A humbi besa e shqiptarit?
Një krim i rëndë në tokën, sofrën, bujarinë shqiptare. Çifti çek Michael Svatos me të dashurën e tij Ana vriten në mënyrë barbare në tokën tonë. Ngjarja tronditi alpet, banorët e zonës dhe të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë. Toka shqipe dhe shqiptarët janë bujar, nuk e hanë mikun në besë. Por pse ajo dorë e zezë qëlloi mbi çiftin çek? Dhe atyre që vijnë për të shijuar natyrën e bukur të Thethit dhe bien viktima të kriminelëve? Nëse duam të na vizitojnë turistë dhe miq, për të shijuar natyrën e vërtetë dhe traditat tona, ata pak kriminelë nuk duhen lënë të bredhin. Organet kompetente si shërbimi informativ, ministria e brendshme dhe prokuroria mos të rrinë kafeve por t gjurmojën të gjitha rastet e dyshimta. Jam i bindur se mikpritja e shumicës sonë dërrmuese do bindë çdo turist që shkel tokën shqipe, alpet dhe detin, se virtyti ynë mbizotëron ndaj pak banditëve.
Letër e nënshkruar,
nga Zaim Korça
