Kush po e përdor Tomën?

redaktor

Disa muaj më parë, kur gjërat po dukeshin se shkonin sipas rregullit të tyre, do të thotë me përplasje verbale dhe broçkullat e përditshme të Berishës, ky i fundit bëri një deklaratë, e cila, si gjithë të tjerat, kaloi lehtas nga njerëzit e politikës dhe të medias, duke e quajtur shashkën e radhës nga ai.

Berisha, as më pak e as më shumë, deklaroi se ai e dinte krejt mirë se zgjedhjet vendore do të bëheshin në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme. Deri asaj dite ai kishte bërë thirrje për protesta, ashtu si bën edhe sot e gjithë ditën, kishte bërë thirrje për përmbysje, për revolta popullore, grumbullime, mitingje, etj, etj, të gjitha në stilin e tij të politikës së prapshtë, kur krejt befas ai bëri parashikimin Se do të kishte zgjedhje të përgjithshme parlamentare me 21 qershor.

Si ndodh zakonisht me deklaratat e tij, ata harrohen shpejt, ndoshta edhe nga ajo se pas dy a tri ditësh ai do të bëjë një tjetër, kështu që edhe kjo u kalua shpejt e shpejt, dhe fakti që, edhe shefja e dikurshme e parlamentit u përfshi në këtë valle, po ashtu nuk zgjoi vëmendjen e shumë kujt.

Në të vërtetë Berisha paska ditur më shumë se shumë të tjerë. Si deklaroi vetë ditën e djeshme, 5 mars, në parlamentin e Shqipërisë, ai paska më shumë se tre muaj që e kishte ditur se do të ndodhte një vrasje e dyfishtë parlamentare, nga një në secilin krah, por kjo nuk i kishte interesuar, sepse, sipas tij, ai e kishte ditur se në këtë vrasje do të mundoheshin të implikonin njerëzit e tij.

E çuditshme është se si një njeri që kapet fjalërisht pas traditës dhe kodit të nderit, në të vërtetë nuk ka as traditë e as nder, të ketë heshtur për tre muaj me radhë dhe nuk ka lajmëruar askënd nga strukturat e larta të shtetit, të paktën ata që ka ende nën hyqmin e tij. Pra, nuk ka lajmëruar as presidentin e vendit, as shefin e Shërbimit sekret, që është de fakto e de jure syri e veshi i tij, as prokurorin e përgjithshëm, as këshillin e lartë të drejtësisë, dhe në fund të fundit as deputetin e partisë së tij, i cili, si e kishte ditur Berisha, do të bëhej kurban për hatër të riardhjes në pushtet të berishoviçëve të vegjël dhe të mëdhenj.

Ky i fundit, deputeti i tij, i zgjedhur ashtu si u zgjodh, në një deklaratë habitore, nuk ka ditur asgjë deri ditën kur Tom Doshi plasi “bombën”. Ai nuk kishte pasur asnjë paralajmërim se mund të ndodhte diçka në jetën e tij, dhe nëse këtë nuk e kishte pasur nga strukturat e shtetit, që po ashtu duhej ta kishin vënë në dijeni, nuk kishte pasur as nga shefi i tij i plotfuqishëm, Sali Berisha.

Kush i tha Berishës tre muaj më parë se po përgatitej një atentat ndaj dy deputetëve, nga një në secilin krah dhe, për më tepër, dy veriorë, nga vinte edhe falanga pushtetore e Berishës?

Tom Doshi nuk e ka pranuar asnjëherë se ka biseduar me të, megjithëse ka vëzhgime që flasin për takime të tilla; shefi i qeverisë, shefi i parlamentit, ministri i brendshëm, drejtori i përgjithshëm i policisë..të gjithë këto nuk kanë pse të hapin një bisedë me një deputet, i cili edhe kur ka qenë president dhe kryeministër, ka qenë njeriu më arrogant ndaj ligjit dhe drejtësisë. Deputeti i tij , Fufi, nuk e ka ditur për vete. Atëherë kush e lajmëroi Berishën për skenarin, e për më tepër se në këtë skenar është edhe një pjesë në të cilën mund të përfshihen njerëzit e tij, dhe për më tepër kunati?

A është e mundur që Berisha ta ketë ditur se po përgatitet diçka edhe para vetë Tom Doshit? Është plotësisht e mundur. Tom Doshi, kohët e fundit , para zgjedhjeve të 23 qershorit, ka qenë një ndër më të agresivët ndaj strukturave pëdëiste në Shkodër dhe kudo tjetër. Nëse ai do të merrte një ndëshkim shembullor, kjo nuk do e kishte prekur asnjëherë Berishën, e aq më pak Topallin,të cilën publikisht e kishte quajtur “moldavja politike e Shkodrës”. Për më tepër, nga njerëzit e tij ai kishte marrë dijeni se mes Ramës dhe Doshit nuk ishte më ajo lidhje që ishte menduar se do të ishte dhe se, ky i fundit, mund të ishte i prekur nga dy fakte: nuk ishte realizuar ajo që vetë Berisha kishte predikuar pas 21 janarit për Tom Doshin, si ministër i brendshëm, dhe e dyta, shefi i ri i qeverisë nuk po hapte rrugë për gjëra që Doshi kërkonte të bënte jashtë ligjit. Në këto kushte për Berishën , një akt hakmarrje do të kishte të dyfishtë ndjenjën: edhe ndaj asaj që kishte ndodhur, edhe si një deputet që mund të mbështetej vrasja e tij pas dërrasave të qeverisë dhe të shefit të parlamentit, që për Berishën ishte një tradhtar koalicionesh.

Në tre muaj me radhë, si e pranon lehtësisht, duke e ditur se mund të ndodhte një krim i dyfishtë, ai ka heshtur, duke e pritur këtë. Si duket ai ka zgjedhur dy rrugët: nëse ndodh njëra nga vrasjet do të ishte e dobishme; nëse nuk ndodh dhe bëhet lajm i ditur, si ngjarje e pritshme, po ashtu kjo do të ishte e shumëpritur. Të presësh tre muaj se mund të ndodh një vrasje ka vetëm dy shpjegime dhe asnjë tjetër: ose je pjesë e përgatitjes së kësaj vrasje; ose je duke e pritur ndodhjen e tyre për të ngritur një epsh qeveritar.

Ka edhe një rrugë tjetër, por kjo është më e pështira: ajo që çdo gjë të jetë përgatitur në bashkëpunim me të dhe një plan kaq i sëmurë mund të dalë vetëm nga një mendje e sëmurë.

Dy pyetje ende nuk kanë marrë përgjigjen e duhur: pse duhej të bënte qeveria një vrasje politike , kur nga ajo nuk mund të rrokte asgjë të mirë; dhe e dyta, nëse do të kishte ndodhur, kush do të përfitonte prej saj?

Tom Doshi nuk ishte i rrezikshëm për askënd në qeveri. Edhe sikur të ishin shembur të gjitha urat për një riafrim mes tij dhe strukturave qeverisëse, i lënë mënjanë ai do të ishte më i dobishëm se sa i shpallur person i kërkuar për ta vrarë.

A ishte “Doshi” guri i fundit i Berishës?

Shumë shpejt kjo pyetje do të marrë një përgjigje. Dhe do të jetë e hidhur për vetë ata që ngritën këtë ngrehinë të pështirosur, por që do të ketë një gjë të mirë: do të mund të nisë pastrimi i politikës nga gjakndjellësit / DITA

 

 

Share This Article
36 Comments
      • Është e njëjta situatë dhe i njëjti skenar si në 1998.

        Berisha, ose e kishte përgatitur vetë, me ndihmën e duarve profesioniste sërbe, vrasjen e Azem Hajdarit, ose e dinte që do të ndodhte dhe ishte në pritje të vrasjes së tij, për të realizuar grushtin e shtetit, duke pëdorur arkivolin e Hajdarit, po ashtu agjent operativ i sërbit, për të goditur dyert e Kryeministrisë si shënjën e fillimit të grushtit të shtetit, paralelisht me marrjen e Televizionit Shtetëror.

        Azemi dhe Toma janë dy nga dhjetra njerzit e përdorur dhe, më pas flakur, nga kryeagjenti Berisha në planet e tij për destasbilizimin e Shqipërisë dhe shtyrjen e axhendës antishqiptare sërbe kundër vëndit tonë.

        Në Shqipëri, nuk do të ketë fund zinxhiri i destabilizimit, i tritolit, i bojkotit politik, i trëmbjes së investimeve të huaja, i paralizimit të çdo projekti serioz ekonomik, i hemoragjisë shteruese të emigracionit që po mplak e përgjysmon kombin, i sabotimit të çdo legjislacioni dhe praktike që garanton funksionimin e pavarur të institucioneve kushtetuese, deri sa të mos bëhet gjygji i madh, i hapur dhe në detaje, i kryeagjentit sërb në Shqipëri Sali Berisha.

