron.

Nuk pranoi t’ia dorëzonte Pirron mbretit maqedon Kasandrit as kur i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talantesh, as kur ai e kërcënoi me luftë.

Në vitet 314-312 Glaukia luftoi me sukses kundër Kasandrit për Apoloninë e Dyrrahun, duke pasur edhe ndihmën e korkyrasve. Tre  vjet më vonë hyri në Epir, mposhti kundërshtimin e grupit promaqedon të kryesuar nga ungji i Pirros, Alketi dhe vuri në krye të shtetit molos Pirron 12-vjeçar.

Glaukia përmendet si mbret ilir deri më 302-shin. Gjatë sundimit të tij shteti ilir u bë e vetmja forcë e rëndësishme në Ballkan që iu kundërvu Maqedonisë dhe ndikoi në ngjarjet kryesore politike të kohës.

Share This Article
4 Comments
  • Eshte emer Greke Nga Ilyria, jo shqipetare me nje identitet shumica Arabe, kaq e thjeshte nuk mund te thuhet.
    Shpjegoni nje here kush ishte Ilyrios, pse ishte djali I katert I Kadmos dhe Harmonise.
    Pse gjithe bota e di qe Evropi motra e babait te Ilyrios ishte Greke dhe nipi “shqipetare” Osman shumica.
    Pse Ilyrios eshte pjese e historise dhe Mithollogjise Greke, Pirros dhe fitorja e tij ishte per Greqine dhe clirimin e jugut nga Romaket, kurse historianet nuk dinin cdo te thote Shqiperi para dy shekujsh.

    • Po a se kupton qe te gjith kto emra qe ti rreshton aty kan kuptim vetem ne gjuhen shqipe, pse bota e therret Greqi dhe jo Helen. Ku egziston ky emer ne antikitet, Bota shqiptaret i therret me emrin e antikitetit Albania duke ju referuar Albaneve fisit Ilir. Ndersa greket i thirr ne nje emer qe nuk i lidh fare me helenet. Kjo eshte per arsyje se ato qe krijuan kete greqi qe ti krenohesh ishin gjermanet dhe europianet dhe keto e dinin se po krijojn nje shtet farse me histori fallco prandaj smund te arrin deri aty qe ta quanin Hellas sic e quajn veten greket e sotshem. Helenet kan qen shqiptare. Ndersa greket jan Shqiptar. Sllav . Turq. Dhe aziatik. Prandaj thirret greqi se asht qire para mbrapa nga shum lloj rracash. Nese do kishim vetem shqiptaret atehere do u thirrte Heladha. A e kuptove ti Akilis Sllav apo aziatik tani? Se Akili vertet ka qen shqiptar. Shko e qiu andej nga ke ardh tani o ne vendin e prostitutave Rusi. Ose andej nga qelbesirat aziatike. Ose je ndonje i ardhur nga koqet e Sulltanit turk.

      • Mos e lodhni veten me istori dhe istoriane mjafton te keni nje pasqyre para duke pa veten dhe e kuptoni se cfare jeni cfare race keni apo kemi se po perfshi dhe veten ketu me ju po e pe veten qe je i zi sje shqiptar je ande nga egjipti si greket e maqedonasit si qymyr po e shef veten te bardhe je shqiptar je perendimor dhe je i vjeter dhe i fort apo e kaq gabim o besnik?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *