A i ndryshon raportet brenda PD-së ikja e Metës? Nëse humbasin në 23 qershor, si e parashikoni “verën” e PD-së?
Ndryshe nga çfarë shkruajnë shumë analistë të tjerë, unë besoj se largimi i Metës nuk ka për të ndryshuar raportet brenda Partisë Demokratike (PD). Derisa Sali Berisha të gëzojë shëndet të plotë, asgjë nuk ka për të ndodhur brenda PD-së. Nëse do i referohesha “luftës së ftohtë” midis Znj. Topalli dhe Kryebashkiakut Basha, do të thoja se kurrkush Brenda PD nuk mund të prekë njërëzit apo të preferuarit e Berishës. Fatmirësisht për Berishën dhe fatkeqësisht për demokratët dhe shqiptarët, kur thua PD zëre se ke thënë Sali Berisha dhe kur thua Sali Berisha zëre se ke thënë PD.
Prandaj, edhe në rast se PD humbet zgjedhjet e 23 qershorit, asgjë nuk ka për të ndodhur. Berisha nuk është budalla. Ai e di se nëse do të ikte në mënyrë të beftë nga drejtimi i PD, ajo do të shndërrohej menjëherë në një xhungël ku beteja për pushtet midis grupeve do ta kthente PD në një gërmadh. Për shkak të këtij skenari, dhe pavarësisht rrezultatit të 23 qershorit, unë besoj se Sali Berisha do të largohet nga drejtimi i PD pas 23 qershorit për tu investuar në trajnimin dhe mbështetjen e lidershipit të ri të PD, që sipas shumë gjasave do të jetë Lulzim Basha. Berisha do të jetë aty në PD pranë Bashës duke i ofruar atij mbrojtje të gjithanshme derisa Basha të vendosi diktatin e tij absolut në çdo qeliz të PD. Në këtë kohë do të mund të shohim edhe një afrim të mundshëm të Argita Malltezit dhe pjestarëve të tjerë të klanit Berisha për të formuar një bërthamë të padepërtueshme në PD.
Ndaj unë nuk mendojë për asnjë çast se Sali Berisha do të largohet nga PD kur të jetë në grahmat e fundit të jetës. Përkundrazi, ai do të largohet shumë shpejtë për tu investuar në promovimin, trajnimin dhe mbrojtjen e lidershipit të ri të klanit Berisha. Ndonjëherë besoj se Berisha këtë punë mund ta bëjë mirë edhe nga zyra e presidentit të republikës. Ku i dihet, çdogjë mund të ndodh! Për një gjë jam i sigurt, pas 23 qershorit, Berisha do të jetë i gatshëm t’i japë postin e kryeministrit kujtdo (qoft ky Ilir Meta, Bamir Topi, apo Kreshnik Spahiu) që do të dëshirojë të formojë një qeveri koalicioni me PD. Dhe këtë ai do ta bëjë jo për ata por për hir të zvëndësimit gradual dhe të sigurt të lidershipit brenda PD-së dhe për një largim “me nder” nga politika.
Këtë analizë s’e luan as topi. Në PD nuk ka ndikim askush që vjen apo ikën, që është apo bëhet pjesëtar i saj, e jo më ndonjë furkë e jashtme. PD-ja është vetë Sala, tërë të tjerët janë barishte që rriten në truallin e Berishës, ku ushqehen vetëm me aq e ashtu siç do ai. E ai, edhe kur të vdesë do ta lërë jashtë litarin, të cilin e ka patur në të gjallë në fytin e secilit prej marionetave të tij; ai lak ka trajtën e dosjes ku faktohen apo shkruhen bëma të faktuara e të pafaktuara, të bëra e të pabëra, vepra pisash e llafe grashë të liga e llafe rrugësh. Mali i dosjeve është feja e xhamia e Berishës ku falen tërë të pafetë që mban rrotull, para e pas vetes.
Berisha nje gje ka te sigurt qe do jete duke qare ne biruce si nje vajze e vogel pas qershorit. Do kete nje diete te pasur me ngjala per te mbajtur trupin ne forme.
Do te fokusohet te shkrimet e kujtimeve me titull. “Si te premtosh 4 milion vende pune ne nje vend me 3 milion njerez.” Dhe ” Si te behesh superfuqi energjitike kur nuk ke breke ne b..yth”
Dmth e perjashton mundesine qe nga ne krye te PD te jete ne krye te qelise.
Po mire mo burre i dheut, ti nga maja i Amerikes di ca behet brenda ne partite shqiptare????
Albi, qe ta kuptosh me mire kete punen e ketij Bledar Priftit qe shkruan nga amerika lexo kete batute.
Kur dikush futet ne nje nevojtore (banje apo hale), fillimisht ai e ndjen eren e keqe. Por kur rri brenda per nje kohe te gjate fillon qe te mos e ndjesh me eren e m.tit. Duhet te vije dikush nga jashte qe te thoje te dalesh nga banjoja/haleja se vjen ere e keqe. Ne psikologji kjo lidhet me trurin dhe gjendrat rreth hipothalamusit.
Edhe puna e Bledarit dhe e jotja eshte e njeta gje. Ti rri aty ne ate nevojtore qe qelbet nga era e korrupsionit hajduterise dhe makuterise dhe nuk e ndjen apo nuk e kupton eren se je mesuar. Kurse Bledari nga jashte e kuptone me mire se ne cfare “banjo” dhe ere po jeton ti. Keshtu Albi kuptoje se nuk do te thote se ku ndodhesh gjeografikisht perderi sa truri te mos jete prekur nga era e qelbur e politikes.
Toni, mos u merr me Albin se paguhet per te shkruar komente. E gjen gjithandej si “analist i pavarur” kunder Rames, Ps etj. Lere te haje buke. Te pakten ha buke me pune i shkreti.
Bravo FRESSHI, e bete dhe ju komentin e rradhes.
Nuk shpeton dot.Sala eshte ne ditet e fundit.
Mendoj se asgje nuk do i ndodhe Sales pas 23 qershorit sepse politikanet tane e kane treguar nder vite qe nuk duan ndryshim menyre drejtimi, por thjesht rotacion pushteti ku te bejne po te njejten loje; genje dhe vidh! Ndaj pajtohem me mendimin e analistit Prifti qe ai do largohet pa i hyre asnje gjemb ne kembe dhe pasi te siguroje trashegimtarin e PD, si Enveri qe la Ramizin.
Trashëgimtari nuk është i sigurtë asnjëherë, sado të jesh përpjekur për përgatitjen e tij.
Vlores
Ti pyet Meron se A berisha do jete jashte qelise?
Mero e dine shume mire se Berishen e femijet e tije nuk i kap asnje ligj se nuk kane shkel ligjin.Shpifjet dhe retorika politike jane kot.Kete Mero e dine mire .Po ti a kujton se behet si thote Kreshniku qe flet ne tym.Sot Kreshniku qe do fitonte shumicen dhe do mbronte viktimat e 21 janarit i kerkoji Rames vend ne listat e PS per depudet.Harroji cfare tha pas bashkimit Meta Rama se Kreshniku do ishte avukati familjeve te viktimave biles i takoji familjaret e rimashtruar.
O Vlora a nuk i kupton mashtrimet e Rames te Metes te Kreshnikut qe baballarete tyre mashtruen 5o vjet.Shko flej e coju neser esell
Tani do ta marri Proletariati i majte komunist pushtetin. Pasojat dihen si ne 45″ : do grabitet prona e tjetrit, do behen kooperativa, do vriten armiqte e popullit, do fillohet nga spiunlliqet dhe eleminimet dhe ne fund do ngelemi pa buke dhe do hame bar dhe parimet nuk do i shkelim, por komunistet kane 22 vjet qe kane ulur breket perpara Imperializmit Amerikan.