A është vërtet problemi kryesor Fullani?

redaktor

Kur avokatët e drejtësisë, klientët e përhershem të massmedias alternative, nuk përmendin në publik principet bazë të krimit ata tregojnë dy mendësi: ose nuk i dinë ose çorientojnë qëllimshëm, publikun dhe shkollarët, meqënse japin mësim gjithandej. Dhe ‘çorientojnë’ në kuptimin që nuk i mësojnë publikut…arsyetimin silogjistik të ngjarjeve. Në rastin e “skandalit Fullani”, ata, jo vetëm që nuk i përmendin principet, për të cilët do të flasim më poshtë, por, pa ndroje, shpalosen në publik si “ekonomistë” ortodoks, si në rastin e avokat Ngjelës, i cili, ndërsa propagandon nga mëngjezi deri në darkë orientimin tonë drejt perëdimit, argumenton në një nga daljet e tij publike të fundit se banka qendrore kapitullon, sikur atje qeveri nuk ekziston! Për mos të folur këtu për “avokatët” e tjerë të tipit “opinionistë” dhe “ekspertë”, të cilët thjesht mbushin panelet e televizioneve dhe nuk dinë se nga t’a kapin (problematikën) dhe nga t’a lëshojnë. Dhe le të flasim më konkretisht:

Krimet ndahen në dy kategori të përgjithshme: në krime që burojnë nga papërgjegjësia ose pakujdesia dhe në krime që burojnë nga ndërgjegjia/vetëdija e dikujt (mens rea). Zakonisht krimet e parë konsiderohen dëmtime ndërsa të dytët, nëse dëmi është i madh, mbetet krim, dhe për më tepër, krim penal ose i dënueshëm. Rasti i Fullanit mbetet te kategoria e parë. Sepse ai nuk ka bërë një krim me ndërgjegjje (dolus eventualis ose mens rea). Kjo është arsyeja që në vend tjetër them se Fullani duhet…vetëm të shkarkohet. Shkarkimi në vetë-vete është dënim. Ky lloj dënimi mund të rritet me ndalimin e tij për t’u punësuar në institucionet shtetërore për një kohë të caktuar. Dhe kjo është arsyeja që ai nuk mund të dënohet me burg.

Thjesht për krahasim: kur Berisha urdhëroi policët (nëse vërtetohet nga policët, porcesverbalet etj., se ai urdhëroi!) të qëllonin mbi protestuesit në 21 janar, ai e bëri këtë me ndërgjegjje. Rrjedhimisht, në këtë rast kemi “mens rea” dhe Berisha mund të dënohet me burg. Njëlloj mund të dënohen edhe policët: sepse ata kanë mundësi të mos ekzekutojnë urdhëra të eprorëve. Por, sidoqoftë, policët duhet të dënohen më pak se urdhëruesi, ose shkaku fillestar.

Tani, kthehemi te vjedhja e Bankës: ajo është vjedhur nga punëtorët, jo nga Fullani. Në këtë rast ka vetëm “mens rea” për punëtorët dhe përgjegjësi të deleguar nga Fullani. Problemi për mua nuk është vjedhja apo Fullani, as edhe zëvendësimi i tij me një administrator më të aftë (aftësia është koherente kur dikush me të vërtetë njeh pasojat e ndonjë gabimi të mundshëm në punën e tij, d.m.th kur shkencërisht është i plotë) por vjedhja që ushtrojnë bankat e huaja, të cilat vjedhin përmes politikave që kanë imponuar në vend, duke i rikapitalizuar për kreditë e këqija që kanë krijuar dhe duke mos i dënuar, nga parátë publike. Sepse nuk është hera e parë që rikapitalizojmë këto banka as hera e fundit: ne do t’i rikapitalizojmë ato përsa kohë që ato do të operojnë në treg, nën rendin ekzistues. Problemi ynë, gjithashtu, është vjedhja tjetër, që ushtrohet përmes kamatës: sepse bankat, fitojnë kryesisht nga përqindjet e kredive sesa nga investimet. Të dyja këto vjedhje janë “ligjësuar” nga klasa jonë politike. Madje, përmes rendit ekzistues ushtrohet edhe një vjedhje tjetër e “ligjësuar”: përfitimet e bankave private (të huaja dhe vendore) transferohen në kohë reale jashtë vendit. Ky proces shkakton një seri dëmesh në ekonominë tonë: zhvlerësim të devizës etj.

Problemi që shtrohet këtu, rrjedhimisht, nuk është Fullani, por sistemi bankar dhe modeli zhvillimor që ka krijuar klasa politike shqiptare dy dekadat e fundit. Kështu në vend që ndrikullat të kuptojnë efektet e sintezës ekzistuese — tashmë flasin për governator të huaj (Ylli Manjani, Sherafedin Shehu etj.). Por kjo do të ketë pasoja tragjike për vendin tonë: sepse në një vend ku dominojnë bankat e huaja, ose parája e një populli zotërohet kryesisht nga të njëjtat banka dhe Banka Qendrore drejtohet nga një i huaj, atëherë flasim për minim të plotë të pavarësisë ekonomike (dhe rrjedhimisht politike), meqënse rendi ekonomik është përmbysur dhe diktohet nga bankat sesa nga ndërgjegjja e një populli. Këtë ‘minim’ e kemi përjetuar përgjatë viteve të fundit të mbretesisë së Mbretit të vetë-shpallur Zog: në atë kohë, bordi i bankës qendrore, i cili kontrollohësh nga italianët, në bashkëpunim të ngushtë me bankën qendrore të Romës dhe bankat private në treg, pajambante investitorët e huaj, kryesisht italianë, duke u dhënë kredi me interes të ulët, me qëllim që perandoria italiane të ekspansionohësh dhe kapitali vendor të tkurrësh, me gjithë pasojat e tjera që e shoqërojnë këtë proces. Në kuadër të BE/Eurozonës dhe globalizmit neoliberal ku bankat e huaja private dominojnë, me një governator të huaj, ato ndihmohen më shumë dhe kësaj dinamike nuk i shmangemi dot.

Shkurt, në Shqipëri, duket qartë se ka mungesë të theksuar kognitive të politikave monetare dhe ekonomike; dhe ka mungesë të theksuar silogjistike lidhur me drejtësinë…

Share This Article
6 Comments
  • Fullani eshte I pafajshem se vet zot vet shkop beri gjate kesaj kohe me dhjetra prona te patundeshme prone te familjes ,u be me Vila anekend ballkanit dhe e perdori thesarin e shtetit per interesat e veta dhe te klanit te tij mafioz.
    Tashti o yll ne ngjitje dua te te pyes se a duhet ti sekuestrohen pronat fullos apo I duhen per pushime?

    • Kris 1
      Autori me duket se ngre nje problem tjeter, qe per mua eshte goxha me i rendesishem se thjesht Fullani.
      Edhe komenti juaj qendron.
      por ajo qe thote autori dhe ajo qe thoni ju, nuk perjashtojne njera tjetren.
      Mua ky shkrim i ketij autori te panjohur, me duket serioz dhe me nje kendveshtrim krejt origjinal deri me tani.
      teknik, jo politik

  • Nje qeveri socialiste kerkon nje guvernator, qe ti pergjigjet planit ekonomik te partis qe esht ne pushtet, prandaj e ka zgjedhur elektorati! Se cfar spekullohet jan menyra si te kemi guvernatorin qe i ben punen partis qe esht ne pushtet! Ne shba gren spen ish guvernatori ne qeverin e presidentit bush, nuk kish ndonje shkolle te madhe, por ish vetem nje klarinetist i mire, por qe njihte mire ekonomine dhe e pata degjuar njeher te theshte…..kapital ka ne gjith boten, por si ti bejm boten qe te na i marin dollarin se me pas e dim vete……..?

  • shkrim shume i mire,qe sakteson sepse Fullani nuk eshte fajtor,por pergjegjes.Fillimisht shkarkoje,pastaj nese vertetohet shkelje e ligjit te ndiqet penalisht.Se dyti dhe me e rendesishmja,guvernatori duhet te jete vendas dhe eshte turp qe zyrtare te larte te shprehen se nevojitet nje guvernator i huaj.Analogjisht pse jo nje kryeminister i huaj,nje president i huaj,prokuror i huaj, shef shtabi i huaj,etj? Ku jetoni ju o qerose?

  • O Ylli Përmeti. Çfarë profesioni ke ( si e nxjerr bukën e gojës ) ? Do të më vinte mirë po të kishe diplloma “Ekonomiko-Juridike”.
    Sipas meje. për një çështje, mund të ketë me dhjetra dhe qindra këndvështrime (të drejtë, mashtrues, naivë, të nisur nga interesi etj. etj.).
    Por gjithë kënvështrimet e mundshme saktësohen në fund të fundit nga hetimet dhe nga një kusht bazë : Ky Guvernator Banke “10 vjeçar” që ishte dhe kryetar i këshillit mbikqyrës që për vite të tëra nuk paska emëruar Zv/guvernatorin (që duhet të merresh pikërisht me proçedurat e auditeve dhe sigurisë së thesarit) a mos ndoshta…. është bërë me qëllim nga ky guvernator për arsye që duhet ti sqarojë Drejtësia ? Po “blerja” e Hotel Dajtit me vlerën 30 milion dollarë, nga një Institucion me kapital shtetëror (siç është Banka qëndrore) që si rregull duhet ti kalonte vetëm me një V.K.M. ?
    Unë , si qytetar them se Fullani duhet të qëndronte brënda edhe për arsyen e bllokimit të kontakteve të këtij “ish Guvernatori” me “ATA” ; të cilëve ky Fullan u ka bërë ndere duke u futur në punë në Bankë njerëzit e tyre të afërm (duke filluar me gruan e Presidentit tonë “të nderuar” ) që ka çuar me dyfishimin e punonjësve të kësaj Banke (me rroga maramendëse) gjatë “mbretërimit ” të këtij Fullani-t (Gojat e liga thonë se fakultetin e ka pas mbarruar me nota minimale??????).

  • o’ylli permeti ,na le pa goje me avokatine tende ne sherbim te djallit,ky guvernator eshte drejtuesi ,qe punonjesit e digasterit tije ,dhe ky vete ne menyren me ordinere vece jetes prrallore ,mbretrore ,pagave marramendese ,dhe privilegjeve tyre ,ka me maskarallek me te madhe ,te fshishe djersen 500$ me parat e popullit,Fullhani ose fuull =i ngopur me para eshte o’ avokat qesharak,sharlatan, Pergjegjes moral ,historik,ligjor per vjedhjen me te rende te thesarit ne histori te shtetit shqiptar 7.13 milard lek eshte guvernatori qe ka pergjegjesi te kalbet ne burg ,te gjeje parat ku i ka fshehur ti ktheje ne BSH.a’ka pisellek me te madh qe ju e mbroni ,me ty populli o’ yllo-s’ shkohet ne hale.apo te ka porositur e shoqja-gjykatse???.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *