Ndryshimet: I hapet rrugë kthimit të Pashalimanit në kantier për anijet mbeturina

redaktor

Një investigim në DITA i pak ditëve më parë, paralajmëronte kthimin e Pashalimanit në kantier për prerjen e anijeve-mbeturina.

Së fundmi qeveria ka ndërmarrë një hap që i vjen në ndihmë këtij procesi.

Në Fletoren Zyrtare është botuar një vendim i cili rregullon mënyrën e dhënies me emfiteozë ose me qira të pasurive shtetërore.

Ky vendim ia hap rrugën ligjërisht kthimit të Pashalimanit në një vend ku priten anije e vjetra.

Kompania që ia ka vënë syrin kantierit është MER Group, LLC (Marine Environmental Remediation Group LLC). Ajo po e tenton kantierin me çdo formë, privatizim me çmim të lirë, koncesion, amfiteozë. Kjo e fundit të kujton përpjekjet e Pinarit në fund të vitit 2007 për të marë uzinat e Gramshit dhe Poliçanit nëpërmjet kompanisë së tij të regjistruar në Ishujt Sejshell.

Vendimi i qeverisë

Në mënyrë të beftë qeveria ka ndryshuar procedurat e dhënies me qira ose me emfiteozë të pasurive shtetërore.

Vendimi i datës 20 maj 2015, me titull: “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 54,datë 5.2.2014, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e kritereve, procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar”, shton disa pika, mes të cilave edhe atë të kategorizimit të “tokave të pafrytshme” si objekt i dhënies së kontratave të sipërcituara.

Konkretisht, në kreun V, të vendimit aktual nr. 54: “Kontrata me tarifën simbolike 1 euro/kontrata”, bëhen këto shtesa:

a)Pas shkronjës “c”, të pikës 2, shtohen shkronjat “ç” dhe “d”, me këtë përmbajtje: “ç) veprimtari në fushën e arsimit, mediave me nivele investimi mbi 200 000 000 (dyqind milionë) lekë. d) veprimtari për konstruksion, shërbim mirë-mbajtjeje, dekonstruksion të mjeteve detare lundruese me nivele investimi mbi 500 000 000 (pesëqind milionë) lekë”.

Kjo do të thotë se lidhen kontrata me tarifën simbolike 1 euro-kontrata nëse investimi në fushën e dekonstruksionit të mjeteve detare lundruese është mbi 500 milionë lekë. Ky paragraf sanksionon ftesën e qeverisë shqiptare për ndërtimin e kantiereve për skrapin e anijeve, madje me kushte avantazhuese.

Ndërkohë qeveria autorizon me një paragraf tjetër, që i shtohet pikës 14 të vendimit aktual, Ministrinë e Ekonomisë që “për pronat shtetërore, për të cilat ka përfunduar procedura e privatizimit dhe nuk janë shitur, por kanë kaluar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si fond kompensimi fizik për ish-pronarët, kur ka kërkesa për zhvillimin e tyre nëpërmjet kryerjes së investimeve, i kryen procedurat për kalimin e një prone tjetër me vlerë të njëjtë ose më të madhe në fondin e kompensimit fizik dhe i kërkon kësaj agjencie kthimin e dokumentacionit të pronës së kërkuar dhe heqjen e saj nga lista e fondit të kompensimit fizik.

Heqja nga lista e fondit të kompensimit fizik bëhet me të njëjtën formë akti, me të cilin është bërë futja në këtë fond.

Në këto raste, ministria përgjegjëse për ekonominë kryen procedurat për dhënien e kësaj prone në përdorim sipas procedurave të parashikuara në këtë vendim”./DITA

Share This Article
27 Comments
  • Nuk e kuptoj perse ka nxitim per nje kantier detar,diku ne cep te Vlores.A eshte kjo pune vetem e qeverise?Po komuniteti a duhet te pyetur?Nje gje eshte e siguret,zona ku ndodhet kantieri eshte me resurse te medha turistike,nga me te bukurat jo vetem ne bregdetin shqiptar por edhe ne shkalle rajoni.E mendoni se cdo te ishte ajo zone ne se e gjithe vija detare qe permbledh Gjirin dhe gadishullin e Karaburunit(ne nje distance te caktuar nga vija e ujit) te vishej me vila me infrastructure adekuate?Kthimi i kesaj zone ne nje magazine ndryshku,do te krijoje ,ndotje dhe largim te faunes detare.Te pakten te thuhet se sa vende pune hapen dhe cfare fitimi do te siguroje shteti nga ky koncension!

  • SHTETI SHQIPTAR E PËRDOR KUSHTETUTËN SI LETËR HIGJENIKE
    Neni 11 i Kushtetutës së sotme të Shqipërisë, pika 2, thotë shprehimisht:
    «Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj».
    Por të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur e po ndodh në realitet me pronën private e publike në Shqipëri. Ligji komunist 7501 i shpronësoi merhumët «pronarë të ligjshëm» në favor të «pronarëve të rinj», sikur toka shqiptare të mos kishte qenë e banuar më parë. Jo vetëm kaq. Por edhe pronat private, të njohura si të tilla prej ligjit bashkëkohor, u mbushën me ndërtime ilegale prej bandave mafioze të dy klaneve neokomunistë, sipas rotacionit të pushtetit. Ndërsa pronat publike u ndanë me marrëveshje midis kamikazëve të këtyre dy klaneve.
    Pasi i lanë dy dekada pezull ligjërisht qindra-mijëra objektet e ndërtuar kryesisht në zona bregdetare e zona të tjera turistike pa leje (por me miratim të heshtur), tre vjetët e fundit filloi fushata intensive e legalizimeve të këtyre objekteve, sipas parimit ndërkombëtar të mafies ndërtimore:
    «Pasuria e paluajtshme «truall» mund të uzurpohet vetëm me ndërtimin e objekteve të paluajtshëm mbi të, duke u legalizuar pastaj prej pushtetit të kapur peng prej nesh».
    Pjesëtarë të këtij mëkati kombëtar u bënë edhe kryesia e shoqatës «Pronësi me Drejtësi» dhe kryesitë e partive tradicionalisht antikomuniste «Balli» e «Legaliteti», të cilat i ka përdorur e po i përdor PD si dordolecë në parcelën e saj gjatë fushatave elektorale, për hir të ndonjë posti që u premtohet kryetarëve të tyre. Rezultati: 8200 shqiptarë të vrarë me njëri-tjetrin për pronat, ndërkohë që pasardhësit e pronarëve legjitimë do të mbeten përjetësisht shërbëtorë në qendrat turistike të mafies neokomuniste (po i pranuan!) të ndëtuara në ish-pronat e tyre. O burra, nxitoni për të votuar mjerimin tuaj!

  • E ka kapur pislleku kete vend te shkrete!

    EDHE KETA TE RILINDJES NUK PO E RUAJNE AMBIENTIN.

    Pashalimani duhet te jete perla e Shqiperise jo te behet kantier mbeturinash.

    DITA, ju duhet te investigoni se kush ka interesa, e kush nga keta brenda qeverise qendron pas kesaj kontrate, se kjo bie ere si kontratat e Sali Berishes!!!!!!!!!!!!!??????????????

    Se duket qe kompania ne fjale eshte kompani fantazme!!!!!!!!!!!

  • po cfare te keqe ka ky kantier? krijon ndotje? nuk besoj; as qe kantieri egzistues eshte ndonje zone e vacante turistike. Pse te mos jepet kur krijon fitime dhe punesim? Behet nje zhurme e madhe kunder por nuk jepet asnje argument, asnje shpjegim.

    • Kete pyetje mund ta beje vetem dikush qe nuk e ka idene se cfare eshte nje “kantier”. Me lejoni t’ju them qe nje investim i tille ka ndotje dhe te konsiderueshme madje. Plus duke patur parasysh pozicionin gjeografik te bazes se Pashalimanit, plazheve te Orikumit dhe Rradhimes, portit te jahteve (investim per turizmin) etj etj ju garantoj qe ajo zone vdes shume shpejt si shkak i ndotjeve. Nuk ka asgje te keqe te investohet per nje projekt te tille. E keqja eshte pozicioni gjeografik qe kerkohet.

  • ky qe ai supermeni qe do anullonte gjithe kontratat e Berishes per plehrat dhe riciklimin e tyre?
    Me duket se po i trefishon mbeturinat!!

  • Mire se vini ne Indi.
    Te dhjefsha rilindjen o pallosh. Dhe ky nje dreq. Te pakten serbi nuk e beri kete krim.

  • Drejtimi i duhur, helmimi i qytetareve qe na votojne, sjellja si satrap me pronat dhe pronaret.
    Keto jane pasojat kur ne drejtim kemi psikopate, hajdute, dallaveraxhinj.

  • Anijet Jane plot amiante edhe sjellin abestosen jo vetem tek punet pret po edhe per popullin me qindra km per rreth!nuk kemi mjete per me asgjesuar amianten edhe me perpunuar ate pa rezik.
    Fakt kriminel kunder popullit te vete!ma mire krijoni nje marina ku anijet te pushojne dimrit se sa nje fabrique morte.

  • Nuk ka bir nene ta ktheje Pashalimanin ne Bangladeshin e sklleverve se qeverria rrezohet per 24 ore.

    • O Vladimir mos u fryj kot o lab budalla, pervec Vulevicit ne ket histori eshte edhe Hashhim Thaci edhe Deputeti 2k. Normal qe eshte edhe novoselasi, ish skafisti Sadrit Danaj. Pra eshte pune e mbaruar. Ne ministrine e ekonomise eshte GjergjTeneqexhiu sekretar i pergjithshem. Te ministria e Mrikes eshte kunata e teneqexhiut drejtoreshe me peshe. Pra jane kopsitur gjerat. Lum si ju leberit do kanceroseni, por ilacet per kancerin do i keni falas sipas programit te rilindjes. Ky ministri i shendetesise ish basketbollist aktualisht kollovar i Sadetes me kete rast do vjedhi ca miliona euro nga rimbursimi i ilaceve per leberit e kancerosur. URIME!

  • Ore Edi Rama, dil e sqaro opinionin per kete pune dhe se mos na thua se jane amerikanet!!!!! sikurse u tha ne media me pare ….. se nese amerikane, duhet bere dallimi mes shtetit amerikan (qe i detyrohemi aq shume) dhe individeve amerikane ( mund te jete kushdo, bile dhe nen ndikimin e lobeve greko-serbe). Dikur u the JO per armet kimike jo amerikaneve por shtetit amerikan nderkohe qe ishte nje mundesi historike per te ndihmuar aleatin e madh qe ka bere kaq shume per ne (dhe qe do na e shperblente me siguri). Prandaj ketyre ‘projekteve’ mos ua hap shume oreksin vecanerisht kur jane vec neinteresin e individeve qe dreqi e di ke perfaqesojne.

  • Per 8 vjet Saliu e ktheu te gjithe Shqiperine ne kosh plerash te Europes dhe pse te behet Pasha-limani kosh plerash per hekurishtet e anijeveqe do priten per skrap nuk ka gje te keqe, por kush do jete pronari i saj, cili sherbetor i popullit:-“deputet, Kryeminister, minister apo kryetar partie” ?
    Po qe se kjo leje do te jete si ajo e “Bankersit” qe ju beri n… fshatareve dhe zones dhe kjo t’ju beje n… bregdetit shqiptar e te largoje turizmin bejeni dhe kthejeni kete vend ne nje ferre te vertete per popullin se per veten tuaj shtepite po i beni neper male dhe vilat jasht shtetit neper ishujt e botes.

