A është vaksina Pfizer e sigurt? Përgjigjen e marrim pas 55 vjetësh!

J L

Transparencë për vaksinat, por duhet pritur gjatë.

Kërkesës së një grupi shkencëtarësh, drejtuar qeverisë federale për të bërë publike të dhënat mbi të cilat u mbështet në licencimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer, FDA i është përgjigjur duke vendosur një afat që shkon përtej çdo zvarritjeje burokratike.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) kërkon plot 55 vjet për të bërë publik informacionin mbi të cilin u bazua për t’i dhënë licencën e vaksinës gjigandit amerikan të farmaceutikës.

FDA i është përgjigjur gjykatës federale se i duhet kohë deri në vitin 2076 për t’ia vënë në dispozicion këtë informacion, raporton Reuters.

Që në krye të herës, FDA ka premtuar në mënyrë të përsëritur “transparencë të plotë” në lidhje me vaksinat Covid-19, duke përfshirë riafirmimin e “angazhimit të FDA për transparencë” gjatë licencimit të vaksinës COVID-19 të Pfizer.

Menjëherë pas miratimit të vaksinës, më shumë se 30 akademikë, profesorë dhe shkencëtarë nga universitetet më prestigjioze të Amerikës, të bashkuar në grupin “Profesionistët e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë për Transparencë” FOIA, kërkuan të dhënat dhe informacionin e dorëzuar në FDA nga Pfizer për të licencuar vaksinën e saj COVID-19.

FDA nuk e vuri në dispozicion këtë informacion dhe grupi ngriti një padi kundër FDA.

Çështja përfundoi në gjykatë federale, të cilës FDA u detyrua t’i përgjigjej duke kërkuar afat deri në vitin 2076 për ta prodhuar plotësisht këtë informacion.

FDA i kërkoi gjykatësit që ta lejonte të prodhonte mbi 329 000 faqe dokumente që Pfizer i dha FDA-së për të licencuar vaksinën e saj, në masën 500 faqe në muaj, që do të thotë se prodhimi i saj nuk do të përfundojë më herët se 2076.

Duhet kujtuar këtu se FDA-së iu deshën vetëm 108 ditë nga momenti kur Pfizer filloi të prodhonte të dhënat për licencim (më 7 maj 2021) deri kur i dha licencën për prodhimin (më 23 gusht 2021).

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • Do lej amanet qe pergjigjen e vaksines Pfeizer te ma lexojne ne vorr.Do iki me pishman nga kjo bote se u shpova dhe s’e mora vesh pse dhe nga kush .

  • kjo eshte njelloj me indianin qe ne samitin mbi klimen premtoi qe deri ne vitin 2070 india do te zbatoje per nje klime te paster.Bej vaxinen,bej dhe kryqin e perendise.Vdekjen asnje nuk e di nga i vjen.Per momentin vaxina ka dhene rezultate.Do te vdisnin 100 pa vaxine ,vdesin 5 kush e ka kesmet.

    • dhe unë të them ty mos i bëj vaksinat!!
      do jetosh sa do plasësh,2-3 qind vjet për të pagur vaksinat tona!do jesh nga ata idiotët që lehin tërë ditën dhe hanë mut tërë natën!
      mos e bëj vaksinën se do shpëtosh prej nesh!!
      dhe unë të garantoj se do të na kënaqësh,pavarsisht se do të dalin të mënçur të tjerë për të të zëvëndësuar!!

  • Per mendimin tim filimisht do te ishte me lehtesisht e kuptushme per keta 30 njerez te dijes mjekesore te kishin kerkuar te dhena nga informacioni i formuluar nga vete FDA ku shpjegohet se ku eshte esenca (por jo sekteti) per thenien e licences se kesaj vaksine ?
    Se dyti , kush mundi ti lexoje 329 mije faqe brenda periudhes 108 diteshte per te krijuar bindjen e plote logjike dhe ligjore per kete licensim ?
    Se treti , a egzistojne ne cdo farmaci te botes nje grup ilacesh qe veprojne njekohesisht ne dy rruge (drejtime) kunder viruseve te gripeve dhe si veprojne keto dy rruge kunder vete virusit Covit ?
    E te tjera pyetje te tilla .
    Tek gazeta DITA e dates 11 Nentor , 2021 eshte shkruar se dhe Shqiperia do marre ilacin kunder Covid ; ndersa tek gazeta TEMA e 16 Nentor , 2021 thuhet se te dy kompanite kane vendosur qe te dy medikamentet te kushtojne rreth 700 dollare per trajtim .

    • “Familja duhet te gezohet se “gjyshet” do te jetojme dhe niperit do te mund te punojne perseri .”
      nuk e di a mendon se do të mbetesh përjetësisht nip që do të punojë tërë jetën,a do të bëhesh dhe ti “gjyshe”,që të gëzosh atë që i ke dhënë gjysheve të tua më parë?
      po spekulloj ashtu si me dashje!!
      sot je nip a mbesë që të dhimset puna tënde,që punën tënde e vlerson vetëm si fitim tëndin!
      sot je nip që ke harruar se deri ditën që je bërë për të përfituar nga puna tënde,ke përfituar qyl nga prindërit e tu!
      sot je nip,a mbesë,që kur të bëhesh gjyshe,do të ulërasësh për të përfituar atë që të takon,për punën e bërë më parë!pra këtë që nuk do të japësh sot!!
      ky është egoizmi tipik i idiotit të lindur!!e idiotit që nuk mendon dot një hap përpara e jo më vite përpara!!
      sidoqoftë ju jetoni gjithnjë mirë!!
      thonë shpesh që budallallëku është narkotiku më i mirë i njeriut!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *