Lidershipi aktual i LSI-së është për mua aq i rrezikshëm sa vetë Sali Berisha, si për demokracinë shqiptare, edhe për integrimin e vendit që vetëm me fjalë e slogane pompoze e duan. Kjo forcë politike me Metën e defterëve është kthyer në zyrë punësimi të njerëzve në këmbim të votës. Nuk tha asgjë për rivrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm në 21 janar nga drejtësia e korruptuar e Saliut. Aktualisht është parti pa vlera idealesh, pa identitet dhe nuk i shkon për shtat fare emërtimi te sigla e saj. Ata të katërt që u rivranë pardje, kreu i kësaj LSI-je i ka quajtur kokëpalarë. Socialistët e vërtetë duhet të distancohen përfundimisht nga kjo alternativë që për identitet politik ka punësimin kundrejt votave për të. Partia Socialiste më shumë do humbasë sesa të fitojë me këtë parti në koalicion parazgjedhor, biles për mendimin tim ajo parti si patericë dhe oksigjen i zullumeve të Berishës duhet konsideruar si kundërshtare politike e saj.
SMS në DITA në 0689073730
” KOKEPALARET ” , do te votojne perseri per LSI-ne,pasi njeriu paterice i Sali Berishes, i merr votat majtas dhe PASTAJ katapulton DJATHTAS !!!