        Politika shqiptare, pati shansin ta bënte këtë në 1997.

        Nuk e bëri, turpi qoftë me ta.

        Politika shqiptare ka tani, pas zgjedhjeve të 2013, ta fillojë dhe ta çojë deri në fund këtë gjyq epokal kundër dorës sërbe në Shqipëri, dorë e cila ka, të paktën që nga 1913, që e mban kombin shqiptar, të gjakosur, të paralizuar, të përçarë, të pazhvilluar e të prapambetur, të izoluar dhe të përçmuar nga Europa.

        Kjo është dosja e madhe që duhet të hapet dhe të dalë në dritë të djellit.

        Para kësaj dosjeje jetike të kombit, ato të sigurimsave të brëndshëm, të spiunave të rekrutuar apo vullnetarë, që i ka çdo shtet i botëssë qytetëruar, për të ruajtur rendin që përfaqson, janë ca vogëlima të dorës së dytë, që më shumë do t’i shërbejnë emocioneve se sa reparacioneve.

        Kjo dosje sërbe e mban peng Shqipërinë dhe prej saj mund të çlirohemi vetëm me aksionin tonë.

        Mos kini iluzione se ndonjë shtet a vënd i huaj, sado mik që ta kemi tani, do ndajë me shqiptarët dosjen e shërbimeve të huaja, qoftë edhe ato sërbe, në Shqipëri.

        Këto “delikatesa”, çdo vënd i zgjidh vetë, me shërbimet e tij dhe me një dorë të qartë, të sigurtë dhe profesionale.

        Dhe të pamëshirshme!

        Ka njëzet e pesë vjet që Berisha është prokursori i Beogradit në Shqipëri, është dora, goja, helmi dhe thika sërbe në Shqipëri.

        Merita historike do t’i takojë atij burri shteti shqiptar, që së pari, do ta çojë para gjyqit këtë pjellë të keqe vendit dhe të eliminojë burimin e vrerit që po drobit Shqipërinë.

        Kam shumë drojë, se edhe Edi Rama, në këtë drejtim, nuk është më shumë se sa Fatos Nano.

        A thua ne shqiptarët kemi gjithmonë qimen e derrit me lideRRët tanë?

        • Nuk i leviz asnje presje .Vetem do te shtoja qe,Edi Rama nuk eshte fatos nano.Ndersa ky i fundit deklaronte ne Athine qe kryeqyteti i Prishtines eshte Beogradi,Edi Rama deklaroi ne Beograd gjithesa na beri te ndihemi krenare…diference abbisale !-Nuk ka krahasim as vizioni as guximi politik .

      • Toma ka probleme serioze sepse esht perdorues kokaine.
        Prokuroria duhet ti kerkoj qe Dosh Kok-boshi te beje analizat dhe ka me dal qi i osht toksifiku truni.
        Kjo osht nji e vertet.
        Nji drogmen hudh nji gur ne uje dhe hajde ti shkoj ta gjej si osht kjo mesele dhe kush e ka trillu.

        • Guri qe hodhi ky budalla ne lume eshte i berishes,ky eshte problemi e jo Tom palla qe e vari ne qafe gurin qe e mori me vete ne fund te lumit.Neser berisha do te gjeje nje Tom tjeter e do ti vare gurin ne qafe se ketu budallenjte s’mbarohen kurre.

    • Ilir Meta eshte hajdut por Sali Berisha eshte vrases dhe kriminel, kerkon rremuje dhe destabilizim. E shkaterroi vendin, mbolli krimin me njerezit qe mblodhi rreth vetes dhe eshte 100% e sigurt se ai e ka organizuar gjithe kete katraure.

    • Ilir meta eshte i vetmi qe qendron ne pushtet mekohe nuk ka arsye te vrasi njeri apo te denigroje njeri ketu te humburit jane mbledhur bashke dhe duan ta rrezojne. Ata jane berisha prifti po dhe frroku. Keta me siguri ja kane njofte paranojat doshit dhe e kane shfrytezu per te ardhe deri ketu. Rasti pas intervistes se doshit eshte i paster. Te gjthe humbesit jane bashkuar kunder metes.

  • Nqs Rama e perkrah Meten, me siguri PS do humb thelle zgjedhjet lokale. Eshte koha qe Rama te distancohet nga LSI dhe Meta ne mos do e pesoi si PDja me 23 qershor…Eshte shanc historik

  • Shqiptari i ndam’ prap me vedvedi gjindet
    E shk’asht ma zi, prej vedit edhe s’bindet…
    E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;
    Me gjasë, s’çan krye shqiptari për komb t’vet,
    As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari,
    As pse Shqipnia n’vedi u ba sot shtet;
    Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
    Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
    Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
    Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë…
    A thue mos fola keq?… Po lypi t’falun,
    Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin,
    E pse asht mirë fjalën n’zemër t’fryt m’e ndalue,
    Por ai, qi të liruem me e pasë s’don vendin,
    A prej së tjerëve s’don me ia lshue rendin
    A thue ai s’asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!,
    E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota…

  • Po na hapet barkun o gazetare leshi! po si ore e dinte berisha para tre muajsh dhe piktori me tahirushen kan 6 muaj qe e din,po kto pse nuk nderhyne..pse nuk folen mire Saliu eshte ai qe dim te gjithe..por kto te rilindjes qe na e heqin veten te nershme..

    shkurt hesapi o gazetare se mbuloni m…tin qe u plasi ne shesh..eprove te tuaj politik..

    ai parlament nuk ka me legjimitet ,,vetem nji grusht shteti ti arrestojne te gjithe politikanet ..

    • o Ali Asllani
      Po ti lexon a nuk lexon
      Pikerisht kjo sqarohet: Kush kishte leverdi te ndodhte kjo vrasje politike nga ata qe e dinin.
      Toc misri
      Vrasjet politike Berisha i ka me qejf

    • plotsisht jam dakord me komentin tuaj ali asllani, vetem nje grusht shteti dhe te gjith plitikanet te arestohen

    • O llane, nuk ke faj ti, aq kupton, aq di se aq te ka mesuar ustai.
      Qeveria do t’i vriste deputetet, ok, dhe nuk i denoncoi vrasesit, po Salllliu qe e dinte prej tre muajesh, pse nuk e mbrojti, te pakten deputetin e vet?
      Po keshtu jeni ju te pd, perserisni vetem brockullat e sallllllliut.

  • E kam djekur me shume vemendje, ndoshta si ralle here
    Filmin hollivudian “DOOSH KOODOSHI”….!
    Une vë bast me kedo se ky Filem ka per skenarist Arturouin shqipar, ate qe eshte bere Zemra dhe Mendja e Politikes konfliktuale shqiptare,
    , ate qe siç quhet tashme rëndomë, dhjet më teper nga Goja se sa nga Vrima natyrale e Njeriut per jashqitje…
    Por me pare duhet te them nje nje gjë:
    .TOM DOSH KODOSHI, KY CUB MALESIE, QE MILIONAT JA KANE FRYRE SHUME BAJRAKTARLLEKUN ,
    Ë s h t ë
    perdorur
    me kujdes nga Skenaristi yne i Krimit , DonKishoti i shpellave ts Viçidolit.!…
    Po e degjoja me kujdes Tomen ne intervisten e tij tek Top Story….Nje tip qe me pak mjeshteri
    prej Intriganti, mund te perdoret lehte!…( konkluzion ky i thene dhe nga shoket e tij qe e njohin
    shume me mire….)
    Nuk ka shume dallim Toma nga Durimi….! Vecse Toma eshte i veshur me mire me kostum, nga
    milionat qe ka depozituar!
    …Nuk eshte e rastit qe e deklaroi vet Durim Katunarin si Vella….!
    Por te vijme tek problemi qe shtron Redaksionali i DITA-s.
    A eshte Filmi “Dosh Kodoshi” , ASI I BERISHES?….
    ME 99 % PO….!
    TOMA KA RENE NE RRJETAT E BERISHES DHE NDOSHTA DHE TE USTALLAREVE TE
    BERISHES!….
    Budva , ku ben pushimet Toma, eshte jo vetem Qender Turistike, por dhe Qender e Spiunazhit
    Serb ne Malin e Zi….
    Fatkeqsisht Shqiperia eshte kthyer ne nje Han pa porta dhe nuk i ndjek aspak politikanet e saj
    per ti ruajtur nga rrjetat e fqinjve armiqsorë….
    Sulmi ndaj Metes duket shume i sajuar dhe i qepur keq…,
    sidomos kembengulja e Doktorit te Çmendur,
    per ta perdorur kete sulm per rrezimin e Qeveris Aktuale !…
    Ja shikoni ngjarjet , duke thirrur protesta, per ta rrezuar Meten me cdo kusht dhe tok me te per te tronditur ose rrezuar edhe krejt arritjen 23 Qershorit…!

    • Mos u nxito te dalesh ne konkluzione.
      Edhe kur te shoshitet cdo gje, ti prap do shprehesh
      gabim. Sepse ke kendveshtrimin e gabuar.
      Arabet thone:
      Po e mbrertheve kopsen e pare te kemishes gabim
      e gjithe kemisha te vete shtreber.
      E ti ke mberthyer gabim kopsen e pare.

      • @Sallake,
        Keto qe thua ti Sallake jane steriotipe.Vet menyra jote e te gjykuarit i ngjan paksa Kalit te Karroces., sepse nuk e lene pafkat te shohe as majtas, as djathtas….
        Per mua mos ki merak fare se kam kryer dhe studjoj vazhdimisht nje shkolle Filozofie, qe ti shohe fenomenet shoqerore dhe ato te Natyres pergjithsisht ne lidhjen e tyre te gjithanshme, dhe mbi te gjitha ku çojne uje…
        Ne kete kuptim edhe per politikanet ka nje definicion te artë:
        MOS I SHIKO ÇFARE THONE,
        POR SHIKOI ÇFARE BEJNË…
        “Kopsat” e Kemishes i kam mberthyer drejt dhe nuk i ngaterroj “librat”… Edhe po te gaboj, di te korigjohem…
        Megjithate te falemnderit per keshillen…Une , edhe pse jam diçka mbi mesin e Jetes, DI NJË GJË,QË S’DI ASGJE, siç thoshte Babai i Filozofise, dhe me kete i bente thirrje njerzimit te mesonin Boten e pafund….!

  • Cuditem se si puna e kosit te Berishes ua prish mendjen ca burrave te te mencur!
    Me rradhe, A nuk ishte ky bir bushtre qe organizoi vrasjen e Shkodres per te marre pushtetin?
    Tjeter, A i organizoi ky qen vrasjet “aksidentore” ne Fush-Arrez sepse qeveria socialiste deklaroi qe kishte vetem 5 dite buke?
    A nuk e vrau ky bir bushtre Kryetarin e Shik-ut te Lushnjes per te fajsuar socialistet?
    A nuk e organizoi ky maskara emigrimin e popullsise shqiptare nga trojet e veta me anije, skafe, barka dhe motobarka deri sa e uli popullsine me 1/3 per te bere kasaphanat elektorale ne cdo zgjedhje?
    A nuk ishte ky njeri i ndyre qe me anen e kopukeve te vet ne cdo rreth te Shqiperise organizonte fejesa, dasma dhe krushqira te rreme dhe rrembime te vajzave shqiptare per ti kthyer ne prostituta dhe per te pasuruar gardianet dhe zyrtaret e tij?
    A nuk pergatiti vrasjen e Hajdarit per te marre pushtetin ky kopuk?
    Te gjihte e dime se eshte kriminel dhe do luaje cdo gur deri ne vdekje per te demtuar sa meshume kombin shqiptar. Ky eshte armiku me i madh i kombit por mua me habit heshtja e disa intelektualeve qe e mbajne veten per trima.
    Kur ngre koken patriotizmi, tradhetia zhytet ne balte por nuk zhduket kurre!
    E kush do ta marre ne dore shpetimin e Shqiperise nga kjo murtaje e zeze?

  • Po pse nuk ngrehemi dhe ne, qe jemi kunder ketij mentaliteti katunaresk.
    Edhe keta ta kuptojne qe jane pakice per momentin,dhe nuk mund te dalin
    Kundra shumices.
    Kure te mbaroj mandati i kesaj qeverie qe kemi zgjedhur,po prap ne si shumice.keto kane te drejte te konkurojne me njeri tjetrin kure te caktohet data e zgjedhjeve.
    Por sa i perket ketij kater vjecari, nuk ka lind akoma ai p… None si tom doshi.
    Apo ai p… K…. Si sali berisha , te nderpresi mandatin e kesaj qeverie.
    Kjo qeveri jemi ne ,dhe nqs ka ndermend te luaj dhe te na sulmoj ne.
    Te ngrihemi te gjithe, dhe ta shikoj se sa jemi ne ,dhe sa jane ato.
    Keto duan ndarje ,ndarje ju japim.
    Nuk mund te bashkjetojme ne nje streh me hajdutin,me shpifsin,dhe me injorantin.
    Se i bie qe te behemi dhe ne si ato.
    Viva la revelucion.
    E.