  • Ka ndonje njeri qe mund te me thote se ku duhet ndertuar kantjeri,qe te mos krijoj ndotje? S’di te kete kantjer anijesh ne mes te shkretetires pervec ne bregdet. Mos harroni se qe kur eshte mbyllur kantjeri ne Durres anijet shqiptare shkojne per kantjer ne mal te zi, ne greqi (Pire), Itali e me radhe. Kantjere anijesh ka kudo dhe ne nuk duhet te perjashtojme cdo lloj industrie se ndotemi?? Dhe cuditem me disa qe me tregojne se anijet paskan azbest? Epo une kapiten anije kaq kohe dhe me duket se qenkam injorant ne kete fushe? Paisje qe vishen me materjal te tille di ndonjeri qe nuk ka?Po edhe stufat e gatimit qe kemi ne shtepit tona e me radhe e ne cdo familje kane veshje te tilla. Gjithkush mund te diskutoj se forma e privatizimit eshte apo jo ajo e duhura,por qe Pashalimani dikur baze dhe kantjer anijesh te ngelet si deri tani qe po kthehet skrap ne vetevete, ky eshte turpi dhe jo ringritja e kantjerit.
    Sipas kesaj logjike as gazsjellsi Tap s’duhet te kaloj se shkakton ndotje, dhe ne te ngelemi ekologjistet e botes se do vershojne turistet per te na pare si kafshet ne kafaze?! JO miq e shoke. Zhvillimi na jep rendesi dhe pushtet normalisht dhe prespektive. Shikoni pak se cfar xhelozie ka krijuar vetem ndertimi i gazsjellesit “Tap” tek fqinjet tane verior(Serbia). Qe ndertimi i tij e kthen Shqiperin ne nje vend strategjik shkruajne perdite. Po te ishte realizuar dhe projeket te tjera madhiore nuk dio ishiom duke ikur shqiptaret nga vendi i tyre jo, por e kunderta. ka shume veta qe cmontimin e armeve sirjane ne Shqiperi e quajne nje shace te humbur. Dhe po ata qe e kosderojne te tille shajne dhe mallkojne perseri se do ket ndotje.?! Nese Qeverria do e refuzoj mbas pak kohe do shkruajne te kunderten se ja jemi i vetem vend bregdetar qe as ndertoj dhe as riparoj dot anije?? dhe Mali i zi me siperfaqe sa qarku i Vlores riparon anijet shhqiptare. Shteti Shqiptar duhet te kontrolloj zbaTimin e ketyre koncesioneve po> Qe te mos i marr dikush per pastrim parash dhe ta ler gjendjeeeen me keq se sa eshte kur e merr. kete pergjegjesi besoj duhet ta kerkojme me force ne nga cdo qeverri, qe te kete transparence dhe zhvillim dhe jo “lufte me mullinjt e eres”Gjithe te mirat!

      • Epo lebrit jane pengesa me e madhe dhe e pamundur e Voriepirit ! Pse mos tua veme nje qeleshe amianti ?

        • Leberit jane vorioepirotet shqipetare o neperke…nese ke probleme me leberit thuaju ne surrat se e shikon se ku shkon ti edhe rraca jote..qeleshen e amiantit te ta vem ty e gjithe njerezve qe e ne shtepi e pastaj flaken(se amianti nuk lejon djegjen)…thoi edhe Kokedhimes apo himarioteve edhe permendu qeleshen e leberve se i ze ickuri nga frika…qeleshet e tyre i kane te zeza si shpirtin…

          • Elio,lexoje mire Lleshin,qe te kuptosh se ndan te njejtin shqetesim me te ,edhe me mua si labe.

  • Te gjithe jane ” ali hoxha , hoxhe alia”, kujt i bie radha te qeverise kete vend te vogel me pasuri natyrore te madhe, qe nga 90′ po e bejne halen e bizneseve te dyshimta dhe te ndotjeve politike, apo sic thote piktori me vendime anti-kombetare qe pervec deklaratave ska forcen morale ti ndjke ligjerisht, por fundja spresim gje ne kete drejtim, keshtu qe eshte ne rregull t’na afrohet si ” sherbetor” pa i sherbyer as ligjit pale njerzve. Shikoni kush afron “ide” per haqpjen e dosjeve ish zv/ministri Ministrise Brendeshme te Diktatures nje fare ilir mustafaraj nje medioker , ah po ka diplome e ruan akoma testen e PPSH !!! Ky stan kete bylmet do kete.

  • Neqoftese Rama do e lejoje kete gje, ta dije se do beje nje krim po aq te rende sa edhe falja e detit Greqise nga ana e Berishes.

  • Plaku I mencur, je vertet I mencur, mirepo sot qeverrise nuk I duhet mencuria por dinakeria…
    Ketu behet fjale qe disa pushtetere qe kane seksere neper bote, dhe sidomos ata seksere qe kane kliente cifute, ta kthejen kete vend ne nje hale ku t dhjesin qente.( me falni per shprehjen)
    Eshte e pafalsheme kjo qe qeveria Rama po I ben Vlores dhe gjithe bregdetit Shqiptare.
    Kthimi ne nje kanrjere ndryshku e kimikaresh, padyshim, eshte nje ftese qe qeveria po I bene semundjeve vdekjeprurese, toksike kimike, toksike biologjike, dhe radioaktivitetyit te anijeve me mbetje nga mbushjet berthamore qe do te shkaterohen aty.
    Qeveria pa dyshim do te hape vende pune sic jane:
    1- puntore e ne punes te te gjitha niveleve, qe do te punojne ne kete fabrike te helmit
    2- pune per Mjeket qe do te kene me shume pacienti te intoxikuar nga kjo fabrike dhe mbetur inat e saj te derdhur a ne det, dhe Jo vetem ne Vlore po ne te gjithe Shqiperine
    3- pune per klinikat e huaja te specializuara pe semundjet kanceroze, qe do te trajtojne fluksin e shtuar pacienteve, shkaktuar pikerishte nga kjo fabrike. Dhe qeveria pa dyshim ka fitim taksen qe do tu mare klinika ve ne kembim te diagnozave vdekjeprurese per qytetaret e saj
    4- pune per me shume ingermiere, laburante gjaku, MRI, kimioterapiste…….etj
    5- me shume Biznesmene per te prure medikamente specifike per kancerin, apo fertilitetin….
    Ku pa dyshim qeveria do te mare taksen e duhur……
    6- me shume vende pune ne linjat e prodhimit farmaceutik vendas me Tom Doshin ne ktyer
    7- me shume pune per Mjeket gjinekologjike me Dr. Halim Kosoven ne krye ne biznes te antifertiliteteit ( cifte pa femije)
    8- me shume pune per pastruesit e breg it te detit, pasi I TJITHE peshku I NGORDHURA aty do te dale, dhe sigurishte duhet pastruar, nen moton “qytet I paster”
    9- me shume vende pune per varexhinjte. Sigurishte do te ritet % e mortalitetit
    10- le ti veme “mutit lule” dhe te themi me shume pune per kultivuesit dhe shitesit e luleve e per shire site luleve per VAREZA.

    “”Pra e shikoni sa shume vlera ka kjo fabrika e DJALLIT, se hap shume vende pune. Prandaj mos u shqetesoni o Vlonjate,qeveria mendon shume per ju dhe per gjithe shqipateret kudo qe jan, por me tper mendone per “sekseret e vdekjes””

    Ky LIGJ qe sapo lexova thote hapur se ky vend eshte destinuar te kthehet ne nje kosh plerash te eurogropes, prandaj do shtrihen edhe linjat hekurudhore apo autostradat qe do te kryqezojne Europen, qe te sjellin mbeturinat ashtu si Kanadaja, I con PLERAT cdo dite ne MIchigan te Amerikes…. Vende pune pa dyshim??????

    Me falni qe po e them se, SINQERISHTE me dhimset trualli ku me ka rene koka, me dhimsen edhe BASHKEATDHETARET e mi, qe shpresojme per diell e po ju vjene stuhi……por kete vend po e ndotin qente…..kete vend e kane nxjere ne ankand te hapur, me pasuri e bukuri, me njerez nen skllaveri, me femije pa te ardhme, me genjeshtra e me llafe, me te mire apo me pahire, me politikane e diplomate qe gjithe diten grijne sallate, e nuk e lane kete popull rehat…..

    Sinqerishte do te thosha eshte koha ti themi STOP te keqes qe vete po e ftojme ne soften Shqiptare. Eshte koha ti themi STOP shitjes se Shqiperise.
    Eshte kohe ti themi STOP polishejtaneve… ESHTE KOHA PER REVOLUCION!!!!!!

  • @Festim kapiteni….
    Me fal, po jeta me mes te ujit ta paska shpelare jo vetem lekuren por espdhe trurin.
    Si terapi do te sygjeroja: lexo me shume literature shkencore, sidomos medicine& ecology;
    mer leksione ATDHETARIE; bej analizat e ADN-se se me keto qe thua nuk me dukesh shqiptare….; konrollo busullen se te paska ikur ANIJA ne “drejtim te paditur”

    RROFTE LABERIA DHE POPULLI I SAJ HEROIK!

  • Vlora, Vlora, Vlora, Vlora
    Be ju bashke e beja forra
    Le ti zhdukim keta hora
    Se po na bejne, gjithe qorra

    Vlora, Vlora heroike
    Mblidhi djemte o moj mike
    Neper bote ku shpene
    Se Vloren ja u shperbene

    Vlore moj mike e mire
    Mos kujto se je e lire
    Duar e kembe ti kane bllokuar
    Det e toke ti kane pushtuar

    Vlore moj Jo vetem Ti…
    Po e gjitha kjo Shqiperi
    Eshte zhytur ne skllaveri
    Mjeret ne, e mjera ti

    Vlore moj moter e ralle
    Kemi gjithetok nje halle
    Le te vijme me dore bashkuar
    Shqiperine per ta shpetuar…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *