E përditshmja “Panorama” afër lidershipit të ri të PD-së botoi dje një lajm që niste me fjalinë: “Jaho Salihi Mulosmani rrëfehet për vrasjen e deputetëve Azem Hajdari dhe Fatmir Xhindi”.
Sipas të përditshmes në fjalë (citojmë): “nga Burgu i sigurisë së lartë në Burrel 37-vjeçari ka folur për gati 5 orë me një grup prokurorësh e hetuesish të Prokurorisë së Përgjithshme për dy krimet ndaj deputetëve, njëri demokrat dhe tjetri socialist”.
Në artikullin e Panoramës thuhet gjithashtu se “…prokurori dhe dy oficerë të Policisë Gjyqësore nga Prokuroria e Përgjithshme kanë udhëtuar të shtunën nga Tirana drejt Burrelit dhe kanë “biseduar” për gati 5 orë me të dënuarin Jaho Mulosmani”.
Sa të vërteta janë këto të dhëna?

Çfarë ka ndodhur rreth 13 korrikut
Rezulton që interesimi i grupit të prokurorëve për një dëshmi të Mulosmanit pas intervistës së tij botuar në DITA në mesin e muajit korrik, ka ndodhur realisht. Pra një grup prokurorësh ka udhëtuar vërtet nga Tirana drejt burgut të Burrelit. Por kjo nuk ka ndodhur “të shtunën”, por shumë ditë përpara të shtunës, më saktësisht pas publikimit të videos së intervistës së gazetares Mira Kazhani me Jaho Mulosmanin, në 13 korrik të këtij viti.
“Të shtunën” si kohë takimi të prokurorëve me Mulosmanin e përgënjeshtruan mbrëmë për DITA edhe burime zyrtare nga Prokuroria. Të njëjtat burime, përgënjeshtruan edhe që “prokurorët kanë qëndruar 5 orë me Mulosmanin dhe i kanë marrë një dëshmi”. Nuk kanë patur arsye për të qëndruar kaq gjatë dhe nuk ka patur asnjë dëshmi zyrtare.
“Mulosmani nuk ka pranuar të japë më tepër detaje rreth Xhindit nga ato që ka thënë në intervistë. Ishte një rrugë e çuar dëm – tha mbrëmë për DITA-n burimi nga Prokuroria.
Për Hajdarin apo për… Xhindin?
DITA do përpiqet të riflasë me Mulosmanin rreth takimit në fjalë, por në ndërkohë zërat se Prokuroria ka treguar interes për të rihapur dosjen e Hajdarit, nuk konfirmohen zyrtarisht. Juristë dhe gjykatës, përfshirë gruan e Hajdarit, kanë pohuar pas intervistës Kazhani-Mulosmani se rihapjen e dosjes mund ta bëjë vetëm Gjykata e Lartë.
Dhe në fakt grupi i prokurorëve që kanë takuar Mulosmanin në mesin e korrikut të këtij viti nuk kanë qenë atje për Hajdarin. Ata kanë tentuar të flasin me të dënuarin Mulosmani rreth një pjese tjetër të intervistës së tij të gjatë: atë ku ai pohonte se kishte dijeni për vrasësit e Fatmir Xhindit.
Më poshtë është pjesa e intervistës që ka ngacmuar Prokurorinë dhe për të cilën ata kanë tentuar të marrin pa sukses një dëshmi më të plotë nga Mulosmani:
Mira Kazhani: …Nuk kanë më interes të merren me këtë çështje (Hajdarin)…
Jaho Mulosmani: Ok në rregull. Nëse kjo është e vërteta mirë. Ky qe fati dhe do e pranoj. Por duhet zbardhur, mendoj unë. Pastaj ka dhe shumë vrasje të tjera. Pse nuk flasin për vrasjen e Fatmir Xhindit? E dinë të gjithë se kush e ka vra. E dinë të gjithë. E dini ju që në burg flitet më shumë sesa flitet jashtë?!
Mira Kazhani: Çfarë thuhet në burg?
Jaho Mulosmani: Po të them pra të gjithë e dinë kush e vrau Fatmir Xhindin. Me kë është i lidhur ai, ku jeton, kujt krahu politik i takon, PS apo PD…
Mira Kazhani: Po ja tani në pushtet është PS… Por hetimin e bën prokuroria, vendos drejtësia, nuk heton politika…
Jaho Mulosmani: Cila prokurori? Merret vesh në burg 6 muaj para se kush emërohet prokuror i përgjithshëm. A ka skandal më të madh? Më flasin mua këta për drejtësi? Ke prokuror e gjyqtar me miliona euro. Kjo punë është ndërtuar mbrapsht …
Pjesa më sipër e shkëputur nga intervista-video e Mulosmanit është bërë subjekt i një debati në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm pasi videoja është transmetuar në faqen online të DITA.
A është vrarë vrasësi i Xhindit?

Mbeten ende e mjegullt arsyeja pse prokurorët kanë dashur ta intervistojnë Mulosmanin pikërisht për këtë pjesë të intervistës së tij. Por një burim nga Prokuroria i tha dje në mbrëmje DITA-s se një nga personat e hetuar për vrasjen e deputetit Xhindi është vrarë pak kohë më parë.
Ky person, emri i të cilit ishte në të gjitha mediat pak muaj më parë, akuzohej njëkohësisht edhe për një vrasje tjetër të mëvonshme, por ishte i lirë dhe ende i paarrestuar. Emri i tij erdhi në krye të dyshimeve të Prokurorisë pas një rihapje të dosjes së Xhindit, kur një nga familjarët dorëzoi një gjurmë krimi të mbetur në vendngjarje, e cila u dërgua për ekspertizë në Angli në dhjetor të vitit të kaluar. Vrasja e të dyshuarit, ndërpreu pistën, por jo dyshimet.
Z.Xhindi, ish-deputet i PS (vitlindja 1960) u qëllua për vdekje në 2 maj 2009, në mbrëmje, pranë banesës së tij në Roskovec të Fierit. 5 vjet më pas, vrasja është zyrtarisht pa autor dhe hetimet duhen vijuar. Pavarësisht se disa të dhëna përputhen, ky pohim jozyrtar se vrasësi mund të jetë vrarë nuk është përfundimtar derisa Prokuroria të marrë përsipër publikisht pohimin. Përndryshe qëllimet mund të jenë për ta çuar dosjen Xhindi drejt rimbylljes, pra për t’i faturuar një të vdekuri fajin e një krimi ndër më të rëndët në historinë shqiptare të pas 90-s.
Detajet e plota, mund t’i lexoni sot në DITA versioni print

Duhet ti sqaroi te gjitha rrethanat prokuroria.
Po ai qe vrau vrasesin e Xhindit jeton valle?
po kush eshte emri i te dyshuarit per vrasjet , sa enigmatike e beni artikullin kur mund ta perblidhnit ne 5 rreshta, ja ulni vetes cilsine me kto artikuj !rrotulloheni rrotulloheni e nuk thoni asgje !
O byrazer shko bli gazeten 300 leke te vjetra ben.
Aty e ke edhe emrin edhe foton e personit te dyshuar.
300 leke ben nje cigare e mesme
dy pista ka:
1 – familjaret vete per ceshtje nderi
2 – vrasje politike. Ai ishte nje makine votash
Pyesni një person nga Kurjani që ka nenen malazeze,e cila kishte lidhje me Pashallëkun, por atë kohë malazezja nuk jetonte me se djali i saj i kish prere koken,hedhur ne pus dhe denuar 17 vjet!Por kur Xhindi u vra,vrasesi i nënes ishte gjallë dhe me shume fame në zone…A ka lidhje ai me Shkelzenin si te dy me nene malazeze,dhe pse u perfol Olldashi me vrasesin e të ndierit komisar në Shijak nga Xhakja,mik i te ndjerit Olldashi,por mundet dhe i malazezit nga Kurjani,ku Xhindi kishte tokat dhe kish qene mesues!Sigurisht hipoteze e re nga nje hetim privat qe gjen lidhje malazeze ne vrasjen Xhindi…por ende ne zhvillim!
Korrigjim:fraza ,”vrasesi ishte gjallë”eshte lapsus,duhet lexuar “ishte i liruar nga burgu…”Falje,per nxitimin atyre qe lexojne kete piste te pahetuar fare!..
Vraseist e Xhindit i din Patozi. Pse hesht ai rrote m…ti
ESHT AI QE DILTE FOTO ME KALE DHE KALLASH PARA CA DITESH EN GAZETA
një provë me vlerë që prokuroria ka në dorë, është gjetja e një karikatori pranë vendit, ku u vra Fatmir Xhindi. Duket se atë kohë, policia nuk kishte bërë këqyrjen e saktë të skenës së krimit, duke lënë aty karikatorin. Ai është gjetur nga Ilir Xhindi, vëllai i deputetit të vrarë, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Nëse karikatori do të ishte gjetur natën e krimit në të mund të ishin gjetur gjurmë gishtash. Objekti i gjetur iu nënshtrua ekspertizës së policisë. Fakti që ai ka qëndruar për një kohë të gjatë në natyrë është dëmtuar nga agjentët atmosferikë, duke fshirë gjurmët. Burimet thanë atëherë se karikatori ishte i veshur me një shtresë të tillë që shkaktohet nga balta, shiu dhe nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell. Për të bërë një ekspertizë më të thelluar, Instituti i Kriminalistikës në Tiranë vendosi që ta dërgojë në Angli. Pavarësisht kësaj, hetuesit nuk arritën të gjenin ndonjë provë me vlerë për dokumentimin e çështjes.
Marre nga gazeta Shqip, dhjetor 2013
Kete mesazh e kam per djalin e Fatmirit, qe eshte deputet sot
tani qe rilindasit erdhen ne pushtet gjej vrasesit e tyt eti. fjala vjen mbiemri Caushaj(mallakastriot) a te kujton ndonje gje? Jo ish drejtori i gjimnazit te Rrroskovecit o zoti deputet, por vellai i tij, i cili eshte djale i shkathet, qe ne Belgjike dhe Francen veriore punon me miell, buce e klandestine per ne Angli. Po emri i deputetit Sokol Olldashi a te kujton ndonje gje. O Antuel yt ate i9shte burre zotni, ndersa ti je kalama, qe e ha rrogen e deputetit te perlyer me gjakun e tyt eti.
Ndjese paste Fatmiri me mire te kishte vajze se mund t’i qellonte dhenderri njeri i pushkes, sesa te ka ty moj zonje grua!
Besoj se te gjithe jemi te vetedijshem se nese ngjarja nuk do te ishte per arsye politike do te ishte zbardhur brenda pak kohesh cka do i zbardhte faqen dhe Saliut me shoke. Persa i perket pushkes i njoh mire ata dhe sbesoj se e harrojne lehte. Nuk eshte mire te aludojme, e mira eshte te pritet sa te zbardhet ngjarja dhe te shohim a jane apo jo te pushkes ata.
o nendetse pasi ti nuk i di gjerat mos komento pa pikene lidhjes e nuk na tregon dot ti ne cte bejm or trrimm sjemi nga ata burra qe e falim ne dhe do ishte e mira te komentoje ne emer !! mos llapni kot pa piken e lidhjes mus u beni injoranter !!
nendetesja 105 te mirekuptoj per vrejtjet e e tua te terthorta por edhe mire dashese por mos haro se jo gjithmone bie dardha nen dardhe ku dihet ,mund te nxjere dicka ne drite,,kjo shte ne te nire te tij po dhe ne te miren tone,,se ketu fillon te shthuret gardhi e po filloi do te thote qe drejtesia po hyn ne ruge me mire kuptim shendet
Nuk është faji i tij për mosgjetjen e vrasësit. Faj ka shteti. Fatmirin e kam patur koleg. E kujtoj me mirënjohje dhe dua të zbulohet vrasësi.
Për një moment besoja se, të bërit politikë, ka qenë një mision i pamundur, për të vetmen arsye se në këtë vend ngatërrohej shpesh fakti që vota merrej nga populli, me popullin dhe çdo gjë bëhej për popullin, me pjesën ku vota i vidhej popullit dhe punohej për familjen në pushtet. Fakti që u rizgjodha deputet për mandatin e ardhshëm, do të thotë që kam pranuar tashmë të vazhdoj rrugën dhe ëndrrën e lënë përgjysmë të babait tim. Kam përfaqësuar dhe do të vazhdoj të përfaqësoj me dinjitet zonën që më vlerësoi, duke më dhënë votën më 23 qershor, njerëzit e mrekullueshëm të zonës sime elektorale, të cilët mes hallesh e problemesh më janë gjendur pranë duke më mbështetur dhe vlerësuar mua si Anduel, duke vlerësuar programin e Partisë Socialiste dhe duke besuar në vizionin e kryeministrit të zgjedhur të të gjithë shqiptarëve.
Qeveria e larguar me votë, pati mundësinë që për 4 vite në pushtet të tregonte se drejtësia mund të vihej në vend. Por u pa që për katër vite me radhë, jo vetëm që drejtësi nuk është bërë, por kanë vërtetuar të kundërtën, atë që ne kemi thënë e stërthënë që pas momentit të ngjarjes e deri më sot, pra që vrasja ka prapavijë politike. Ndryshimi i paszgjedhjeve është një hap i madh për vendin dhe gjithashtu kam besimin e plotë se do të bëhet drejtësi jo vetëm me zbardhjen e vrasjes së babait tim, por drejtësi për çdo ngjarje që ka errësuar imazhin e shtetit që u keqqeveris për një periudhë 8- vjeçare
Neqofte se vrasesi i Xhindit eshte vrare me te vertete,sot eshte gjalle urdheruesi per te kryer kete vrasje. Eshte e njohur kjo praktike : Vrasesi me pagese nuk e ka jeten te gjate: Keshtu qe , ne baze te ketij arsyetimi , edhe vrasesit e Artan Santo , nje dite jo te larget , do te nderrojne jete dhe dosja do te mbylllet ! Urdheruesit do te festojne !!!
Vrasesin e Xhindit e dine 1.Sali Berisha.2. Genc Rulu.3. Astrit Patosi.4. Edi Paloqe.5. Jozefina Topalli…..
O MARKO,QENKE KOQE FARE!
Jo koqe je ti qe nuke din me lexu emerat qe Maku po te shkruan shqip.
mos gabimisht ai qe urdheroi vrasjen beri padashur nje aksident spektakolar me 5 km ne ore dhe e derrmoi koken sa nuk e njohu dot as familja?Kot po ia fus,sa per provokacion.
Shqiperia ( sherbimet Inteligjente te shqiperis) ne asni rrethan dhe ne asni rats nuk do te kishin guxuar qe nji i ashtuquajtur SALI me grua spiune te Bullatoviqve te malit te zi te vinte ne pozita udhheqse prej ku mund te demtoj rende Popullin shqiptar dhe interesta e tij madhore si brenda shquipesi ashtu edeh ne ballakan..pra te medosh se shwrbimet ionteligjence i kane lejuar qe te infiltrohet nji spiune e UDB si Sllobodanka Bullatovic ( vajza e Milica Bullatovic -spiune ordinee dhe e rrezikshe e UDBse ) pra kataklizma qe i ka gjet shqiptaret rrjedh nga ky leshim i sherbimeve inteligjente et shtetit te cilat asesi nuk duhej lejuar qe spiunaja e UDBse qetnike serbe Sllobodanka Bullatovic e konvertuar ne menyre dinake ne Liri Berisha permes qetnikut te UDBse Salji berisha te sundoj ne menyre mizore dhe djallzore shqiperin dhe te perpiqet te shkatrroj qdo gje shqipatre…qifti berisha duhet te kete fundin si qifti qaushesku en rumani…deh tere familja ti ekzekutohet pameshirshem….pameshirshem-
Ka qene marakli te shetis neper zone,pa pysni nje here zonen .
Po te pyetet gjithe zona,sipas Mark uk,mundet te krijohet shume mjegull.Me mire,per te kursyer kohe, te pyetet vetem Sali Berisha
artur: Shko e merre ne pyetje.Mund te behesh fare lehte pr
okoror vetem te jesh militaruc i PS.
Che cagata pazzesca
Saliu je ti mo 🙂
Se doktor Mortis i shkon tamam atij karafyellit
Lidhur me Fatmir Xhindin:
Hetime serioze nuk u kryen kurre.
Ngjashem me Olldashin mendja e “prokurorit” u ble me konceptin e “nje femre ne mes”. Prokuroret tane jane shumica turkoshake patetike. Nuk hetojne me po krijuan paragjykimin qe ka “nje femer en mes”.
Keshtu qe secili prej nesh mund te haje ndonje koqe plumbi dhe te thone “he mo se kishte dashnore…”.
Pjesa tjeter, e vertete. Vrasesi eshte vrare
une e pashe foton sot ne gazete, eshte e tmerrshem nese behet fjale per ate kafshe. Po perpiqem ta postoj ketu me poshte per ata qe nuk e kane lexuar versionin print
o ju te gazete dita me vjen keq per juve se jam nje fanse erregullt e gazetes se tuaj dhe me vjen keq qe me dhate ate pergjigje se une asnje here nuk kam shprehur ndonje mllef ne komente e juaja, por fundja shpreha ate qe une djeva ne shpirt, dhe zhgenjimet qe ne do te marrim tani e tutje nga kjo qeveri qe ne e enderruam aq shume me shpirt e me zemer por me vjen keq se dielli i mire duk qe ne mengjes thote nje shprehje e poullit tone.