Faji nuk është vetëm i lazaratasve, por sidomos i politikës. Lazarati u shndërrua në fshatin simbol të kanabisit me bekimin ë plitikës , të Partisë Demokratike vecanërisht, e cila e përdori Lazaratin politikisht. E lejoi të kthehej i tëri në një rezervat droge, sepse e kishte hambar elektoral. Pra Lazarati “ antikomunist” u bë Lazarati i droges. Ai ishte tashmë “fshati i Partisë, i përkëdheluri i saj. Dhe jo vetëm për vota. Partia Demokratike kishte aksionet ë saj në drogën e Lazaratit.. Dhe, meqë modeli i Lazarati nuk u ndëshkua për një kohë të gjatë, kultivimi i saj u përhap në gjithë Shqipërinë.
Absurdi ishte se, nëse qytetarët e tjerë dënoheshin 5 vjet e lart për 5 rrënjë kanabis ( kujtoni një plakë 70 e ca vjece që e kanë transmetuar edhe televizionet para disa vjetësh) te dera e shtëpisë, lazaratasit, që kishin mbjellë plantacione i gëzoheshin milionave që merrnin kur shisnin prodhimin e bekuar. Për lazaratasit kanabisi ishte zbulimi më i madh i “demokracisë”. Kjo histori duhet të merrte fund.Dhe erdhi momenti. Prandaj ndëshkimi i tanishëm ka vlerë të madhe edukative, sepse krijon mendimin e shëndoshë se mirëqenia duhet të bazohet në punën ë ndershme dhe të ligjshme.
Shteti shqiptar po shndërrohej në një shtet të mafias, ku ligji humbi kuptimin, u krijua aleanca ë krimit me ligjin dhe politikën, një aliazh i rrezikshëm, që betonon shtetin e padrejtësisë, ku qytetari i ndershëm s’ka ku të përplasë kokën. Pikërisht për këtë ky operacion i policisë është sinjali i parë domethënës se shteti, kur e ka seriozisht, di ta mposhtë krimin dhe baronët e krimit. Ky operacion i policisë duhet përshëndetur nga të gjithë qytetarët e ndershëm që përbëjnë shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe të lerë mënjanë qyqet e Partisë Dëmokratike, që qajnë për trafikantët ë tyre dhe anatemojnë policinë dhe qeverinë. Nga njera anë thonë se gjoja policia po bën shoë, nga ana tjetër se po ushtron terror psikologjik mbi banorët e Lazaratit!
Pa dyshim që ky është një sukses i qeverisë dhe një fitore e qytetarëve të ndershëm. Por kjo nismë pozitive dhe fitore për shtetin dhe qytetarët është një ogur i mirë, që ka rrezikun të sabotohet e të dështojë nga drejtësia e korruptuar shqiptare. Qeveria duhet ta shpëtojë këtë fitore të saj domethënëse, duke shpartalluar këtë drejtësi të korruptuar dhe ortake të krimit të organizuar, gjë që ia kanë kërkuar, qysh kur erdhi në pushtet disa publicistë ( midis te cilëve dhe autori i këtij shkrimi) dhe medie progresiste. Ndryshe, dështimi do jetë katastrofal.
Le të shpresojmë se kësaj here qeveria nuk do hutohet nga “sirenat” e opozitës dhe ato “të pavarura”.Që të fillojë të ndërtohet shteti i vërtetë ligjor, shteti i qytetarëve. Amin!