  • Bravo gazetari. Me se fundmi dikush po logjikon ne Shqiperi. Ideja ime qe e kam shprehurv ne komente te meoparshme tek Gazeta Tema eshet qe jo vetem qe kjo gjoja vrasje i sherben Berishes por edhe Serbise. Destabilizimi i Shqiperise dhe po ashtu i Kosoves. Venia ne sherr e Edi Rames dhe Ilir Metes qe aleanca te prishej. Qeveria sic mendon edhe gazetari nuk ka asnje perfitim nga kjo vrasje. Vetem Berisha. Ka edhe dicka tjeter. Berisha mund te kete te dhena per Tom Doshin nga Visho Ajazi per veprimtari kriminale te tij. Nxjerrja e ketyre te dhenave do ta demaskonte Tomen. Me kete karte ne dore Berisha e ka bindur Tomen te bashkepunoje. Dhe Toma tani duket si koqe. Asnje nuk e beson kete intrige te shemtuar. I vetmi qe po e mban gjalle kete histori eshte Berisha dhe Luli. Edhe tritoli i vene ndaj Durim Bamit eshte bere nga njerezit e Berishes ne menyre qe te mos kishte deshmitare. Fatjon Skenderaj ja ka mbathur jashte te shpetoje koken. Por plani deshtoj.

  • O Kryeredaktor,po ju jap nje pergjigje,meqenese e do.
    Asnje zgjidhje nuk ka ky produkt.Do mbyllet si jane mbyllur te gjitha me pare te ketij niveli,kete mos e haro,sepse ketu eshte perfshire vete prokuroria me porosi nga lart,sepse kjo qeveri nuk mund te mbaje nje kryeprokuror te tille qe i eshte neveritur gjithe popullit qe del dhe thote,do kemi ngjarje te medha qe do çudisin boten??,e pas 3 muajsh del perseri e deklaron te njejten gje,kur para 3–9 muajsh nuk ka ndodhur asgje?sepse nuk mund te lihet ne detyre Visho Ajazi.E kjo tregon ate qe kane thene shume njerez,qe Edi Rama dhe Ilir Meta nuk mund ti heqin nga puna megjithese po shkaterojne te ardhmen e Shqiperise,sepse jane perlyer vete,e keto dy institucione dine gjitheçka.
    Se dyti:As ka nisur e as do te nise pastrimi i politikes,nga mafja,te fortet,grabitesit,sepse. nuk do kene me pushtetin.Kete vertetoje se ke informacion vetem me kandidaturat qe po fliten,per kryetaret e bashkive.Meri emerat dhe pyet ndonje qytetar te ketyre zonave dhe do bindesh,se edhe kjo hipoteza jote nuk do behet kurre teze me kete nivel politike dhe politikanesh.
    Qe te behet kjo qe kerkoni ju e qe e do gjithe populli,duhet te shkrihet e gjithe klasa politike e 25 vjeteve,duhet te konfiskohen te gjithe,pasi e kane pasuri te vjedhur,duhet te burgosen, e kjo nuk i intereson as Amerikes,as Europes dhe as kapitalit,e as sistemit fashist-komunist.

  • Pa plasur mire bomba ekonstatova qe sali qeni donte ta mirte kalane nga brenda dhe perdori tom injorantin qe eshte i manipulueshem lehte …po jo ne pd te vesh ti po dhe ne stratosfere te ngrihesh ra ylli jor o zotni i perdorur ……….mbahe ter jeten turpin qe te perdoren ..eshte njesoj sikur te .sh;;;;;;;;

  • Pellet si gomari Sal-ari-trapi,
    mendja e tij rrjedh si perroi tek rrapi,
    i akuzon te tjeret per çfare ben vete,
    doreheqja eshte per te makthi i shkrete.
    Ai nuk eshte dorehequr sa here ka vra,
    kur ne Gerdec ndodhi me e zeza hata,
    kur vendi po digjej nga fajdet dhe leket,
    ai u rizgjodh president kur i binin breket.
    Nuk ka ne bote ndonje kloun tjeter si ky,
    nuk le asnje vrime e asnje skute pa hy,
    ketij i duket vetja hero, ngadhenjimtar,
    sa here ka shpifur,ka vjedhur, ka vrare.
    Ketij i vijne rrotull çakenj edhe dhelpra,
    qe rrojne ne ferra, shqopa e gjineshtra,
    dhe kur dalin sillen rretheqark vathes,
    ku rrjedhin kellirat e Salarirrumpalles.
    Militantet e tij injorantet me te medhenj,
    jane bisha: dhelpra, ujqer dhe çakenj,
    jane hajdute,shpifes,hileqare,vrastare,
    qe prapa Salariramtrapit hiqen zvarre.
    Prej ketyre kete vend e shpetofte zoti,
    kete mikrob terbues mos e zente moti,
    keta perbindsha, llumra koke e kembe,
    u shofshin te gjithe me dege e rrenje!

  • O popull shqiptar ! Nese doni te shpetoni njeher e pergjithmon nga dor e krimit dhe e tradhetis qe po ju sillet mbi kok per tju pjekur ne krematoriumin e ktij gjakatari hakmares paranojak ,qe po mori perseri pushtetin do ju kaloj pa meshir 1milion votusit ne hellin e tij sadist,hiqeni qafe ,!Kjo monster qe kur i pret koken ,nxjerr dy,do djegur me gelqere te pashuar edhe varri i tij ! Ben karabam inskenimi i organizuar brenda dhe jasht kufijve te Shqiperis ! Ky histerizem ,qe ka shperthyer prej po ketij gjakatari te 97-tes, duhet tju zgjoj ato dit te tmershme ne memorje ,sepse atje kerkon te shkoj ky kriminel i shitur ! Mos hani nga “gjell”e tij e mos pini nga “got” e tij e helmuar, sepse femijt tan do e paguajn perjetesisht e skan per te na e falur ! Nese kthehet kjo band perseri,ateher nuk esht faji i saj por i joni !Esht faji jon, qe akoma e lem te qarkulloj e ti ushqejm iluzione per te treten her passi vrau,vodhi e shkaterroi gjithcka !Ska nevoj ti rjeshtoj bemat e tij ktu se ska dit e te mos na dalin para syve fakte,se mjaft atdhedashes ketu shkruajn te shqetsuar per pabesin qe nuk na ndahet ! Kujdes shqiptar kujdes,mendoni femijt mendoni te ardhmen……….

  • Tomes i kane permendur nje emer konkret por kjo nuk do te thote se eshte realisht ai emer apo eshte stisur qe Toma pastaj ta permende dhe te filloje zallamahia mes mazhorances. Duhen deshmite e hallkave te tjera per te pare kush eshte realisht pas kesaj pune. Se mund te jete sajuar gjithshka per qellime te sabotimit te mazhorances dhe jane hedhur emra ne qarkullim me keqdashje duke bere qe dhe te prekurit ti marrin si te verteta gjerat. Keto jane si ato punet e hapjes se ambasadave ne 1990 etj etj ku padyshim ishte dhe mbetet dora e zgjatur e SERBIT per destabilizim ne vend. Dhe si gjithmone ne biem brenda…. ku eshte SHISH, cfare ben dhe nuk monitoron apo jemi ne demokraci dhe shkelen te drejtat e njeriut!!!

  • Shume sakte…Te gjitha fijet te cojne tek sadisti i Vucidolit…E keni vene re kur ishte ne pushtet i nxirnin gjak syte tani i nxjer e gjithe fytyra..Eshte i shperfytyruar si asnje ne bote..As nje kriminel ne bote nuk e ka fytyren e tij…Lereni te cmendet ta marin TE KATANDISET qe ta marin kalamajt e lagjes me gur….Ky ishte rasti me ideal per te permbysur qeverine DHE FUTI NE LOJE iLIRIN SE PER EDIN NUK E BENE DOT…SHPRESOJME TE JETE FUNDI I TIJ…

  • Kryetari i grupit te ISIS dhe zv.kryetari i grupit ne Shqiperi sot eshte SB dhe Visho Ajazi
    Ky eshte kombinacioni i fundit Sali plus Visho.

  • Historia e Tom Doshir rrjedh uje nga te gjitha anet. Duket e sajuar. Por kjo nuk e ben ate fajtor me shume se Ilir Meta, Edi Rama, Sajmir Tahiri, Drejtori debil i policise se Shtetit, Berisha etj etj… Problemi i vetem i yni nuk eshte Tom Doshi, por eshte krimki qe ka kapur fort politiken. Te gjithe keta njerez jane ne pushtet nga parate e krimit, jane ata qe kane blere votat, jane ata qe i lene territor krimit, mbi te gjitha krimit ekonomik, qe te fuqizohet pasi zgjedhjet jane cdo dy vjet dhe duhen prape para’ per te blere votat.
    Per aq kohe sa njerezit qe votojne nuk kane buke te hane, e kalojne muajin me asistence prej 30,000 leke te vjetra, po i dhe 50€ per voten i ke paguar rrogen e dy muajve. Sigurisht eshte shume e thjeshte llogaria. Pushtetaret tane nuk kane interes te rritin mireqenien e popullit se ndryshe nuk i kane me te kontrolluara votat qe blejne me para’.
    Kjo e gjitha eshte nje farse e ndyre, nje telenovele vetem me personazhe negative me rekorde kriminale ose pjelle e krimit. Prandaj o shqiptare, ky vendi yne i vogel, i varfer dhe i mbushur me maskarenj nuk ka per te bere dot hajer te pakten edhe per nje gjysem shekulli.
    Nqs keni femije, nisini me sakrifica te medha te studiojne jashte shtetit. Largojini nga ky vend i ndyre sa pa i helmuar atyre jeten dhe te ardhmen.

  • A e pate mbreme ne TV klan Ramen? Qellimi per te cilin kishte dale ne emision ishte te tregonte kollaren e tij te rradhes, prej sateni te shtrenjte njemije euroshe (te ma beje hallall po qe se eshte me e shtrenjte dhe ndoshta e kam fyer). Gojet e liga te TV klanit thone se kushti qe kishte vene Rama per pjesmarrjen ne emision ishte qe gjithe kohes kamera duhet te fokusonte vetem kollaren ne plan te pare. E bukur, pa dyshim: ngjyre gri me sorra te zeza. Une kam respekt per sorren si zog, por e paska ulur pazarin fare duke pozuar ne kollaren e Rames.
    Pra, ne nje moment kaq te veshtire, te trishtueshem, ne nje moment kur luhen telenovela te ndyra me vrases e porosites, kur ne ere hidhen si pa te keq ne mes te Tiranes makina me tritol, ky KAPOSH KOKEBOSH del dhe reklamon kollaren ne televizor. Ben gjoja edhe sikur zihet me Fevziun, kete gazetarin me kushedi se sa cmime Pulitzer ne karrieren e tij.
    Mjere ne o shqiptare! Per te rrezuar Berishen nga pushteti vume ne krye te vendit nje njeri BOSH, DIKTATOR per shkak te injorances se vet, nje njeri te PAEDUKATE, nje njeri qe gjoja ne emer te barazise gjinore e ka mbushur qeverine me femra fycka, por qe ne te vertete i dhunon psikologjikisht cdo dite.
    Te …. RILINDJEN dhe ty o EDI RAMA!

  • Sa e mençur dukesh moj “ada”, te ka ushqyer me arrore Salariu qe kakaris si pata,qe te rrish e te kenaqesh me horra, dhe te xhelozohesh kur sheh tek kundershtaret kollaret me sorra, pasi me korba e me sorra donkishoti i Albanistanit,Salarikobra i kthen fushat ne male e kenetat ne kodra!Kete vend e ka marre mortja, qe kur fjala e shpellarit qe del sa here i shqyhet torba, eshte me erekeqe se pordha, por u sherben hajduteve,shpifesve,vrastareve, rruspiave si narkoza, qe te mos e kuptojne se ka kohe qe rrokullisen si voza qe eshte rrezuar nga kupola..

    • Ben mire qe pervec se te lexosh edhe ti kuptosh ato qe lexon, Lexues djali.
      Ju te Rames ju eshte shpelare truri. Te jesh kritik ndaj Rames nuk do te thote te jesh me Saliun. Po kur do ta kutoni o mendjembyllur te Rilindjes, qe Saliu eshte i lire akoma sepse Rama nuk ka bythe ta coj mbrapa hekurave. Ju nje kenge dini: Sali vicidoli, Sali krimineli, Sali hajduti etj. Vetem llafe boshe. Te behet nje here burre ky Rama tyryfyli, ta fuse ne burg ate bashke me soj e sorrollopin e vet.
      Boll i bete fresk Rames me gjethe palme si grate e haremit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *