Unë si qytetar turk (për dijeninë e autoriteteve, arnaut i diasporës) e ndjej për detyrë t’ju tregoj të vërtetën time rreth zhvillimit ekonomik të Turqisë në 11 vitet e fundit …Atëherë, si fillim: Mendoni për një çast që gjyshi juaj në vitin 1923, pas luftërash, përpjekjesh, sakrifikash dhe me një largpamësi epokale e rindërtoi shtëpinë e rrënuar, madje duke e shndërruar atë në me të bukurën e botës për ju. Në gadishullin ku lindën qytetërimet, filozofia, shkenca, vera… në gadishullin më të lakmueshëm të tokës, që ushqeu me lumenjtë e tij tre fetë më të mëdha, gjuhët më të rralla… aty ku lindën dhe u ndanë brenda tyre të gjitha…
Mendoni për një çast që gjyshi juaj kësaj pasurie historike, ia shtoi edhe udhëzimet për të arritur ju vendet më të përparuara të kohës. Aq më shumë, gjyshi juaj ju la amanet edhe një thënie si asnjë gjysh tjetër “paqe në atdhe, do të thotë paqe në botë…”.
Mendoni që gjyshi juaj e urrente injorancën, dembelizmin, errësirën… i respektonte gratë, u dha duk, zë dhe emër e mbiemër para çdo oxhaku në botë. Mendoni që ky gjyshi juaj, vdiq në 1938 dhe vdekja e tij i hidhëroi edhe ata që e kishin luftuar që të mos ringrinte shtëpinë tuaj.
Atëherë, si zhvillim… Mendoni sikur në vitin 2002, fëmijët e shtëpisë suaj, ju dhanë çelësat e kësaj trashëgimie dhe ju vendosët aty për aty ta ri-modeloni shtëpinë për ta sfiduar gjyshin tuaj… E kuptuat në çast, se nuk kishit të holla të mjaftueshme me çfarë ta bënit këtë, por e kuptuat se keni plot gjëra të lakmueshme dhe vendosët t’i shisni ato… E nisët me dyshekët e shtëpisë (lumenjtë), tapetet (liqenet), kolltuqet (malet), lulet në ballkon (pyjet)…dhe ja ku filluat të rriteni e të pasuroheni… sa e mësuat se si bëhet, ju doli turpi dhe yrysh me pikturat (portet), frigoriferin (zonat ushtarake), lavatriçen (spitalet), televizorin (telekominakacionin)…jo vetëm mëhalla, por gjithë dynjaja u çudit me zhvillimin tuaj… pastaj e shitët kasafortën (bankat), librarinë (shkollat) dhe më e rëndësishmja makinën qepëse, trapanin, frulatorin (gjithë ndërmarrjet fitim prurëse)…
Mendoni sa të pasur u bëtë brenda natës… ndryshuat qethjen, veshjen, sjelljen…u pasuruat, ia kaluat të gjithëve! Po porositë e gjyshit?! Trashëgimia?! Iku…ikën sigurisht, sepse për beqarin është i lehtë divorci!
Si përfundim… Drejtimi i një shtëpie nuk ndryshon aspak nga drejtimi i shtetit. Nëse i shisni sot orenditë shtëpiake, jeni më të kamur seç ishit dje… Nëse i shisni sot e doni t’i blini nesër, nesër do të jeni më të varfër seç jeni sot…
Por nëse i keni harxhuar vend e pa vend, vetëm për të verbuar njerëzit, për të çuditur dynjanë?! Djalli në shekullin XXI, fshihet në shifra…pa i zbuluar ato, ai nuk tregon të vërtetën… Borxhi i përgjithshëm i Turqisë sot është 500 miliard dollarë (5 dhe 11 zero mbrapa) dhe interesi vjetor i këtij borxhi është 50 miliard dollarë… Papunësia, sa gjithë popullsia në Greqi… plot 13 milion! Verbuese…shurdhuese…tranuese…
Vizita e z.Rama në Turqi kishte një rëndësi historike. Sepse për dy orë e gjysëm qëndroi në vendin ku mendoi, punoi edhe ndërroi jetë Ataturk-u, pra në Sarajin e Dollmabahçes. Me Turqinë, strategjitë më të frytshme lidhen edhe sot, pikërisht me përkatësinë, njohjen dhe dashurinë që ka pasur Ataturk-u me kombin shqiptar, dhe ato duhen ndjekur verbërazi, sepse thika nuk e pret dot bishtin e vet! Partneriteti strategjik me Turqinë, i bazuar në parimet e Ataturkut do të ishte padyshim i frytshëm, i gjithanshëm dhe afatgjatë. Përndryshe ndërtohet veçse partneritet tragjik…

Neqoftese Turqia eshte kjo qe pershkruan ti Zoti Ahmet, atehere Shqiperia paska gjetur motren e saj binjake. A keni menduar ndonjehere se kush eshte “babai” qe ja u futka te gjithe popujve sot dhe dhe nxjerr te njejtin prodhim? Ai ka shume emra, dhe shume aktivitet, por nje qellim, bota eshte rritur shume, ai do ti futi gersheren …. Mendohu Ahmet ajo qe luhet sot dhe ne e shikojme eshte vetem teatri i kukullave, ata qe rrine poshte e terheqin fijet sipas urdherave jane shume larg, ne majen e nje piramide qe e shikojme vetem tek dollari amerikan….
Te gjitha vendet pak a shume keshtu jane me borxhe ndaj atij grupi mason qe komandojne finanacat Boterore,qellimi i te cileve eshte ti ktheje ne emigrant ne vendin e tyre te gjithe popujt.Duhet te shpresojme qe se shpejti,te realizohet nje reforme financiare ashtu sic shpesh here dhe pothuajse ne te gjithe boten jane bere reformat agrare.Se kush vend eshte me i zhytur ne borxhe,kjo varet se sa eshte borxhi per fryme per secilin komb.
Bukur dhe me nje kunj ne thembren e Zotit Rama!
z. Ahmet! Je i lutur te mos e trajtosh lexuesin e nderuar ye kesaj te perditeshmeje te respektuar
si idiot e injorant. Se çfare ka qene, se paku ne vitin 1991 – 1992, e se çfare eshte sot Turqia, kete nuk kemi nevoje ta mesojme prej teje. Porse, ajo qe une ve re ne shkrimin tend, eshte nje perpjekje e deshtuar prej nje qemalisti te indoktrinuar per te nulizuar viziten e suksesshme te kryemisitrit te ardheshem te vendit tim, z. Rama, ne Turqi. Ajo qe juve, turqve te bardhe, ushtruesve te paepur te genocidit kunder pjeses tjeter te popullsise turke qe nuk mendon e jeton si ju; ajo qe juve, turqve te privilegjuar, mjelesit e dalliar te te mirave materiale ne kurriz te pjeses tjeter, asaj me te madhes, lene ne varferi ne Turqi; ajo qe juve, gardianeve trushpelare te revolucionit qemalist qe nen ombrellen e nje kaste ushtarakesh, moret per vete te gjithe pushtetin politik, shtite ne dore drejtesine, diplomacine, jeten akademike, per t’i perdorur gjoja ne te mire te Turqise, porse ne te vertete vetem ne te miren tuaj personale e klanore, juve pra ju themi, perendoi dielli juaj. Fati i kombit vella turk eshte tashme ne doren e tij; eshte ai e jo me ju, turqit e bardhe, qe zgjedh qeverine dhe politikat e zhvillimeve ekonomike. Ju, z. Ahmet, qe me siguri as qe e dini shqipen e as qe ju ka plasur ndonjehere tra…i per Shqiperi e Arnavutllek, beni shume mire te na e tregoni te verteten e realitetit turk e te mos ju duket çudi qe si nje kryeminister perparimtar e me vizion perendimor, siç eshte z. Rama, shkon e takon nje “regresisto – islamisto – fanatiko – anadollak” si kryeministri Erdogan.