A është testuar për Covid-19? Rama zbulon të vërtetën

J L

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka bërë testim për koronavirusin, pasi nuk e ka parë të nevojshme dhe të arsyeshme për t’iu nënshtruar këtij lloj testi nëse nuk ka simptoma.

“Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka koronavirusin. Që do të thotë se duke u testuar nuk është se ndryshon diçka”, tha Rama.

Në një intervistë në emisionin “Provokacja”, ai tha se masat drastike që ka ndërmarrë në izolimin e qytetarëve do të mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit dhe do të mund të shmangin katastrofën.

Rama gjithashtu tha se 60% e popullsisë do të preket nga koronavirusi pasi kjo është e pashmangshme, por që do të shfaqet me simptoma të lehta për disa duke bërë që ata që do të preken të imunizohen nga Covid-19.

“Pikërisht se e kam menduar kam insistuar me shumë forcë të vendosen masat shumë shpejt. Kemi qenë të parët që kemi marrë masa drastike duke parë që jemi të dobët. Ideja e katastrofës më ka qëndruar mbi kokë gjithë kohës. Një katastrofë do të thotë mijëra të vdekur.

Ne nuk kemi luksin të numërojmë mijëra të vdekur dhe për më tepër të kemi një kolaps të sistemit shëndetësor ndaj dhe po bëjmë shtrëngime të mëdha pikërisht se katastrofa duhet ta shmangim me çdo kusht”, shtoi kryeministri.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ky e ka shkaktuar kolapsin e sherbimit shendetesor. Nuk ka kapacitet per asgje, pervecse burgut te qytetareve. Po i le te ngordhin brenda. Pa pune e pa leke.

  • Lajmi kryesor shqiptar, Edvin Rama, vazhdon idiotësitë e tij. Pasi del i pambrojtur rrugëve, ju futet në surrat njerëzve, na thotë se nuk është i dyshuar dhe nuk ka nevojë të bëjë testin.
    Që e kemi të zgjuar K/M, nuk ka dyshim, por që nuk bën veprimin e duhur.
    Duhet ta bësh o halabak K/M, sepse të duam a stë duam ne?! Je K/M i Shqipërisë. E ke për detyrë që të jesh i shëndetshëm. Një test e zbulon shumë më shpejt se shfaqja e simptomave, për ta kuruar që në fillim.
    Por halabaku, halabak mbetet, kudo që të jetë.
    Nuk mund të shikojë më larg se fodullëku i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *