A i dini përfitimet shëndetësore që merrni nëse agjëroni?

Amelda Amelda

Studimet kanë treguar se agjërimi është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Por, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për benefitet shëndetësore që sjell agjërimi gjatë muajit të Ramazanit. Ekspertët kanë zbuluar se kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore si kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës dhe obeziteti, si dhe të përmirësojë  mirëqenien mendore.

Duke mos konsumuar asnjë ushqim, trupi ynë është në gjendje të përqendrohet në largimin e toksinave, pasi i japim pushim sistemit tretës. Nutricionistja Claire Mahy thotë: “Agjërimi lejon zorrët të pastrohen. Mund të stimulojë gjithashtu një proces të quajtur autofagji, ku qelizat pastrohen vetë dhe largojnë grimcat e dëmtuara dhe të rrezikshme.”

Shumë njerëz që kanë përqafuar agjërimin kanë zbuluar gjithashtu se, nëse bëhet siç duhet, i ka ndihmuar ata të humbin yndyrën dhe të fitojnë masë të dobët muskulore.

Kur nuk duhet të agjëroni

Ashtu si me çdo ndryshim diete apo stili jetese, agjërimi ka rreziqe pasi nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Individët me shëndet të dobët ose ata që ndiqen për ndonjë gjendje shëndetësore duhet të konsultohen me një mjek përpara se ta provojnë atë në mënyrë që të monitorohen për disa nga efektet anësore.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk ka kurfare perfitimi, eshte vetem nderrim i orarit per t’u ushqyer. Nuk ushqehesh diten por naten. Shtoji kesaj edhe ndalesen e pirjes se lengjeve per rreth 14 ore…Nuk ka mjek ne bote qe thot se mospirja e lengjeve per 14 ore te ben mire!

  • O po ç’ia fusin pordhes, une nje dite ndejta pa dreke se nuk kisha kphe te haja e me dhembi stomaku tre dite rresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *