A financohet Lega e Salvinit nga Rusia?

Edona Llukacaj

Autoritetet italiane ka hapur një hetim në lidhje me partinë populiste Lega, ndërsa raportohet që disa nga anëtarët e saj të lartë kërkonin miliona financime të paligjshme nga Rusia, njoftuan të enjten disa prej mediave italiane.

Thuhet se një numër njerëzish janë marrë në pyetje për këtë hetim. Megjithatë, historia mori vëmendjen në mbarë botën të mërkurën nga një artikull në Buzzfeed.  Sipas këtij artikulli, një takim sekret midis anëtarëve të Legas dhe tre rusëve të paidentifikuar ishte zhvilluar në Moskë. Ata publikuan dhe një transkript të bisedimeve të supozuara.

Pa para, s’ka vodka

Buzzfeed thotë se një nga njerëzit që morën pjesë në takimin e tetorit në Moskë ishte Gianluca Savoini, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe ish-zëdhënës i kreut të Legas, Matteo Salvini. Gjithashtu, thuhet se u diskutua që një kompani ruse  t’i shiste naftë gjigantit italian të energjisë Eni me një zbritje të madhe, duke i lejuar partisë që të mbantë një pjesë të diferencës.

Fondet e përfoluara mund të kapin shifrën 65 milionë dollarë (57.6 milionë euro). Megjithatë, theksohet se ishte “e paqartë nëse marrëveshja e negociuar në hotelin Metropol ishte ekzekutuar ndonjëherë, ose nëse Lega [Salvini] kishte marrë ndonjë fond”.

Salvini iu përgjigj me zemërim akuzave të artikullit, duke thënë se ai kurrë nuk ka marrë një ruble, një euro, një dollar ose një litër vodka në financim nga Rusia.

Ai shtoi se ai do të padisë këdo që e akuzon atë për akte të tilla, duke thënë:”Unë kam hedhur në gjyq në të kaluarën, do ta bëj përsëri sot, nesër dhe pasnesër”.

Share This Article
2 Comments
  • JINI NJEREZ O NJEREZ !

    – Cmimi Nobel per Paqe per Carola Rackete dhe Greta Thunberg ! !

    – Salvini nje social- nationalist rus me shpirt nacional-socialisti hitlerian

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kush vret nje njeri vret mbare njerezimin!
    Kush shpeton nje njeri shpeton mbare njerezimin!
    Kapitenja gjermane, Carola Rackete, shpetoi jo nje por dhjetra njerez.
    Po ashtu edhe Greta Thunberg….
    Komentues kanibale sa edhe Salvini i Italise dhe Hitleri i Gjermanise si mund te harroni 97 viktimat e Sibelas italiane perfshi edhe bebe te palindura ne barkun apo bebe ne krahet e nenave te tyre !
    Kam perkthyer me dhjetra e qindra histori nenash e baballaresh shqiptare per Imigracionin amerikan…
    Me lot ne sy e helm ne zemer.
    Kam pare me syte e mi lot ne syte e oficereve dhe supervizoreve, mbikqyreseve te tyre te Imigracionit amerikan kur degjonin nga goja e shpirti i tyre se si ishin lutur Zotit ne qiell tua “merrte shpirtin para bebeve e femijeve te vet ne gji” ne dallget e cmendura te Adriatikut dhe Jonit mbi gomone!
    O Zot i madh cfare jane keta perbindesh antinjerez, neonaziste, neofashiste, hitlero- musoliniane, keta kanibale ala Salvani … qe ne vend ta dekoronin per aktin e saj te larte human arrestojne nje heroine gjermane, evropiane, boterore si kapitenja Carola Rackete apo Greta Thunberg.
    Cmimi Nobel per Paqe per Carola Rackete dhe Greta Thunberg !
    Nje neo- Nurenberg per neonazistin Salvini mikun e Lulush Karabushit. I bashkon Kremlini dhe Putanini !
    Ndaj gjykoni e mendoni si njerez!
    Jini njerez o njerez !

  • Te gjitha partite nacionalist populiste te Europes financohen dhe suprtohen nga Rusia.

    Madje dhe frymezuesi i ketyre partive Trump ka ardh ne pishtet me nderhyrjet ruse.

    Halli per te ruajtur veten dhe plaçken e vjedhur i ka hedhur dhe lideret e opozites shqiptare ne duart e Putinit.

    Parate e oligarkeve ruse financuan lobimin e PD dhe LSI ne Amerike.

    Per te fituar simpatine e Trump dhe nga nevoja per te shpetuar veten dhe placken e vjedhur menderpresodenti Meta , e gjeti ” armikun dhe komplotin ” te Soros.

    Ne fjalen e tij Meta permendi dhe Orban nje nga nacionalistet me famekeq te Europes per te cilin BE ka mbajt qendrim.

    Gruevski ishte nje i tille nacionalist i financuar nga ruset. Orban qe e strehon, Gruevski e Meta jane miq te mire. Dikur Meta bente thirrje qe shqiptaret e Maqedonise te mbeshtesnin Gruevskin. Te gjitha keto fakte tregojne se opozita ka rene nen influencen ruse.

    Basha ishte i vetmi politikan i ketyre 28 viteve i cili me 2017 u konsultua me ambasadorin rus ne Tirane per klimen e atehershme polotike e cila ishte ne sinkron me perpjekjet e atehershme per destabilitet si ne Maqedini ashtu dhe ne Mal te zi.

    Nga nevoja per te sabotuar reformen ne drejtesi dhe per te shpetuar veten dhe placken e vjedhur , lenia e mandateve dhe mos pjesmarja ne zgjedhje e protestat e opozites jane ne prpjekje per destabilitet ne vend te financuara nga Rusia, Serbia dhe Turqia te cilave nuk u intereson antaresimi i Ballkanit perendimor ne BE per te ritur ndikimin e tyre iredentist dhe kulturor ( si ne rastin e Turqise) dhe shperberja e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *